Nis shtrenjtimi i cigareve, qeveria parashikon skemë të re taksimi për mallrat e akcizës

Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti. Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë fillim vit ka nisur të reflektohet rritja e çmimit të paketave në dyqanet e pakicës për disa marka dhe të tjerat pritet ti rrisin në vijim. Deri më tani rritja është mesatarisht 10 lekë për paketë.

Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga disa kompani, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjtë në treg shitet me çmimin maksimal 500 lekë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, importi i cigares ka një rënie në 11 mujor në raport me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u regjistruar një sasi prej 2844 ton të importuara përgjatë Janar-Nëntor, nga 2924 ton që regjistron e njëjta periudhë e një viti më parë,  por ka një rritje të lehtë përgjatë muajt Nëntor në krahasim me Nëntorin 2023, muaj në të cilin u importuan 274 ton cigare.

Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025 dhe  7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026.  Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.

Nga ana tjetër qeveria parashikon të rrisë edhe më tej taksën e akcizës për produktet e duhanit. Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027,  në vendin tonë për disa mallra të akcizueshme sikurse janë duhanet, nuk aplikohet skema e kombinuar e taksimit që përfshin edhe një tarifë specifike akcize për njësi produkti, por edhe një tarifë me përqindje akcize mbi çmimin e shitjes së produktit. 

Kjo skemë e kombinuar aplikohet në disa vende. Për këtë arsye, strategjia parashikon që më vitet në vijim, pas përfundimit të kalendarit të rritjes së akcizës 2022-2026, do dizenjohet kalendari i ri i cili do marrë në konsideratë skemën e taksimit që kombinon sistemin me kuotë fikse me atë të vlerës.

Direktiva e BE-së parashikon që niveli i akcizës duhet të jetë jo më i ulët se 90 Euro/1000 fije.

Të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit, listohen si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve

Makina humb kontrollin, përfundon në kanal, plagosen babë e bir

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Lushnje. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Më tej raportohet se për pasojë makina ka përfunduar në një kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, babë e birë. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve si dhe shkaqet që sollën aksidentin. Të aksidentuarit janë dërguar në spital dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Zogjtë e ngordhur në Vlorë ishin të prekur nga gripi i shpendëve

Analizat e marra nga shpendët e ngordhur në Plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve.Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ky grip është identifikuar tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka pasur raportime për kontakt me shpendët shtepiakë.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për parandalimin e përhapjes së mundshme të sëmundjes.

Në datën 5 janar 2025, u konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Specialistët e Shërbimit Veterinar të Vlorës morën mostra nga shpendët e ngordhur dhe i dërguan për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë. Rezultatet e analizave kanë konfirmuar praninë e gripit të shpendëve tek shpendët e egër të gjetur të ngordhur.

Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që prek shpendët e egër dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në popullatat e shpendëve të egër dhe të shtëpisë. Në rastet e infektimit të shpendëve të shtëpisë, mund të ndodhin shpërthime epidemike që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

U pyet për rreth 3 orë në SPAK, reagon Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar.

“Isha gati të paraqitesha që në ora 10:00, siç u njoftua nga mediat, por vonesa erdhi për shkak të SPAK. Kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u lejua të përgjigjesha para tyre,” u shpreh Meta.

Ai shtoi se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke dhënë sqarime të qarta për çështjen e lobimeve. Sipas tij, SPAK nuk iu përgjigj disa pyetjeve të tij, duke u justifikuar me “moskompetencë”.

Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.
Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.
U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.
Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.
Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.
Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.
Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.
Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Publikohen listat paraprake te zgjedhësve ne FIER dhe ne te gjithe vendin , 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

Afishohen listat paraprake te zgjedhezve ne te gjitha njesite administrative ne Fier si dhe ne te gjithe vendin . Listat paraprake te zgjedhezve te afishuara tashme prej dites se djeshme do ti japin mundesi zgjedhezve te njihen me nr e qendres se votimit dhe mundesive per te korrigjuar nese kane ose jo emrin ne liste.

“Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas. Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve”.

Nje dite me pare Ministri i Brendshem Ervin Hoxha ftoi qytetarët jashtë Shqipërisë të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit.

“Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ. Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës”

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Kërkohej nga Italia, Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal 

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.

Farruku është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.

Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.

“Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për 2025

Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në hyrje të artikullit të saj revista “Bild”.Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e quajti artikullin një Ssuperpromovim ndërkombëtar mediatik.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin “, shkruan Rama.

International Travel Trade Show (ITB) është ekspozita kryesore tregtare në botë e udhëtimeve dhe ofron një mundësi unike për të mësuar rreth vendeve dhe rajoneve të ndryshme në të gjithë globin të mbledhura në një vend të vetëm.

“Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet qytetin e shenjtë në Kinë, 53 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

 paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë, sipas BBC.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti pas Dalai Lamës.

Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një bazë popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.

Udhëtimet turistike të malit Everest në Tingri, të planifikuara fillimisht për të martën në mëngjes, janë anuluar, thanë për mediat lokale, duke shtuar se zona turistike është mbyllur plotësisht.

Ishin tre vizitorë, të cilët të gjithë janë zhvendosur në një zonë të jashtme për siguri, thanë ata.

Deri më tani raportohet për dëmtimin e mbi 1000 shtëpive, ndërsa paslëkundjet vijojnë të jenë të forta, nga 5 deri në 4.9 ballë.