Hekurudhat shqiptare, BE rrit mbështetjen – 700,000 euro për përafrimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale

Bashkimi Evropian do të ofrojë 700,000 euro për të mbështetur linjëzimin e sistemit hekurudhor shqiptar me standardet evropiane, forcimin e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e hekurudhave dhe trajnimin e punonjësve.

Së fundmi, Bashkimi Evropian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë hapur një tender për të mbështetur zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian (acquis të BE) në sektorin hekurudhor shqiptar përmes krijimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve dhe sistemeve të kërkuara hekurudhore.

Objektivi i kësaj kontrate është të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar, me qëllim përafrimin e politikave dhe legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, të ndërtohen kapacitete administrative për  zbatimin e plotë dhe në mënyrë efektive të politikave sektoriale dhe legjislacionit të miratuar.

Do të ofrohet mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Autoriteteve të tjera Hekurudhore Shqiptare, përmes aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së.

Bashkimi Evropian do të ofronte 700,000 euro (duke përjashtuar këtu TVSH) për zbatimin e këtij projekti përgjatë 15 muajve. Pavarësisht se dy kompani prezantuan ofertat e tyre, tenderi u mbyll pa fitues, kjo për arsye të tërheqjes, ose mosplotësimit të kritereve nga ana e kompanive.

Përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2021-2027, Bashkimi Evropian i ka zhvendosur një pjesë të fondeve në drejtim të zhvillimit të transportit hekurudhor në rajon.

Korniza e Investimeve e Ballkanit Perëndimor (WBIF) parashikonte rehabilitimin e 11 hekurudhave përgjatë korridoreve kryesore në periudhën 2024-2030, rreth 196 km në Shqipëri, 192 km në Serbi, 101 km në Kosovë, 88 km në Maqedoninë e Veriut dhe 74 km në Mal të Zi.

Ushtria Amerikane feston 250-vjetorin, parada në Uashington DC në ditëlindjen e Donald Trump

Në Uashington DC u zhvillua një paradë ushtarake e rrallë për të kremtuar 250-vjetorin e Ushtrisë Amerikane, pikërisht në ditëlindjen e 79-të të ish-presidentit Donald Trump.Ishte hera e parë në më shumë se 30 vjet që tanke marshonin në rrugët e Uashingtonit. Zyrtarët prisnin që rreth 200,000 persona të shkonin për të parë rreth 6,600 ushtarë, 150 automjete, 50 avionë dhe shumë armë artilerie.

Megjithatë, duket se pjesëmarrja ishte shumë më e ulët, ndoshta për shkak të motit të keq. Disa kritikuan ngjarjen si të shtrenjtë dhe jo në traditën amerikane.

Trump ndodhej në tribunë bashkë me Zonjën e Parë dhe sekretarin e mbrojtjes, teksa forcat ushtarake dhe pajisjet kalonin, shpesh shoqëruar me muzikë.

Vikt*ma në Izrael nga sulmet, kërc*nohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!

Sirenat e alarmit gjëmuan në Tel Avivi gjatë natës, ku pavarësisht masave të marra, 10 persona humbën jetën prej raketave të lëshuara nga Iranit drejt shtetit hebre.200 janë të plagosurit; mësohet se një raketë ka rënë edhe në Jeruzalem. Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan këtë mëngjes se miliona vetë “kanë vrapuar nëpër vendstrehime” pasi republika islamike nisi një valë të re sulmi.

IDF-ja theksoi se janë përgjigjur me shënjestrimin e një serie objektesh në Teheran të lidhura me programin bërthamor të vendit, e kanë mësyrë edhe depozita karburanti. Agjensia iraniane e lajmeve Tasnim pohoi se bombat izraelite kishin goditur edhe Ministrinë Iraniane të Mbrojtjes, duke dëmtuar njërën prej godinave të saj.

Konfliktit iu bashkuan së fundi edhe aleatët e Iranit, rebelët Huthi në Jemen, të cilët pohuan se gjatë 24 orëve të fundit, kanë lëshuar drejt territorit izraelit disa raketa balistike hipersonike Palestine 2. Në një deklaratë të grupit që kontrollon pjesë të mëdha të Jemenit, përfshirë kryeqytetit Sanaa, thuhet se po ndërmerren një sërë veprimesh të koordinuara kundër objektivave të ndjeshme të armikut izraelit. Izraeli kërkoi hapur përfshirjen e SHBA-së.

Por teksa shumë media të rëndësishme e shikojnë si të pagjasë një lëvizje të tillë, Donald Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se nëse “Shtetet e Bashkuara do të goditen nga Irani në çfarëdolloj mënyre, e gjithë fuqia e Forcave të Armatosura Amerikane do të përplaset mbi ta me nivele që nuk janë parë kurrë më parë”. Trump e nenvizoi megjithatë në mesazh se Amerika nuk ka asnje lidhje me sulmin ndaj Iranit.

Sipas gazetës izraelite Axios që citon dy burime amerikane dhe një zyrtar izraelit në dijeni të çështjes, administrata Trump ia ka bërë të qartë Netanyahut se nuk do të përfshihet direkt në asnjë sulm ushtarak izraelit kundër impianteve bërthamore iraniane. Sipas Wall Street Journal, Izraeli nuk do të ngurrojë këtë radhë të shënjestrojë edhe udhëheqësin më të lartë të Iranit, liderin e tiju shpirtëror ajatallohan Ali Khamenei. “Eliminimi i Khamenei nuk përjashtohet si mundësi, si pjesë ë përpjekjeve për të shkatërruar programin nuklear të Teheranit”, shkruan gazeta.

Irani ndërkohë ka paralajmëruar të shënjestra një sërë vendesh perëndimore nëse ndihmojnë në bllokimin e sulmeve të tij shpaguese ndaj Izraelit, duke veçuar këtu sidomos bazat ushtarake dhe anije e SHBA-së, Francës e Britaninë e Madhe, duken thënë se për këtë arsye, ka gati 2.000 raketa.

Nje balenë shfaqet pranë brigjeve të Karaburunit

Një ngjarje e rrallë dhe mbresëlënëse ka ndodhur në brigjet shqiptare, pranë Karaburunit. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Artan Shkreli, shihet qartë një balenë duke notuar në ujërat e kristalta të Mezo’kanalit, një zonë e njohur për bukurinë e saj natyrore.

Pamjet, të cilat janë filmuar nga një helikopter, tregojnë lëvizjet elegante të balenës në një nga zonat më të paprekura detare të vendit.

Shfaqja e balenave në ujërat shqiptare është shumë e rrallë, ndaj ky moment konsiderohet i jashtëzakonshëm.

Helikopteri me 6 persona në bord rrëzohet në Indinë veriore

Një helikopter me gjashtë persona në bord u rrëzua në shtetin verior indian të Uttarakhand të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve ANI.Helikopteri ishte zhdukur në distriktin Gaurikudu të shtetit, njoftoi ANI, duke cituar një zyrtar.

Kryeministri i shtetit, Pushkar Singh Dhami, tha në një postim në rrjetet sociale X se Forca e Reagimit ndaj Fatkeqësive të Uttarakhand, autoritetet lokale përkatëse dhe ekipet e shpëtimit janë mobilizuar dhe po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.Rrjeti televiziv India Today raportoi, duke cituar deklarata nga zyrtarët, se helikopteri doli nga kursi për shkak të motit të keq.



Administratori i inceneratorit të FIERIT , kapet në Zimbabve dhe ekstradohet në Shqipëri

Njoftim:

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor ndërkombëtar “The Wanted”.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Harare, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ekstradimi nga Zimbabve, shtet në Afrikën Jugore, i shtetasit shqiptar L. D., 42 vjeç, lindur në Lushnjë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), në vitin 2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Loran Dusha., në cilësinë e administratorit të një kompanie private, ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme, përmes faturave dhe pagesave fiktive, për punë dhe shërbime të pakryera.

Pas mbërritjes në Shqipëri, 42-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë që fshihen jashtë vendit, me qëllim shmangien nga drejtësia.

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane

Një 69-vjeçare ka ndërruar sot jetë në spitalin e Vlorës. 

Policia bën me dije se 69-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme

Disa te arrestuar ne FIER ne 24 oret e fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 36 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. C., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 20 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 34 vjeç dhe E. M., 24 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, një shtetas 36 vjeç;
-E. Y., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi firma në të cilën është administrator, e cila operon në fushën e përpunimit e bërsisë së ullirit në Golem, krijon ndotje të ajërit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. A. dhe D. M., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.