Rama nis diskutimet për listat e kandidatëve për zgjedhjet dhe vota e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS, në Pallatin e Brigadave, sot dhe nesër. 
Një nga temat kryesore do të jenë zgjedhjet, me theks të veçantë në strategjitë që do të ndjekë PS për të garantuar fitoren. Gjithashtu bëhet e ditur se në thelb të diskutimeve do të jetë edhe vota e diasporës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Në këtë mbledhje, kreu i qeverisë do të kalojë në sitë angazhimin e gjithësecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.

Festohet sot 7 Marsi, Rama uron mësuesit

MIRËMËNGJES ❤️

dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë🫶

SPAK hap portal online ‘Denonco krimin zgjedhor’

Prokuroria e Posaçme ka aktivizuar në faqen e saj zyrtare në internet, mundësinë e denoncimit të krimit elektoral, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor” SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.

Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Drejtuesi i fushatës së PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Chris LaCivita i ka cilësuar zgjedhjet në Shqipëri, si pikëmbështetje pro-amerikane në Evropë.

Një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së, Chris LaCivitas, tashmë drejtues i PD, në një postim në rrjetin social X, ka reaguar në mbi  shkrimin e medias konservatore në Amerikë, ‘The Federalist’, e cila paralajmëronte fitoren e lideri të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.

“Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë’, shkruan në X LaCivita.

Chris La Civita X

Ekstradohet nga SHBA ,oficeri i Policise Gjyqesore

Njoftimi i policisë:

Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Shtetasi Fatbardh Lala u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/deportimi.

Makina përplas ambulancën dhe e përmbys në mes të rrugës, plagosen pacientja dhe infermierja

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Golem, ku një auoto -ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë.

Nga aksidenti janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për shkak të incidentit.

Mbyllja e TikTok, reagon kryeministri Rama

Edi Rama

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve

Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars per mbylljen e TikTok

Mbyllja e TikTok, Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars.I pyetur nga mediat nëse çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, Berisha u shpreh se kjo është një çështje që zgjidhet nga të rinjtë dhe përdoruesit e TikTok.

Më parë kryedemokrati njoftoi një protestë kombëtare më 15 mars.

Protesta do të mbahet para Kryeministrisë dhe synon të kërkojë anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë qytetarët, të marrin pjesë në protestë kombëtare më 15 mars para Kryeministrisë. Kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj prindërit dhe të rinjtë të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal e të pacipë të Ramës. Vdekja e vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTok-un. Martini dhe autori nuk kishin llogari në Tik Tok”, tha Berisha.