Goditën në kokë shurdh-memecin gjykata FIER caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin 

Fabjol Hysi, 43 vjeç me aftësi te kufizuara (shurdh-memec) vijon të jetë i shtruar ne spitalin e Traumës në Tiranë pas goditjes që ai mori  në kokë nga dy persona më datë 20mars.

Deri më tani ai është gjendje stabël, por vijon të jetë nën kontrollin intensiv të mjekëve. Për sa i përket ngjarjes janë arrestuar dy dhunuesit Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç).

Në polici ata kanë pranuar fajin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më pare. Në këtë moment ata kanë thënë se 43-vjeçari i ka ofenduar dhe me të njiheshin edhe më parë.

Fillimisht ka nisur një talljeje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, aty e kanë goditur me grushte. Dyshohet se për shkak te dhunës 43-vjecari ka përplasur kokën ne një cep muri, çka i ka sjellë edhe dëmtimin e rëndë në kokë.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irgi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi. 43-vjeçari është në gjendje stabël.

KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 16 kandidatë

Në mbledhjen e sotme të KQZ, është bërë me dije se ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për deputetë.Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme, dhe konkretisht:

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Koalicioni Euroatlantik”, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Lëvizja Bashkë, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues zj. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Mundësia”, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, Qarku Tiranë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Socialdemokrate”, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

“Për verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet i propozuar nga subjekti zgjedhor, Partia “Aleanca Demokracia e Re”, Qarku Korçë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Digjet banesa, humb jeten ne spital i moshuari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pra pak minutash në Bulqizë ku banesa e një pallati në lagjen e vjetër është përfshirë nga flakët.Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit qe po depërtonte nga dritaret të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e 80 vjecarit Xhevdet Cara nga banesa i cili ishte derguar drejt spitalit të Bulqizës por ka humbur me pas jeten Ende nuk dihen shkaqet e rëniës së zjarrit.

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin : Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA

Shba1

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka shpërndarë një mesazh nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thekson se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

Ajo shpjegon se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.

Po ashtu, ambasada nënvizon se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju mundësojë të hyni në mundësitë që ofron Amerika.

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë që jep Amerika. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

Shpërthim i fuqishëm në një godinë në Romë, shembet ndërtesa

Një shpërthim shumë i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në Via Vitellia, në Romë, në lagjen Monteverde.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pak para orës 9:00. Sipas dëshmitarëve, pak para shembjes është dëgjuar një zhurmë e fortë “si të ishte bombë”, dhe në zonë është lëshuar një erë e fortë gazi. Menjëherë pas shpërthimit ndërtesa u shemb pjesërisht.

Mediat italiane raportojnë se hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka shkaktuar shpërthimin e cilindrit janë ende në vijim.

Një burrë 54-vjeçar me origjinë skoceze, Grant Paterson, u gjet nën rrënoja dhe u transportua në spitalin Sant’Eugenio me traumë në gjymtyrët e poshtme dhe 70% djegie në trup. Fakti që ai ishte ende vigjilent dhe kërkonte ndihmë e bëri më të lehtë identifikimin e tij .

Në Via Vitellia jetonte edhe shkrimtari Roberto Saviano, i cili donte të qetësonte njerëzit në Instagram: «Për të gjithë ata që më shkruajnë të shqetësuar: prej ditësh nuk jetoj më në 43 Via Vitellia. Faleminderit për shqetësimin tuaj. Shpresoj që të mos ketë të vdekur dhe që i plagosuri të shërohet shpejt. Sa zemërthyese të shoh një vend ku më pëlqente të jetoja në gërmadha”, shkruan ai.

Vijon puna e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe veçanërisht në cilin kat të strukturës ka ndodhur shpërthimi që më pas ka sjellë edhe shembjen e godinës. E gjithë zona u rrethua nga policia e qytetit dhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, mbërriti për të folur me ekipet e shpëtimit.

Tentoi të vrasë gruan me çifte, arrestohet 68-vjeçari 

/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë  Vau i Dejës  pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës  po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin  autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja GjH, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vijojne trazirat ne Turqi pas arrestimit të Imamoğlu

Mos e humb zemrën. Ne nuk do të mposhtemi. Dorë për dore do ta zhdukim këtë goditje, këtë njollë të zezë në demokracinë tonë. Unë qëndroj lart, nuk do të përkulem.Gjithçka do të jetë mirë.” Me këtë deklaratë, kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu, i cili u shkarkua “përkohësisht” nga Ministria e Brendshme pasditen e së dielës, iu drejtua popullit turk, menjëherë pasi një gjykatë caktoi paraburgimin e tij të dielën në mëngjes.

Reagimi i popullatës është dërrmues. Partia e Imamoğlu, socialdemokrate-kemaliste CHP, kishte planifikuar zgjedhjet e brendshme të kandidatit të saj presidencial për këtë të dielë, të cilat tani i ka hapur për anëtarët jopartiakë në dritën e zhvillimeve aktuale, në mënyrë që ata të votojnë simbolikisht Imamoglun në një kuti të posaçme votimi.

Rezultati, radhë të gjata përpara zyrave të partisë CHP në të gjithë Turqinë.

Vështirë se dikush e kishte pritur një nxitim të tillë; në disa pjesë të Stambollit u krijuan radhë të gjata me kilometra dhe bllokime trafiku. Gjendja mes votuesve ishte mjaft luftarake.

Ky është një grusht shteti nga lart,” tha një i moshuar, përpara selisë së partisë CHP në lagjen Üsküdar. “Ne nuk do ta pranojmë këtë”.

Që nga arrestimi i Imamoğlu të mërkurën në mëngjes, Turqia ka qenë në trazira, shumë më tepër se sa pritej më parë. CHP si parti ka kontribuar shumë në këtë.

Në veçanti, lideri i ri i partisë Özgür Özel, i cili fitoi në balotazh kundër liderit të gjatë Kemal Kılıçdaroğlu pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të 2023, ka tejkaluar pritshmëritë e tij ditët e fundit.

Gjysmë milioni në rrugë

Të mërkurën pasdite, ai e zhvendosi selinë e tij nga Ankaraja në Bashkinë e Stambollit në Sarachane, dhe që atëherë ka qenë duke koordinuar protestat kundër arrestimit të İmamoğlu.

Ndërsa disa mijëra persona dolën fillimisht për të protestuar para bashkisë, të mërkurën në mbrëmje, numri u rrit në ditët në vijim.

Natën nga e shtuna në të dielë, rreth gjysmë milioni njerëz thuhet se janë mbledhur në Saraçane në solidaritet me İmamoğlu, edhe pse guvernatori i Stambollit, i emëruar nga Presidenti Erdogan, kishte vendosur një ndalim të përgjithshëm të tubimeve dhe demonstratave në të gjithë qytetin të mërkurën. Nuk ishte e dobishme.

Njerëzit dolën në rrugë jo vetëm para bashkisë, por edhe në shumë pjesë të tjera të qytetit, si dhe në Ankara, Izmir, Antalia, Antakia dhe madje edhe në bastionet e AKP-së, si Konia dhe Sivas.

Özgür Özel dhe Ekrem İmamoğlu, dyshja e re e lidershipit të partisë, ia kanë dalë të heqin CHP-në nga mentaliteti i saj disi i rëndë burokratik dhe t’u japin shumë njerëzve përsëri, shpresën se një Turqi ndryshe nga ajo e Erdoganit është e mundur.

Kjo u reflektua në zgjedhjet lokale të marsit 2024, në të cilat CHP jo vetëm që fitoi sërish Stambollin pas vitit 2019, por pushtoi edhe Ankaranë, Izmir, Bursa dhe të gjitha qytetet e tjera turke me një milion banorë, përveç Konias.

CHP e mbyllur

Krahu i vjetër, më nacionalist i partisë rreth Mansur Yavas, kryetarit të bashkisë së Ankarasë, kontribuon gjithashtu në rezistencën e suksesshme të parties, ndaj sundimit arbitrar të Erdoganit.

Edhe pse Yavas konsiderohet si konkurrent i İmamoğlu brenda partisë, ky krah, i cili ishte përgjegjës për sulmet raciste kundër refugjatëve sirianë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale dy vjet më parë, tashmë i është nënshtruar plotësisht solidaritetit me İmamoğlu.

Pra, për habinë e Erdoganit, partia aktualisht është në gjendje të mobilizojë njerëz që më parë ishin skeptikë ndaj saj.

Ndoshta edhe nën përshtypjen e kësaj rezistence, gjykata të dielën justifikoi paraburgimin e İmamoğlu, me akuzat për korrupsion ndaj tij dhe jo për mbështetjen e tij të pretenduar për një “organizatë terroriste”.

Ajo që tingëllon si një grindje ligjore, mund të ketë implikime të rëndësishme politike.

Pyetja është se kush do ta përfaqësojë İmamoğlu si kryetar bashkie gjatë gjyqit të ardhshëm ose do ta zëvendësojë nëse ai dënohet.

Nëse paraburgimi do të ishte bazuar në akuza për terrorizëm, Erdogan mund të kishte caktuar një administrator shtetëror për Stambollin, siç bëri në shumë qytete në juglindje të populluar nga kurdët.

Megjithatë, nëse ligji zbatohet, një deputet i cili gjithashtu i përket CHP-së do të marrë detyrën në Stamboll. Kjo do të bënte ndryshimin vendimtar për kontrollin politik të qytetit më të rëndësishëm të Turqisë.

CHP-ja tani duhet të provojë se ka pushtet të qëndrueshëm. İmamoğlu tani do të zhduket në burgun e të burgosurve politikë në Silivri, një periferi perëndimore e Stambollit, ku tashmë mbahen Osman Kavala dhe figura të tjera të njohura të opozitës. Gjyqi ndoshta do të zhvillohet edhe në Silivri, në një dhomë të izoluar në ambientet e burgut.

Prokuroria kundër İmamoğlu është Prokurori i Përgjithshëm famëkeq Akin Gürlek, i cili burgosi ​​edhe ish-kryetarin e HDP-së kurde, Selahattin Demirtaş, në vitin 2016. Gürlek madje është përfshirë personalisht në një rast tjetër kundër İmamoğlu, sepse İmamoğlu dyshohet se e ka fyer atë.

Dilema e Erdoganit

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ndodhet tani në një dilemë të rëndë. Mund të supozohet se ai nuk priste protesta kaq masive.

Akuzat për korrupsion dhe terrorizëm kundër İmamoğlu-së janë aq të fabrikuara, saqë edhe shumë mbështetës të Erdoganit nuk besojnë se ka ndonjë të vërtetë në to.

Prandaj, askush nuk e beson Erdoganin se vetëm “gjyqësori i pavarur” po merr masa kundër İmamoğlu, dhe se ai vetë nuk ka asnjë lidhje me të.

Prandaj, mund të ndodhë që përpjekja e tij për të eliminuar Imamoğlu-n, në fund të fundit do t’i rezistojë atij.

Përsa i përket politikës së jashtme, koha e arrestimit të rivalit të tij më popullor mund të jetë zgjedhur me zgjuarsi, por përsa i përket politikës së brendshme, ai ka ndezur folenë e grerëzave.

Duke pasur parasysh krizën ekonomike që ka vazhduar me vite dhe inflacionin mbi 50 për qind, shumë turq janë varfëruar aq shumë, sa tani janë të ngopur me Erdoganin, i cili kishte sjellë bumin e madh ekonomik në vitet 2000.

Nëse Erdogan tërhiqet përballë protestave dhe liron İmamoğlun, ai do të hyjë në skenën politike si një fitimtar i ndritshëm.

Nëse e dënon, do të krijojë një martir që mund të jetë një barrë e rëndë.

Berisha: 11 maji, fundi i Ramës! Shqiptarët i lindin nënat për t’i dalë zot Atdheut

Sali Berisha: Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre. 11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë.