Ish-zyrtarë të PS në burg! Rama: E dhimbshme që njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste. Ai theksoi se nuk është lehtë të shohësh njerëz që ka njohur për një kohë të gjatë, të përballen me drejtësinë për akuzat ndaj tyre. Megjithatë, Rama shprehu vendosmërinë e qeverisë për të luftuar për forcimin e sundimit të ligjit.

Kryeministri theksoi se tani autoriteti i ndëshkimit është kaluar nga ekzekutivi në sistemin gjyqësor, duke nënkuptuar se është gjykata ajo që merr vendimet për të procesuar dhe ndëshkuar individët që shkelin ligjin.

Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi. Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

Dhunoi të moshuarit,prokuroria e Fierit çon për gjykim Ilir Nukajn

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimin dhe ka dërguar për gjykim Ilir Nukaj, njeriu i cili akuzohet për rrahjen brutale të çiftit të të moshurave Namik Rustemi dhe bashkëshorten e tij A.Rustemi, ngjarje kjo e ndodhur në tetor të vitit të kaluar

Ngjarja ndodhi më 13 Tetor në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të viktimës. Autori i dyshuar i ngjarjes është Ilir (Ledjan) Nukaj, teksa sipas dëshmive ai i dhunoi të moshuarit pasi nuk pranuan t’i shisnin alkool.Pesë ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari do të ndërronte jetë.

NJOFTIMI I PROKURORISË FIER

Ushtroi dhunë ndaj të moshuarve duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin I.N. për ‘Plagosje të rëndë me dashje’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin I.N. për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen, në dëm të viktimës N.R. dhe për veprën penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’ në dëm të viktimës A.R. parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal yt.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr. 1591, të vitit 2024,rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R.

Çështja penale dërgohet për gjykim në ngarkim të shtetasit I.N., hetuar më masë sigurimi “Arrest në burg”.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër shëndetit.

Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj?

I akuzuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ilir Nukaj ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të ndodhur më shumë se një dekadë më parë, për “tentativë vrasje me paramendim”. Nukaj u dënua me 10 vite burg dhe në vitin 2020 ishte subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar për pasurinë, pasi iu dorëzuan edhe formularët.

Nukajt, që njihej edhe me emrin Ledjan, i është kërkuar të vetëdeklarojë burimin e pasurisë. Ai është banor në fshatin Povelçë, ku dhe ka ndodhur krimi dje në Fier. Mësohet se Ilir Nukaj për shumë vite ka jetuar jashtë Shqipërisë.  Më datë 2 qershor 2012, rreth orës 01:00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin e shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Kur Nukaj ka thyer xhamin e derës së lokalit me qëllimin për të vjedhur, Helio Çela ka dëgjuar zhurmë e ka dalë në oborr. Ai ka shkuar për të kontrolluar së bashku me babanë Ferrik Çela, por se ka vënë re se në kanalin pranë lokalit qëndronte fshehur Ilir Nukaj. Ky i fundit është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment, babë e bir e kanë neutralizuar dhe policia më vonë e ka arrestuar.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar është konfliktuar me Helio Çelën, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në sup e kurriz. Për krimin, Nukaj është dënuar nga drejtësia.

Rama flet me të rinjtë që po investojnë në Shqipëri

Të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në Podkastin “Flasim” ishin katër të rinj të cilët edhe pse ndajnë interesa të ndryshme i bashkon fakti se janë rikthyer në Shqipëri për të ndjekur dhe zhvilluar më tej pasionet e tyre, të kthyera tashmë në iniciativa biznesi.

I emërtuar “Shqipëri ëmbëlsi” ky podkast solli eksperiencat e Ersit dhe Fatjonit, ushtrues të sporteve ujore të cilët kanë krijuar platformën “Kitesurf Albania”.

E ndërtuar duke pasur si pikënisje vetëm pasionet e dy të rinjve, tashmë ky sport në Shqipëri ka ndjekësit e vetë, ndërsa është bërë edhe pikë takimi e turistëve të huaj.Fatjoni tregoi se si vendosi të lërë jetën dhe bizneset e krijuara në Itali dhe Spanjë dhe të kthehet në Shqipëri për të ushtruar këtë sport ujor të panjohur më parë.Ne ushtrojmë kitesurfing të paktën 100 ditë në vit. Klima e Shqipërisë është shumë e favorshme për ushtrimin e këtij sporti, të cilin kur e nisëm ishim vetëm tre persona dhe tani kemi arritur në mbi 30 persona, pa përfshirë këtu turistët e huaj që vijnë na kërkojnë”, tha ai.

Ersi tregoi se ky sport e ka origjinën në Holandë dhe janë pikërisht turistët holandezë që janë shumë të interesuar për të ardhur në Shqipëri edhe për këtë qëllim. “Statistikisht holandezët vijnë ta ushtrojnë kitesurfing në Shqipëri”, tha ai.

Holandezët janë tregtarët më të mëdhenj, vijnë këtu se është më lirë. Gjirokastritët para holandezëve janë bujarë, janë tironsa. Ata vijnë te ju se është më lirë. Edhe pse ka njerëz që thonë se këtu është shtrenjtë, por kjo nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Dy të rinjtë i kërkuan kryeministrit Rama që të kenë një stacion bazë për ushtrimin e kitesurfing pranë Porto Romanos, ndërsa kryeministri i siguroi se kjo do të realizohej.

Ndërkohë Sara nga Britania e Madhe dhe Naimi i lindur në Shqipëri, por nga prindër të huaj ndanë me kryeministrin Rama interesin për të zhvilluar më tej biznesin e tyre në Shqipëri.

Naimi tregoi se përtej bizneseve të krijuara jashtë vendit ku edhe ka jetuar më parë, vendosi të kthehej në Shqipëri për të ngritur platformën “Visit Albania”, e cila synon të orientojë më tepër turistë të huaj drejt Shqipërisë.

“Në Angli fatkeqësisht ka pak paragjykim për njerëzit shqiptar. Mendoj se njerëzit shqiptarë janë shumë, shumë mikpritës dhe nuk është e vërtetë çfarë thuhet në Angli”, tha Sara.

“Kjo nuk diskutohet. Ja fusin kot edhe ata. Por kanë filluar të ndryshojnë edhe ata se kanë qenë keq fare. Kanë filluar të ndryshojnë”, u shpreh Rama duke folur për opinionin e britanikëve për shqiptarët.

Në përfundim të podkastit, kryeministri kishte një apel për emigrantët që të kthehen në Shqipëri.

E shikoni apo jo. Kanë ardhur nga fundi i botës dhe duan të jetojnë në Shqipëri. Ja ku janë Sara nga Kembrixhi, dentiste, dhe Naimi biznesmen. Kanë ardhur këtu sepse ka një gjë këtu që nuk e gjen dot askund tjetër. Është e njëjta gjë që kam kuptuar unë kur jam kthyer. Hajde kthehuni. Kthehuni edhe për të pirë një kafe tamam”, tha Rama.

Presidenti amerikan Donald Trump uron Sulltan Novruzin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar urimet më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë festën e lashtë të Novruz-it, duke shprehur mirënjohjen për popullin persian dhe kontributet e tij të çmuara në fusha të ndryshme.

Në mesazhin e tij, Presidenti Trump theksoi se Novruzi shënon fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik, një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi dhe për të pritur me shpresë dhe optimizëm të ardhmen.

Ai gjithashtu vlerësoi kulturën e pasur persiane dhe arritjet e jashtëzakonshme të popullit persian në fushat e matematikës, shkencës, ligjit, teknologjisë dhe artit. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Trump uroi një festë të gëzuar për të gjithë.

Mesazhi i urimit të presidentit amerikan Donald Trump: 

Urime më të ngrohta për të gjithë qytetarët në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë që po festojnë festën e lashtë të Novruz-it.

Novruzi është një rast gëzimi për popullin persian, duke shënuar fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik. Kjo traditë e gjatë është një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për të përgatitur pranverën që vjen me një shpirt të rinovuar optimizmi.

Populli persian me kulturën e tij të gjallë dhe me talente të jashtëzakonshme në fusha si matematika, shkenca, ligji, teknologjia dhe arti, dha kontribute të shumta dhe të rëndësishme në shoqëri. Në emër të Shteteve të Bashkuara, ju shpreh përshëndetjet më të ngrohta për një festë të gëzuar.

Gëzuar Sulltan Novruzin

Dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën i riu shqiptar

Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 22-vjeçares, e cila u bë shkaktare në aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.

Sipas asaj që shkruan protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkaur falje për gjithçka ndodhi, ndërsa është shprehur se kishte pirë tri gota verë natën që ndodhi aksidenti.Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes”, ka treguar 22-vjeçarja për aksidentin në Tebë të Athinës.

22-vjeçarja, e cila sipas analizave të gjakut kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, gjatë mbrojtjes së mohoi diçka të tillë.

“Unë isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë hajde të hamë në Shën Petersburg”, tha ajo.

Siç shkruan protothema.gr, 22-vjeçarja kishte konsumuar thuajse trefishin e kufirit ligjor të alkoolit, siç rezultojnë nga rezultatet e analizave të gjakut. Rezultati i analizave të gjakut tregoi një përqindje prej 1.29 alkol/lt, ku kufiri ishte 0.50 g/lt.

Katërnjakët surprizojne Ramen,anëtaresohen te 4 ne PS

Gjatë takimeve nëpër shtabet elektorale në Tiranë, kryeministri Rama u ndal mbrëmë në njësinë 8.Në hyrje të shtabit ai u ndesh me katër të rinj që anëtarësoheshin për herë të parë në PS, por siç mësoi aty, ata ishin katërnjakë.

Rama: Ku je ti mo, mos je minoren?

I riu: Jo.

Rama: Sa vjeç je.

I riu: 19.

Rama: Po mire.

Manastirliu: Pyeti pak tre të tjerët sa janë.

Rama: Sa jeni ju?

Vëllezërit: 19. Jemi katërnjak.

Rama: Jooo. Keni lindur të katër përnjëherë.

Kodheli: Janë edhe talente kryetar, në balet, në art.

Rama: Ueee katërnjak.

Kodheli: Kanë edhe fatin ta marrin kartën e anëtarësisë nga ju.

Rama: Po mami me çfarë merret? Keni ndonjë vëlla, ndonjë motër tjetër?

Vëllezërit: Jo, larg qoftë.

Rama: I paskan bërë katër përnjëherë. Mami me çfarë merret.

Vëllezërit: Na rrit ne.

Rama: Atë mamin duhet ta mbani në krah or ti. Hajde ta bëjmë një foto atje te “Shqipëria 2030”. Tani gjejani diciturën kësaj fotos.

Manastirliu: Pesë gishtat.

Rama: U bënë pesë. Katërnjak edhe unë.

Raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.Shqipëria heton dhe ndjek penalisht korrupsionin në nivele të larta”! Kështu thekson Departamenti i Shtetit, i cili vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, por kërkon zbatim të plotë të reformave.

Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë.

Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programevë të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.

Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Wembley-n

Tifozët shqiptarë kanë mbushur stadiumin e Wembleyt, me mbi 20 mijë kuqezinj që priten në mitikun anglez.Kjo eshte ndeshja e parë Kualifikuese të Botërorit 2026, mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Kjo foto brenda stadiumit tregon dhe atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në Wembley.