Kamionçina dhe vetura përplasen me autobusin e punonjësve italianë

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesdites në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldren. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë tre automjete: një autobus i punonjësve italianë të kampit të emigrantëve të Gjadrit, një kamionçinë dhe një autoveturë.

Sipas raportimeve të deritanishme, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u bllokua për rreth një orë, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

FIER-Kapet me droge, arrestohet 31 viecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të vogla të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis.

Këta specialistë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u gjetën në automjetin që drejtonte ky shtetas, disa doza Kokaine.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-V. S., 30 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

-G. M., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 37-vjeçar.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Th. K., 70 vjeç, pasi dyshohet se nga zjarri që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij në fshatin Lumth, për të djegur mbeturina, janë dëmtuar disa pemë frutore në pronësi të një 69-vjeçari;

-L. T., 27 vjeçe, banuese në fshatin Savër, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 pajisje elektroshtëpiake, në banesën e një 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Shkaktoi aksidentin dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet efektiv

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Korçë, i dyshuar për veprat penale “Mosdhënia ndihmë” , “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Ndalimi i tij u bë pasi me datë 03/03/2025 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht – Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit.

Si pasojë e aksidentit shtetasi D. GJ., është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me babain dhe të vëllanë, përfundon në pranga i riu i shpallur në kërkim prej një viti

Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin M. N., i cili ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje të ndodhur në shtator 2024. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me babanë dhe vëllanë e tij, ka tentuar të ekzekutojë me armë zjarri kushëririn e tij, E. N.

Operacioni policor i koduar “Lokacioni” u zhvillua nga Komisariati Nr. 3 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas sigurimit të informacioneve mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Pas arrestimit, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Sipas hetimeve, më 11 shtator 2024, gjatë një konflikti, M. N., së bashku me babanë G. N. dhe vëllanë E. N., kanë tentuar të vrasin kushëririn e tyre me armë zjarri. Dy të afërmit e tij u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërsa M. N. ishte në arrati deri në finalizimin e këtij operacioni.

Sakaq, materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta për orë në Europë

Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të.Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen m 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro).

Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS)./ Revista Monitor

Ndërpreu fjalimin e Trumpit , kongresmeni demokrat përjashtohet nga salla

Kongresmeni demokrat Al Green i Teksasit u përjashtua nga salla e Kongresit amerikan pasi ai refuzoi të respektonte udhëzimet për të qenë i qetë dhe të ulej gjatë fjalimit të presidentit Donald Trump.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson paralajmëroi demokratët që të heshtin përpara se Green të përcillej jashtë.

“Anëtarët janë të drejtuar të ruajnë dhe të ruajnë rendin në sallë dhe të ndalojnë çdo ndërprerje të mëtejshme. Ky është paralajmërimi juaj,” tha Johnson.

“Anëtarët po angazhohen në shkelje të qëllimshme dhe të vazhdueshme të rregullit dhe kryetari është i përgatitur të drejtojë rreshterin në krahë për të rivendosur rendin në seancën e përbashkët”, u shpreh ai.


Kur Green nuk pranoi të zinte vendin e tij siç kërkoi Johnson, ky i fundit e udhëzoi rreshterin në sallë për të rivendosur rendin dhe të largonte Green nga salla.

Gjendet i pajetë një person rreth 40 vjec në Vlorë, dyshimet e para

Një person, rreth 40 vjeç, është gjetur pa jetë në rrugë afër shkollës Industriale në Vlorë. Personi pa jetë është gjetur nga fëmijë dhe kalimtarët, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Gjatë kontrollit në trup nuk janë dalluar shenja dhune apo diçka e tillë, pasi në momentin e parë u mendua i vrarë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dhe banorë, ndërkohë që mjekët shprehen se personi vuante nga epilepsia. Policia dhe ambulanca ndodhen ende në vendngjarje.

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Debati në Gjykaten e Posacme/ Nuredin Dumani akuza Agron Qolit: E vratë Fatmira Dedën,i shkuat dhe në varrim. Ke paguar edhe shpenzimet e mortit!

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani dhe i arrestuari Agron Qoli janë përplasur sot gjatë seancës në GJKKO. Dumani ka akuzuar Qolin dhe dy vëllezërit e tij Petrit e Festim Qoli se ishin ata organizatorët e vrasjes së Fatmira Dedës, nëna e Ervis Dedës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Durrës në vitin 2013. Ndërsa 1 vit më parë ishte ekzekutuar Ervis Deda. Ditën e krimit, Fatmira Deda ishte kthyer nga varrezat. Autor i krimit, sipas dëshmisë së Dumanit ka qenë Talo Çela dhe porositësi, Festim Qoli. Sipas dosjes së SPAK ky i fundit kishte paguar Nuredin Dumanin 40 mijë euro për të realizuar vrasjen krim për të cilin është pajtuar Talo Çela.

Gjatë seancës këtë të martë, Dumani tha se Agron Qoli, pasi e vrau gruan 60-vjeçare i shkoi në mort dhe i pagoi edhe varrimin, sipas tij me lekët e Festim Qolit.

Nuredin Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin (Fatmira Dedës) me lekët e Festim Qolit.

Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që të vriste ndonjë dhe të merrte ndonjë lek, unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qenë në Fushë Krujë, kam qenë ulur per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose kanë vra veten, nuk e di. I kam thënë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai…

Nuredin Dumani: ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ngimu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por sja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u gra ervis deda ose losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda qe jam i pafajshem atehere une jam krijesa me e shpifur në gjithë token shqiptare. Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të spak, policisë edhe të penduarit të drejtësisë nuredin dumanin.

Petrit Qoli: ditën kur ka dëshmu para jush mos kanë qenë para jusht mos kanë qenë sëmure, ka qene konfuz, ska qene ne rregull. Ne seancat e para syt i shkelqenin, se shpetove nga vdekja apo se fute ne burg njerzit qe urreje, cili nga keto eshte i vertet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?