Gruaja v*au burrin me sëpatë në Sarandë/ Çifti kishte tre vajza

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, Elvira Tahiri 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Llazar Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.




Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030

Inteligjenca artificiale mund të bëhet më e zgjuar se çdo njeri i vetëm deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas miliarderit të teknologjisë Elon Musk. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri parashikimin menjëherë pasi kompania e tij e Inteligjencës Artificiale, xAI, lançoi zyrtarisht modelin e saj të parë të gjenerimit të imazheve, Aurora, në fillim të këtij muaji.

Aurora, një version i përditësuar i modelit të parë të gjenerimit të imazheve që xAI prezantoi në tetor, i lejon përdoruesit të krijojnë pamje vizuale fotorealiste.

Krahasuar me modelet e tjera të AI, Aurora ka më pak kufizime dhe mund të gjenerojë me saktësi imazhe pothuajse në çdo kërkesë, duke përfshirë përshkrimet e personaliteteve të famshme dhe personazheve me të drejtë autori.

Është gjithnjë e më shumë e mundshme që AI do të zëvendësojë inteligjencën e çdo njeriu të vetëm deri në fund të vitit 2025 dhe ndoshta të gjithë njerëzve deri në 2027/2028”, shkroi Musk të hënën, në një postim në platformën e tij të mediave sociale X.

Sipas tij, probabiliteti që AI do të tejkalojë inteligjencën e të gjithë njerëzve të kombinuar deri në vitin 2030 “është ~ 100%.

Në fillim të këtij viti, xAI i Musk lançoi Colossus, i përshkruar si sistemi më i fuqishëm i trajnimit të AI në botë, duke vendosur një pikë referimi në fushën e AI që po avancon me shpejtësi.

Reshjet e borës zbardhin vendin nga veriu në juglindje

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Dendësia e borës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan” ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.

Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ka mbetur i bllokuar prej disa orësh mbrëmjen e djeshme. Me dhjetëra automjete dhe furgona pasagjerësh kanë mbetur të bllokuara nga reshjet intensive. Në zonën e Qaf Shtamës, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

Gruaja v*et burrin, e godet me sëpatë në kokë teksa flinte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku gruaja ka vrarë burrin.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Metoq. Mesohet se gruaja ka goditur burrin me sëpate ne koke teksa ishte duke fjetur gjume.Mësohet se në familjen Tahiraj, E.Tahiraj ka goditur bashkëshortin e saj Ll.Tahiraj me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur.policia ndodhet në vendngjarje dhe vijonouja për sqarimin e rrethanave

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Perplasen dy makina ne Levan -Tepelene plagosen 2 te rinje

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë, automjeti me drejtues shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. H., 24 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pas protestes të opozitës, nisin shoqërimet! Policia arreston 15 protestues

Ka mbaruar për ditën e sotme, protesta e Partisë Demokratike, e disata me radhë në kuadër të mosbindjes civile.

Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, efektivët kanë shoqëruar disa persona.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia kishte dhënë leje për protestë paqësore, por kishte deklaruar se do ndiqen penalisht individët që pengojnë qarkullimin rrugor.

Përplasje ne protesten e opozites,deputeti i Fierit Luan Baçi akuzon Policinë: Na goditën me grushte 

Tensionet në protestën që po mbahet në bllokimin e sheshit Uillson në Tiranë, nuk kanë munguar përplasjet fizike dhe incidentet. 

Madje denoncim publik për dhunë nga Policia bëri edhe deputeti demokrat Luan Baçi. Ai u pa teksa u përplas me uniformat blu në kordonin e krijuar, teksa pati tension dhe shtyrje fizike.

Deputeti i Fierit pretendon se e goditën me grusht në bark. 

“Këta nuk janë policë, por mercenarë! Na goditën me gushte në bark”, tha Baçi.

Por në një moment të pamjeve ai dallohet teksa kap një prej efektivëve nga xhaketa dhe e shkund.

Sakaq, protestuesit nuk i janë përgjigjur policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar qarkullimin.

Nis protesta e opozitës bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin.ka nisur po ashtu edhe bllokimi i rrugëve të para në kryeqytet, rruga e “Elbasanit” dhe rrethrrotullimi i “Sheshit Willson”.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.Deputetët e PD kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga vendimi për të bllokuar rrugët pasi sipas tyre kështu bëhet tubimi.