Keta jane 2 vëllezërit që u dogjën brenda në automjet ne aksidentin tragjik me 4 viktima në Fushë-Prezë

Katër jetë të humbura është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në mesnatë në Fushë Prezë.

Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi janë katër të rinjtë që u dogjën brenda automjetit me të cilin udhëtonin, pasi ky i fundit u përfshi nga flakët pas përplasjes me një betoniere.

BalkanWeb ka siguruar foton e Eneid dhe Rildi Laçi, vëllezër me njëri- tjetrin.

Mësohet se dy viktimat nuk kishin vëllezër apo motra të tjerë.

Ndërkohë Andi Laçi, ishte kushëri i vëllezërve.

Sa i përket dinamikë së aksdidentit, gazetari Igli Çelmeta raporton se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Betonierja ka qenë në lëvizje dhe Benzi ku udhëtonin katër të rinjtë ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Automjeti tip Benz ka qenë me impiant benzinë -gaz, që mendohet të jetë edhe shkau i shpërthimit të zjarrit menjëherë pas përplasjes.

Ka qenë një patrullë policie ajo që ka konstatuar aksidentin duke njoftuar zjarrëfikësen e Fushë-Krujës, e cila e ka pasur të pamundur shuarjen e flakëve.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana që kjo të bëhej e mundur.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lëndë eksplozive dhe armë zjarri në banesë, arrestohet 57-vjeçari

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”.

Falë inteligjencës policore dhe ndërhyrjes operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe.

Vihet në pranga një 57-vjeçar, i cili posedonte dhe mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e specializuara të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve eksplozive.

Gjatë operacionit, në fshatin Gorrisht, Selenicë, lagjja Rexhepaj, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevair Sinanaj,, 57 vjeç, banues në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

•3 armë zjarri, të fshehura në një çantë.

•Një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Nga hetimet rezulton se këto armë dhe lëndë eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Qellon me thike te riun ,arrestohet 41 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-P. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Ballagat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lapaj korrigjon emrin e babait, por listat familjare mbetën

Nisma Shqipëria Bëhet është një prej subjekteve që ka ambicie për të qenë në parlament, referuar edhe disa sondazheve, por problemi mbetet i njëjtë: pragu në bazë qarku.Koalicioni i drejtuar nga Adriatik Lapaj ka kundërshtuar kodin zgjedhor, për këtë arsye janë vënë re emrat e familjarëve në listat e mbyllura të deputetëve. Në rast zgjedhje, ata do të dorëhiqen për t’u hapur vend të zgjedhurve në garë. Nuk dihet nëse është kjo arsyeja apo këto parti nuk kanë pasur njerëz për të mbushur listat në një proces që e dinë se sa vështirë është të fitojnë.

Veç Adriatik Lapajt, Endri Shabanit dhe Pano Sokos, surpriza e këtyre listave është gazetari Ferdinand Dervishi. Edona Haklaj, po ashtu nga fusha e gazetarisë, konkurron në kryeqytet. Ajo është tërhequr nga gazetaria dhe është angazhuar politikisht me Shqipëria Bëhet. Në listën e Tiranës bie në sy kandidimi i motrave Dorina Prethi dhe Ensuela Ndrejaj. Prethi, avokate, një ndër emrat e promovuar nga Lapaj së fundmi.

E treta në listën e Tiranës është Kleana Xhuveli, ndërsa i 10-i është vëllai i saj, Kristiani. Të dy janë të afërm të kryetarit, Adriatik Lapaj. Dy motrat Papadhima, Aneta dhe Anica Papadhima e shohin veten si kandidatura për deputetë. E para në listë të mbyllur dhe e dyta në listë të hapur.

Motrës së Endri Shabanit, Entela Sulës, i është besuar pozita e fundit e listave të mbyllura të Tiranës, si vendi i 12-të. Partnerja e bashkëkryetarit të Nisma Thurjes, Livia Stavri, e sheh veten të pozicionuar si e dyta në listat e koalicionit, ndërsa motra e saj, Josilda, ka pozitën e 5-të.

Qarku i Beratit solli diskutime të shumta, pasi kryesues në listë është babai i Adriatik Lapajt, Fermani. Sipas tij, ishte vetëm një metodë për të kundërshtuar listat e hapura dhe vendosi që në listën përfundimtare ta zëvendësonte të atin.

Qarku Shkodër udhëhiqet nga Luljeta Bedaj nga Saranda. Listat e Lezhës i hap 79-vjeçari, Lek Ndrejaj, babai i avokates Dorina Ndrejaj Prethi. Në Korçë bie në sy, se nëna e Edona Haklajt, Valdetja, është në lista të mbyllura. Në qarkun e Gjirokastrës, lista kryesohet nga një kuksiane si Fabjola Biçaku, ndërsa surpriza është Genti Kame. Aktori ka zgjedhur të kandidojë nën siglën e Nisma Shqipëria Bëhet në një qark mjaft të vështirë, siç është Gjirokastra.

Në Fier, inxhinieri i njohur në rrjetet sociale, Azmer Duleviç, është kandidatura më e njohur e Lapajt dhe Shabanit. Inxhinieri ka qenë më herët pranë Lulzim Bashës, por vendosi të kandidojë nën logon e Shqipëria Bëhet. Në listat e Fierit bien në sy edhe dy prindërit e avokatit Ervis Çela, që kandidon në Tiranë. Xhemilja dhe Përparimi janë listuar të tretët dhe të katërtit. Po ashtu, një vend ka dhe për ish-banoren e Big Brother-it, Briseida Xhelaj, në këtë listë.

Katër të rinj humbin jetën brenda makinës , shkrumbohet mjeti

Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Fushë-Prezë disa minuta para mesnatës.Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

Drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili u largua nga vendngjarja është shoqëruar në komisariat.

Gazetarja e Top Channel, Kleida Muka ka siguruar pamje nga makina e shkrumbuar, ku humbën jetën 4 të rinjtë.

Rama:Po presim planin me filtrat nga kompania e TikTok”, mos dëgjoni bufin

Kryeministri Edi Rama tha se platforma TikTok po mbyllet gradualisht dhe se janë në komunikim me kompaninë.Ai u shpreh se po presin nga kompania e TikTok planin me filtrat me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga bullizimi.

Rama: Me kompaninë Tiktok po punojmë, po presim planin me filtrat për të siguruar fëmijët, minimizuar bullizmat, për të futur algoritmat për shkencën, matematikën. Mos dëgjo bufin, se ai e ka vendos veten në një piedestal me kallama.

Sot, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 12 vjet më parë e shpalli 20 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe aspirata universale në jetën e qenieve njerëzore.

Nismëtar për këtë rezolutë u bë Butani, një vend sipas të cilit vlera e lumturisë kombëtare qëndron mbi të ardhurat kombëtare. Butani në fillim të viteve ’70 miratoi një paketë objektivash që u bënë të famshme në të gjithë botën, “Lumturia Kombëtare Bruto në Produktin Kombëtar Bruto”.

OKB thotë se, lumturia është një qëllim themelor i njeriut. Asambleja e Përgjithshme e OKB bën thirrje për “një qasje më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të ekuilibruar ndaj rritjes ekonomike që promovon lumturinë dhe mirëqenien e të gjithë popujve”.

OKB bën thirrje që qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare duhet të investojnë në kushte që mbështesin lumturinë duke mbështetur të drejtat e njeriut dhe duke përfshirë mirëqenien dhe dimensionet mjedisore në kornizat e politikave, siç janë 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Efektiviteti i qeverive në ruajtjen e paqes dhe rendit shoqëror, si dhe në fushat e taksave, institucioneve ligjore dhe ofrimit të shërbimeve publike, lidhet fuqishëm me kënaqësinë mesatare të jetës.Kombet e Bashkuara ftojnë çdo person të çdo moshe, të çdo niveli arsimor, biznese dhe qeveri të bashkohen në festimin e Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë.

Veliaj nga qelia vendos kryetaren e re, largon te emëruaren e Ramës

Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristanin.

Në dokumentin e firmosur nga kryebashkiaku Veliaj, detyra e kryetares së komanduar i delegohet nënkryetares së bashkisë, Sara Goxhaj.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

  1. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
  2. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
  3. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
  4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI Erion Veliaj