Dhunuan gjatë arrestimit 15-vjeçarin, pezullohen nga detyra 3 policë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Mbyllja e Tik-Tok, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi, do të na duhen 6 deri në 8 javë

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur në mbylljen e aplikacionit TikTok, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë, sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë.



Veliaj në hetim nga SPAK, Rama: Linçimi publik është i neveritshëm!

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e fundvitit me gazetarët edhe në lidhje em paraqitjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Prokurorinë e Posaçme.

Ai u shpreh se lincimi publik është i neveritshëm dhe se Veliajt i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik që po i bëhet.

“Përkohësisht di që Veliajt i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë nga të gjithë ata që janë angazhuar në të. I cenohet dinjiteti nga prokurorë e gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri! Linçimi publik është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz!”, tha mes të tjerash ai.

Laboratori i drogës në Frakull/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Posaçme e Apelit Ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për grupin e lidhur me laboratorin e kokainës në Frakull.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Togat e zeza cilësuan fajtorë Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim te shkurtuar per ( moskallezim krimi ) lirohet menjeher

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim te shkurtuar

Liderët e botës nderojnë ish-presidentin e SHBA-së, Jimmy Carter

Ish-presidenti më jetëgjatë i SHBA-së, Jimmy Carter ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.Liderët e botës menjëherë kanë reaguar për këtë lajm, duke e quajtur atë si presidenti i motivuar nga besimi dhe vlerat e tij të forta dhe si një avokat të të drejtave të njeriut.

Në një postim në X, kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan: “Bota ka humbur një ndërmjetës të madh për paqen në Lindjen e Mesme dhe për të drejtat e njeriut”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer thotë se Carter ishte “i motivuar nga besimi dhe vlerat e tij të forta” dhe se ai “ripërcaktoi post-presidencën me një përkushtim të jashtëzakonshëm për drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë vendit”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se udhëheqja e Carter “kontribuoi ndjeshëm në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” – dhe angazhimi i tij për paqen vazhdoi pasi ai la detyrën.

Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkruan atë si një “avokat të palëkundur për të drejtat e më të cenuarve”, duke shtuar se ai “ka luftuar pa u lodhur për paqen”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Carter është “një lider që shërbeu gjatë një kohe kur Ukraina nuk ishte ende e pavarur, por zemra e tij qëndroi fort me ne në luftën tonë të vazhdueshme për liri”.

Tjetër aksident ajror/ Rrëzohet avioni sportiv në Gjermani, raportohet për 2 të plagosur

Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin e Stuttgart-it. Një avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Të dy aktualisht ndodhen në spitale. Të dielën në mbrëmje, vazhdonin ende punimet për pastrimin e vendit të ngjarjes. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.

Aksident në aksin Fier-Kraps/ Makina përplas motoçikletën

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor  Fier- Kraps.

Një mjet është  përplasur me një motocikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë , drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.Ne vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  shkaqeve të këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Fier-Kraps”, motomjeti me drejtues shtetasin S. G., 32 vjeç, banues në Plykë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e
mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Fusha e mbetjeve digjet prej 4 ditësh, tymi mbulon zonën ne Vlore

Prej 4 ditësh në Vlorë digjet fusha e mbetjeve.Një gjendje alarmante është krijuar në këtë zonë për shkak të tymit kancerogjen që përhapet prej ditësh.Mbetjet vijojnë të digjen dhe tymi po shkakton shqetësim dhe rrezik të madh për banorët pranë kësaj zone.

Kjo nuk është hera e parë që pika e grumbullimt të mbetjeve në Vlorë digjet nga flakët.Autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me këtë fakt alarmant dhe nuk kanë vënë përpara ligjit asnjë përgjegjës.

E gjithë kostoja dhe rreziku bien mbi qytetarët që jetojnë në këtë zonë./ CNA