Ministri rus i Transportit gjendet i vdekur me plagë nga a*ma e zjarrit ‘në Teslën e tij’, disa orë pasi u shkarkua nga Putini

Ministri i Transportit i Rusisë është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, disa orë pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin.

Një dekret presidencial i publikuar më herët të hënën nuk dha asnjë arsye për shkarkimin e Roman Starovoit pas vetëm një viti në detyrë.Një burim nga industria e transportit i tha Reuters se pozicioni i Starovoit kishte qenë në pikëpyetje për muaj të tërë për shkak të pyetjeve në lidhje me të njëjtin skandal korrupsioni, i cili përqendrohej në fondet e destinuara për forcimin e kufirit të Rusisë me Ukrainën në rajonin e Kurskut.

Misteri rrethon kohën e vdekjes së Starovoit, me Komitetin Hetimor të Rusisë, i cili tha vetëm në një deklaratë se po punonte për të përcaktuar rrethanat e sakta.

Mediat e ndryshme ruse cituan burime të zbatimit të ligjit të kenë thënë se një pistoletë që i përkiste Starovoit ishte gjetur pranë trupit të tij në Teslën e tij, megjithëse raporte të tjera sugjeruan se ai u gjet në një shkurre aty pranë.

Kryemadhi reagon ndaj Metës: Fans i Zegjinesë! Tedi Blushi është fansi i garderobës

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë”. Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër dhe përveç ditës që drejtësia ka vendosur të jem në “detyrim paraqitje” pranë SPAK.

Siç e shikoni, viza amerikane është me disa hyrje-dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marrë leje askund, madje as fansit të Zegjinesë, e as fansit të garderobës sime Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam viza pune.

Pas 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha , Jamarbër Malltezi.

Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”.

Ndryshimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.

Ndërkohë në seancën e sotme mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Levizte ne rruget e Fierit me nje th*ke ne dore, arrestohet 21 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë -E. I., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke lëvizur në rrugë, me një mjet prerës, në dorë

Gjithqshtu eshte arrestuar shtetasi R. P., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetas 20 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. T., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 60 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetasje 35 vjeçe, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. M., 33 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka kyçur derën;
-A. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Grabian, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi 48 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër, detajet

Reperi Noizy është arrestuar në Zvicër pasi kishte zbritur në aeroportin e Zyrihut me qëllimin për të performuar në një klub të njohur nate.Mediat zvicerane shkruajnë se arrestimi i tij u krye me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.Gjithashtu raportohet se klubi ku Noizy do të duhej të performonte ka hequr të gjitha njoftimet për koncertin nga interneti.

Reperi u arrestua në Shqipëri në gushtin e kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë. Disa ditë më vonë, këngëtari u lirua me kusht ndërsa në nëntor, ai u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë ngjarje.

Sekuestrohen 1230 shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër

Në kuadër të zbatimit të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara me fokus: Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane; Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe; Parandalimin e ndotjes akustike; Parandalimin e ndotjes së mjedisit; Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.Policia njoftoi sot se “operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private”.

Policia ka bërë edhe një bilanc dyjavor të operacioneve të zhvilluara.Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar  në disa qytete, kryesisht  në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.Policia e Shtetit apelon: Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale; Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

Rama mbledh kryebashkiakët e vendit më 9 Korrik

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend më 9 korrik, me qëllim adresimin e problematikave që lidhen me sezonin veror 2025.

Burimet bëjnë me dije se fokusi i takimit do të jetë lirimi i hapësirave publike në zonat turistike, menaxhimi i plazheve, ndotja akustike dhe mjedisore, si dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj.

Kryeministri Rama ka theksuar në daljet e fundit nevojën për zbatim rigoroz të ligjit dhe kthimin e hapësirave të përbashkëta në funksion të komunitetit, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një sezon turistik të sigurt, të pastër dhe të qetë.

Kryeministri Rama rikthehet sërish në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Vlorës. Kryeministri është pritur nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Cuçi, Kryetari i bashkisë Ermal Dredha. Te pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes dhe deputeti Pirro Vengu, por edhe deputet të Qarkut Vlorë.

Më 3 korrik, Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës dhe drejtueseve të Partisë Socialiste të kësaj dege. Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ndërsa mbledhja me drejtorët u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar, si problemi i ujit të pijshëm apo dhe zjarri në fushën e mbetjeve.Ndërkohë një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, më 4 korrik, nisën largimet në këtë bashki. 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e kritikave të kryeministrit Edi Rama, kanë dhënë dorëheqjen