Tensione të larta në Parlamentin Grek për vdekjen e djalit të kryeprokurorit të Apelit të Larisës

Tensione të larta në Parlamentin Grek për vdekjen e Vassilis Kalogirou, djalit të kryeprokurorit të Apelit të Larisës

Tensionet u rritën në Parlamentin Grek të martën, ndërsa debatet e ashpra u zhvilluan mbi tragjedinë e trenit në Tempi dhe vdekjen e fundit të 39-vjeçarit Vassilis Kalogirou, djalit të kryeprokurorit të Apelit të Larisës. Debati u përshkallëzua shpejt në një përplasje të ashpër midis qeverisë dhe opozitës.

Përplasja u ndez nga presidenti i SYRIZA-s, Socrates Famellos, i cili shprehu shqetësime mbi vdekjen e Kalogirou dhe ngriti pyetje mbi mundësinë e ndonjë lidhjeje me hetimin e prokurorisë për tragjedinë e Tempi-t. “Shoqëria greke është e tronditur dhe kërkon përgjigje,” deklaroi ai. Ai iu referua një postimi në rrjetet sociale nga nëna e viktimës, e cila sugjeronte mundësinë e një akti të qëllimshëm, dhe theksoi se opozita thjesht po bënte pyetje, ndryshe nga Kryeministri, “i cili nxitohet të veprojë si hetues, prokuror dhe gjykatës.”

39-vjeçari Kalogirou ishte shpallur i zhdukur që nga 30 dhjetori. Trupi i tij u gjet në një gjendje të avancuar dekompozimi, duke e bërë të vështirë për ekspertët mjeko-ligjorë përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike për shkak të rolit të nënës së Kalogirou si prokurore e lartë në Larisa, e përfshirë në hetimin e vazhdueshëm për përplasjen hekurudhore në Tempi. Tragjedia e vitit 2023, e cila mori jetën e 57 personave—kryesisht të rinj—ka lënë qeverinë greke përballë akuzave për një fshehje të fakteve, duke nxitur protesta mbarëkombëtare në disa sektorë.

Ministri i Shtetit, Makis Voridis, reagoi me indinjatë ndaj insinuatave të bëra në parlament, duke i quajtur komentet e Famellos “retorikë të neveritshme dhe të pështirë.” “Çfarë dyshimesh po nxisni? A ka ndonjë kufi rënia juaj në këtë nivel të ulët? Ju e keni helmuar shoqërinë greke me këto teori të pabazuara dhe krejtësisht të pabaza në realitet,” tha ai me tone të ashpra.

Tensioni u përshkallëzua më tej kur Alexandros Kazamia nga partia “Kursi për Liri” e akuzoi Voridis se ndodhej “në një pozitë të vështirë.” Voridis iu përgjigj me zemërim: “Nëse ke diçka për të thënë dhe je burrë i vërtetë dhe krenar, ngrihu dhe na thuaj, thuaje që dikush është vrarë nga qeveria. Nuk të vjen pak turp?”

Zoe Konstantopoulou, kryetarja e partisë “Kursi për Liri”, e qortoi Voridis për këtë qëndrim. “Zoti Voridis, para së gjithash, nuk do t’i drejtohesh më kurrë një deputeti—asnjë deputeti—me këtë lloj bullizmi: ‘Nëse je burrë i vërtetë.’ Kujt po i flet kështu?” Ajo gjithashtu e quajti vdekjen e Kalogirou “një rastësi që duhet patjetër hetuar” dhe citoi postimin e nënës së tij, duke pyetur nëse po neglizhohej qëllimisht.

Duke refuzuar të tërhiqej, Voridis këmbënguli se qeveria nuk kishte asnjë arsye për të fshehur asgjë. “Na thuhet se po fshehim një çështje për të mbrojtur dikë, por askush nuk mund të thotë se kë po mbrojmë. Cili është interesi i qeverisë për të mbuluar një tragjedi me 57 viktima?” Ai akuzoi partitë opozitare për një “spiralë të mjerë rënieje.”

Konstantopoulou iu përgjigj drejtpërdrejt: “Ju po mbroni z. Mitsotakis dhe z. Karamanlis. Mos thoni më që nuk e dini për kë po flasim. Ju u ndërhyt në proces, ia ngarkuat përgjegjësinë një zyrtareje të vetme, dhe kur ajo kërkoi llogari nga zyrtarët e Ministrisë së Transportit, djali i saj u zhduk.”

Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiades, kritikoi atë që e quajti “instrumentalizim të tragjedisë së Tempi-t,” duke veçuar veprimet e Konstantopoulou. “Besoj se populli grek ka filluar të kuptojë se sa në baltë po zhytet Greqia nga ata që e shfrytëzojnë këtë tragjedi,” tha ai. “Një ditë na quajnë pedofilë, ditën tjetër kontrabandistë, të tretën vrasës. Mjaft më!”

Përfaqësuesi parlamentar i PASOK-ut, Pavlos Geroulanos, vuri në dukje mungesën e besimit të publikut te institucionet. “Rreth 70% deri në 80% e grekëve nuk besojnë se do të zbulohet ndonjëherë se çfarë ndodhi në Tempi. Shtatë nga dhjetë grekë nuk besojnë se përgjegjësit do të ndëshkohen. Dhe kjo, në vetvete, është një tragjedi e dytë,” paralajmëroi ai.

Një sondazh i fundit tregoi se më shumë se 7 nga 10 të anketuar besojnë se po tentohet të fshihet përgjegjësia për rastin Tempi.

Deputeti i “Majtës së Re,” Nassos Iliopoulos, akuzoi qeverinë se po pengonte diskutimet mbi Tempi-n në Parlamentin Evropian. “Pyetja retorike është: pas të gjitha këtyre që keni thënë—mbi trupat e 57 njerëzve—a ndjeni qoftë edhe një pikë turpi gjatë natës?”

Deputetja e Demokracisë së Re, Anna Efthymiou, kritikoi Famellos për “paragjykimin e një hetimi” para se shërbimet mjeko-ligjore të jepnin një përfundim zyrtar.

Ndërkohë, deputetja e “Majtës së Re,” Sia Anagnostopoulou, dënoi atë që e pa si përpjekje të qeverisë për të heshtur familjet e viktimave. “Besimi te institucionet tronditet kur shoqëria detyrohet të gërmojë në ‘strofkat e fshehjes’ për të gjetur drejtësi. Kryeministri nuk duhet të përpiqet të ndryshojë kurs tani duke sulmuar të afërmit e viktimave.”

Rama: Jam gati të dorëzohem para drejtësisë nese kam bere korrupsion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me drejtësinë sa i përket mënyrës që zgjodhi për të pastruar zonën përreth Lanës.

Në fjalën e  mbajtur para punonjësve të Bashkisë Tiranë, ai u shpreh se është gati t’i dorëzohet drejtësisë nëse një gjë e tillë quhet korrupsion.

Edi Rama: Çfarë nuk dërdëllisin dhe çfarë nuk sajojnë ulur në ekran si qebaptore…shohin kulla dhe mendojnë para, shohin rrugë dhe mendojnë vjedhje, shohin parqe e mendojnë korrupsion. Shohin të bukurën dhe ndjejnë urrejtje dhe urrejtja i shtyjnë pastaj të gërmojnë për të kërkuar qenin e ngordhur.
As politikanëve, as analistëve, apo gazetarëve të kënetës që paratë për vete i marrin më së shumti në të zezë se nuk duan të paguajnë taksa kur shajnë qeverinë nëpër ato banaqe, nuk ia rrok truri se nuk ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë kur japin leje ndërtimi. Por ama i kërkojnë biznesit pemë për qytetin.

Ato ndërtimet që u prishën në Lanë e dini si janë prishur dhe si janë pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton. Janë prishur me korrupsion, kam bërë unë korrupsion, i kam thirrur ndërtuesit në zyrë këtu dhe i kam thënë: Keni dhënë ndonjë lek ju për lejet e ndërtimit. Ata shihnin si është punë. Jo, jo, jo – u përgjigjën.

Mirë, më dini budalla ju mua? – u thash, që merrni leje dhe s’më jepni mua asgjë. Atëherë, u thash, ka ardhur koha të paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës. Ua ndava segmentin e Lanës me copa, merrni buldozerët, naftën, prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi. Dhe në vijën logjike të hetime intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë.

E kam bërë këtë dhe jo një herë, por shumë herë. Për ata që dje në çdo pallat të ri shikonin % për leje ndërtimi, dhe kur unë i thashë se “nuk ka bir kurve dhe bir nëne” që të dalë dhe të thotë se më ka dhënë mua lekë dhe nxorën një burrë që doli e kërkoi falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë e vazhdon të më kërkojë falje – edhe kur shohin kulla të njëjtën gjë mendojnë.

Vetëm se sa përqindje merret nga këto leje ndërtimi… Ndërkohë që mirë politikanët e kënetës ashtu e kanë kokën, se ai zogu i zi që ta dini ju kishte brenda edhe një pjesë të pjesës kur u sulmua dhe u prish, siç e patë me vlerësimin e ekspertëve më të shkëlqyer të vendit, kështu i quanin, as këta analistët nuk i dëgjova kurrë që të thoshin një gjë të thjeshtë, mirë që nga këot kulla e ndërtime u merrkan para për korrupsion, çfarë është kjo taksë e Bashkisë së Tiranës.

Në 10 vitet e fundit, të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, ta dëgjojnë ata që çojnë fëmijët në shkolla, kopshte, kur dalin në parqe, te Liqeni, janë rritur 9-fish. Kanë qenë 30 mln euro kur Bashkia gërhiste, vjet 271 mln euro të ardhura… Sa para ka marrë Bashkia nga të pasurit, nga ata që ndërtojnë, për lejet e ndërtimit.

Me taksat e gërhitjes, Bashkia mblidhet 930 mijë euro në vit, pjesën e pjesës nuk e di… Por me propozim të Erionit, taksa u rrit në 2016-ën, filloi që në 2016, 10-fish rritje, 10 mln euro, në 2024, 157-fish, ose 147 mln euro vetëm nga taksa e ndërtimit… S’doni kulla e ndërtime? Po rrugë doni? Po shkolla? Po çerdhe? Parqe? Korsi për biçkleta?

Kryesia e PD miraton listat e kandidatëve për Primare 2025

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njofton se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.

Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).

Me propozim të Kryetarit të PDSH, Prof. Dok Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00.

Rama: “S’më takon mua të them nëse Lali Eri është i pafajshëm apo fajtor”,Këtë dilemë ta ndajë drejtësia. 

Edi Rama: Nuk më takon mua të them nëse Lali Eri është pafajshëm apo fajtor. Dhe pavarësisht se çfarë mendojmë ne këtu, barra ime është që të qëndroj mbi opinionin tim edhe në këtë rast dhe t’ia lë drejtësisë ta ndajë këtë dilemë, duke mbështetur plotësisht pavarësinë e organeve të drejtësisë. Ndërsa barra juaj e përbashkëta është që makineria e Bashkisë së Tiranës të mos fiket asnjë minutë por të vazhdojë të xhirojë 24 orë në të gjitha drejtimet. Jam këtu për t’ju thëmë se deri kur ccështja e kryetarit të bashkisë të marrë drejtim në një mënyrë apo tjetër vëmendja ime për Bashkinë e Tiranës do të jetë e pandërprerë. Organet e drejtësisë do t’i japin kryebashkiakut të Tiranës të drejtën më elementare të një gjyqi dinjitoz, duke i dhënë fund praktikës së prangave pa gjyq për kryebashkiiakë dhe punonjës shteti në detyrë, ku as janë kapur në flagrancë, as përbëjnë rrezik për arratisje e as nuk kanë çfarë provash të prishin. Askush dhe asgjë, asnjë buf e asnjë specie tjetër e kënetës, nuk e mbulon dot me shoshën e bluzës dhe të llumit diellin e transformimit kolosal, historik, me plot kuptimin e fjalës Tiranën tonë…

Rama-Protesta para SPAK dhe GJKKO nuk duhet të përsëritet më, ishte një gabim!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me punonjësit e Bashkisë Tiranë, me arrestimin e kryebashkikut të Tiranës Erion Veliaj.
“E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush por edhe mes shumë të tjerësh njerëz të prekur e lënduar, të dëshpëruar.
Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari i bashkisë u la në burg pa gjyq.
Nuk dua t’i gjykoj keq, përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më as nga ju e as nga askush që punon ëpr shtetin shqiptar në cilindo institucion.
Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetari të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha Rama

Ndërkohë që kritikoi protestën e mbajtur nga punonjësit e Bashkisë para GJKKO me caktimin e masës së sigurisë për kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama tha se mendon njëlloj si ata. 

“Unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje, për ndërprerjen pa gjyq të kryetari të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg, dhe kjo kambanë bie për ata që duan të dëgjojnë, me statusin e të dyshuarit e jo me atë të pandehurit apo fajtorit, çka është e pashpjegueshme për të gjithë ata çerek e ca mln qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin të rrijë në zyrë e jo të mbyllet pa gjyq”, tha ai.

Nis takimi i Edi Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej.Në këtë takim marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.

Ndërkohë, që pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i qeverisë ka shkuar disa herë në institucionin e bashkisë, ku është takuar me ekipin drejtues

SPAK publikon strategjinë kundër krimeve zgjedhore: Nisim verifikimet në terren

Prokuroria e Posaçme publikon “Strategjinë e Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”, e cila mbështetet në:Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.
Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.
Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.
Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.

Deputeti i PS del nga SPAK: Nuk është konstatuar shkelje, kërkuam pushim të çështjes

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me hetimet për garën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë, duke deklaruar se nuk është gjetur asnjë shkelje.

Ai theksoi se as Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe as ndonjë institucion tjetër nuk kanë raportuar për shkelje në procedurën e prokurimit. Ndreca përmendi gjithashtu vendimin e Gjykatës Administrative, e cila ka konfirmuar se vlerësimi i procedurës është i saktë dhe i drejtë.

Ai shtoi se është kërkuar pushimi i çështjes, pasi janë konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria, dhe se procedura e prokurimit nuk ka ndikuar në harxhimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

Deputeti i PS Plarent Ndreca: Nuk është gjendur asnjë shkelje në lidhje me garën. Nuk besoj se ka të përfshirë. As KLSH, asnjë institucion nuk ka parë asnjë shkelje në procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve të policisë.

Gjykata Administrative ka thënë se vlerësimi është i saktë dhe i drejtë. Kemi kërkuar pushimin e çështjes, kemi konstatuar shkelje proceduriale nga Prokuroria. Procedura nuk ka harxhuar asnjë para nga buxheti i shtetit.