Senati italian miraton marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, përfitojnë 550 mijë bashkëatdhetarë

Senati Italian

Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Shqipëria dhe Italia arritën më 6 shkurt të vitit 2024 marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë.

TRUMP /“Minj trangjinorë, synetllëk dhe prokurime publike në Serbi”/Ja ku shkojnë fondet e SHBA: 20 mln dollarë për një program! S’do të ndodhë kurrë më

Për të luftuar më tej inflacionin, jo vetëm që do të ulim koston e energjisë, por do t’i japim fund shpërdorimit flagrant të dollarëve të taksapaguesve”, ishte ky mesazhi që Donald Trump përçoi mbrëmjen e djeshme gjatë fjalimit të tij në konferencën e mbajtur në mbrëmje.Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se për këtë qëllim ka krijuar Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE.

“Ndoshta keni dëgjuar për të. Ndoshta. E cila drejtohet nga Elon Musk, i cili është në galeri sonte.

Faleminderit, Elon. Ai punon shumë fort. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Ai nuk kishte nevojë për këtë. Faleminderit shumë, e vlerësojmë. Të gjithë këtu, edhe kjo palë e vlerëson, besoj”, tha ai.

Më tej ai foli për zbulimet që kishin bërë dhe abuzimet me fondet.

“Ata thjesht nuk duan ta pranojnë këtë. Vetëm dëgjoni disa nga mbeturinat e tmerrshme që kemi identifikuar tashmë.

22 miliardë dollarë nga H.H.S. për të siguruar strehim dhe makina falas për të huajt e paligjshëm. 45 milionë dollarë për bursa për diversitet, barazi dhe përfshirje në Birmani. 40 milionë dollarë për të përmirësuar përfshirjen sociale dhe ekonomike të migrantëve. Askush nuk e di se çfarë janë 8 milionë dollarë për të promovuar L.G.B.T.Q.I.+ në kombin afrikan të Lesotos, për të cilin askush nuk ka dëgjuar ndonjëherë.

60 milionë dollarë për popujt indigjenë dhe fuqizimin e Afro-Karaibeve në Amerikën Qendrore – 60 milionë dollarë, 8 milionë dollarë për t’i bërë minjtë transgjinorë, kjo është e vërtetë. 32 milionë dollarë për një operacion propagandistik të krahut të majtë në Moldavi. 10 milionë dollarë për rrethprerjen e meshkujve në Mozambik. 20 milionë dollarë për “Rrugën e Sesamit” arabe në Lindjen e Mesme. Është një program. 20 milionë dollarë për një program.

1.9 miliardë dollarë për komitetin e krijuar së fundmi për dekarbonizimin e shtëpive, i kryesuar, dhe ne e dimë se ajo është e përfshirë, vetëm në momentin e fundit, paratë u kaluan nga një grua e quajtur Stacey Abrams. A keni dëgjuar ndonjëherë për të?

Një kontratë konsulence prej 3.5 milionë dollarësh për monitorimin luksoz të peshkut. 1.5 milionë dollarë për besimin e votuesve në Liberi; 14 milionë dollarë për kohezionin social në Mali; 59 milionë dollarë për dhomat ilegale të hoteleve të të huajve në Neë York City. Ai është një zhvillues i pasurive të paluajtshme. Ai ka bërë shumë mirë. 250,000 dollarë për të rritur inovacionin vegan të veprimit lokal të klimës në Zambia. 42 milionë dollarë për ndryshime sociale dhe të sjelljes në Ugandë.

14 milionë dollarë për përmirësimin e prokurimit publik në Serbi. 47 milionë dollarë për përmirësimin e rezultateve të të nxënit në Azi. Azia po ecën shumë mirë me mësimin. Ju e dini se çfarë po bëjmë, mund ta përdorim vetë. Dhe 101 milionë dollarë për D.E.I. kontratat në Departamentin e Arsimit, më të paguarat ndonjëherë, asgjë si kjo”, tha ai duke listuar gjetjet.

Nën administratën Trump, të gjitha këto mashtrime, tha ai, duke shtuar se ka shumë më keq, nuk do të ekzistojnë më.

“Shumë të tjerë janë zbuluar dhe ekspozuar dhe përfunduar me shpejtësi nga një grup njerëzish shumë inteligjentë, kryesisht të rinj të kryesuar nga Elon, dhe ne e vlerësojmë këtë. Ne gjetëm qindra miliarda dollarë mashtrime.

Dhe ne kemi marrë mbrapsht paratë dhe kemi ulur borxhin tonë për të luftuar inflacionin dhe gjëra të tjera, kemi marrë mbrapsht shumë nga ato para. E kemi marrë në kohë. Ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Veliaj “mesazh” socialistëve nga qelia: Më kanë kërkuar që të bëhem i penduar

Erion Veliaj i dërgoi një mesazh të tërthortë socialistëve sot, kur në një postim nga qelia, shprehet se prokurorët e SPAK i kanë kërkuar që të bëhet i penduar.Reagimi i Veliajt duket se vjen pas lajmit se Edi Rama ka kërkuar nga njerëzit e tij që të mos sulmojnë SPAK-un.

Opozita thotë se Rama ka arritur një marrëveshje me Altin Dumanin për këtë qëllim.“Argumenti i tretë dhe i fundit i Ols Banit pse duhet të jem në burg është në faqen 278 të vendimit, ku citoj (mos qeshni ju lutem): “Personi paraqet një rrezikshmëri shoqërore mjaft të lartë… nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja të ndonjë reflektimi… Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”….

…. S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash?Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”.

Ky është turp, por jo drejtësi!” shkruan Veliaj.