Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjitshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjitshme e RTSH.

Eni Vasili u zgjodh nga votimi i dytë i Këshillit Drejtues të RTSH-së duke marrë shtatë vota. Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar.

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Votimi ditën e enjte

Emrat dhe votat:

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

Votimi i ditës së premte 

Eni Vasili – 7 vota

“Mes Semanit e Vjosës”, zbardhen detajet e projektit – Balluku: Projekt inovator

Gjatë një dëgjese për projektin “Mes Semanit e Vjosës, u prezantuan detajet si dhe masterplani i këtij projekti.

Në fjalën e saj zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme të qarkut të Fierit, përsa i përket pjesës së zhvillimit ekonomik.

“Unë e quaj një zhvillim ekonomik, pasi turizmi është kthyer në sektorin kontributor numër një, në të ardhurat e vendit. Vetëm në vitet e fundit në ekonominë shqipare u futën 5 miliardë euro nga turizmi, duke pasur parasysh që viti u mbyll me 12 milionë vizitorë të huaj. Risia e këtij projekti, kemi mundësinë të dizenojmë një zonë të gjerë bregdetare, duke studiuar infrastrukturën dhe duke dhënë munëdësi për adresimin e të gjithë kërkesave që vijnë nga pushteti vendor, kërkesave që vijnë nga pushteti qendror për shkak të volumeve të vizitorëve që ne planifikojmë në vitet e ardhshme. Ky do të jetë një projekt inovator në të gjitha aspektet. Është shumë më e lehtë të ndërtosh një zonë të re, sesa të sistemosh një zonë që është ndërtuar gabim. Në ditët në vijim, mundësi për të bërë dëgjesa. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të kërkojë nga Bashkia e Fierit, që të krijojë kushtet për të mikpritur një grup arkitektësh së bashku me konsulentët e huaj dhe për të bërë një ëorkshop prej disa ditësh ku do të mbikëqyret i gjithë terreni për të përfunduar këtë projekt. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bazë të programit  të tij për kohezionin ekonomik dhe social do të fillojë të hedhë  hapat e para të ndërtimit në zonë dhe sigurisht hapat e para kanë të bëjnë më ambientet që janë të dedikuara për publikun, duke nisur me shëtitoren prej 21 km, duke vazhduar me molin që përfundon në një pistë ku do të krijohen kushtet dhe për vizitorët që vijnë nga deti, do të krijohen edhe kushtet për ankorimin e anijeve të vogla që mund t’i japin zonës një impakt tjetër, pra jo vetëm turizimi që vjen nga toka por dhe nga deti dhe duke vazhduar me të gjitha ato vende rekreacioni që kanë të bëjnë me moshat e reja, rininë, fëmijët dhe moshat e treta. Potencialet e disponueshme në këtë qark janë nga më ndryshmet, nga potenciali bujqësor, turistik te sektori i nxjerrjes së natës dhe gazit që lidhen me komponente të rëndësishëm ekonomikë.”

Ndërsa, Ceno Klosi, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi në fjalën e tij se ky është një nga projektet më të rëndësishme të qytetit të Fierit, i  gjithë zonës përfshirë gjithë qarkun sepse do të jetë një nga zhvillimet e qytetit, dhe do ta çojë qytetin në një dimension tjetër.

“Fieri ka një bregdet që prej shumë vitesh nuk e ka zhvilluar, por ky projekt do ta transformojë tërërsisht Fierin, ku do të bëjë të mundurqë çdo zhvillim që do bëhet sot e në vijim do jetë sipas një standardi ku do të kemi të mundur që të kemi turizëm elitar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë. Nuk do ketë ndërtime pa kriter deri buzë detit, një breget me natyrë të paprishur si Gjiri i Lalzit, por ky projekt do të  bëhet me masterplan. Transformimi i këtij qyteti nëpërmjet këtij projekti është shumë i shpejtë, sepse ky projekt nuk është thjesht një zhvillim bregdeti, por një zhvillim bregdeti që ka në kurrizin e tij një portë të rëndësishme, që fillon bëhet operative shumë shpejt sic është Aeroporti i Vlorës dhe bëhemi bregdeti i dytë pas Durrësit që e ka madje akoma më afër  se Durrësin një portë kaq të rëndësishme dhe quhemi bregdeti më i kompletuar në Republikën e Shqipërisë.”

Nga ana tjetër Adelina Greca, drejtore në Agjencinë e Planifikimit Kombëtar të Territorit bëri një prezantim teknik të projektit se si do zhvillohet projekti, që është me interes për të gjthë, për bizneset dhe individët.

“Kërkesat tona të zhvillimit nuk janë të reja, ai territor ka pasur një vullnet për ta ndryshuar në kuadër të turizmit, por thjesht më parë koha ka qenë e pamjaftueshme. Pra në planet e asaj kohe flitej  për një vizion zhvillimi të bregdetit të Darëzezës me struktura të shumëllojshme të cilat variojnë nga 2-6 kate, për hotele me lartësi 5-6 kate, por edhe hotele tip apartamentesh 3-4 kate, shtëpi pushimi për fëmijë, të rinj;  kamp ditor për fëmijë, kabina dollape për nevoja ditore; qendër shoqërore, qendër administrative; lojëra, argëtime, qendër tregtare, kulla vrojtimi, pika shërbimi; klube  të ndryshme për argëtim; parqe lojërash, si dhe vende për automjete. Zhvillimi që duam t’i japim Darëzezës shkon këto linja, por me një frymë bashkëkohore, ky është një plan po në të njëjtën frymë i viteve ’80 dhe do të donin ta ndryshonim këtë imazh duke e strukturuar mjaft mirë atë zonë për t’i dhënë gjithë shërbimet  e nevojshme. Strukturat do të jenë miqësore me mjedisin, do të jenë struktura të turizmit, por dhe të agroturizmit e ekoturizmit, transporti do të jetë miqësor me biodiversitetin dhe do tentojmë që energjia të jetë e prodhuar nga energjia e rinovueshme”.

Rruga nënujore lidh Danimarkën me Gjermaninë

Një tunel rekord nën Detin Baltik po ndërtohet midis Danimarkës dhe Gjermanisë. Me një gjatësi prej 18 kilometrash, Fehmarnbelt (Fi-marn- bhelt) do të jetë tuneli më i gjatë i parafabrikuar për rrugë dhe hekurudhë në botë.

90 Segmentet e tunelit po prodhohen në një fabrikë të posaçme në ishullin Lolland (Lol-en) në juglindje të Danimarkës. Secili segment është 217 metra i gjatë dhe peshon mbi 73,000 ton. Segmentet do të vendosen mbi fundin e detit dhe do të bashkohen me një saktësi prej 15 milimetrash sikurse te ishin nje loje LEGO.

Projekti ka një kosto prej rreth 7.4 miliardë eurosh dhe financohet kryesisht nga Danimarka, me mbështetje nga Bashkimi Evropian.

Pas përfundimit në vitin 2029, udhëtimi nga Rødbyhavn (Rhodby-haun) në Puttgarten (put- garden) do të zgjasë vetëm 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Tuneli do të përgjysmojë kohën e udhëtimit mes Kopenhagës dhe Hamburgut nga 5 ore ne 2 ore e gjysme.

Tuneli pritet të përdoret nga më shumë se 12,000 makina dhe 100 trena çdo ditë. Përveç përmirësimit të transportit, ai synon të ulë emetimet e karbonit dhe të promovojë një lëvizje më të gjelbër. Projekti gjithashtu pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Lollandit, një nga rajonet më të varfra të Danimarkës. Banorët vendas e kanë pritur këtë projekt për vite me radhë. Tuneli konsiderohet një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në historinë e Evropës Veriore.

Gjykata Fier le ne burg 3 personat qe u prfshine ne nje perplasje me agjentet e BKH

Rreth orës 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, janë paraqitur Ledian Klaudio Kapllanaj ,dy nipërit e ish – kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, dhe punonjësi i kompanisë “ Shkëlqimi 07” Gerald Kollcaku per tu njohur me masen e sigurise.

Ne deshmine e tyre ne polici ata kane pohuar se nuk e dinin qe personat e kamufluar ishin agjente te BKH- se ne te kundert nuk do te silleshin ne kete menyre.

Trupi gjykues perbehej nga gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndersa mbi te tre keta shtetas rendon akuza “ Goditja per shkak te detyres” Ne fund te seances gjyqesore trupi gjykues ka vendosur masen e sigurise arrest me burg per te 3 te arrestuarit

Gjykata Fier lë në b*rg 29-vjeçaren e perfshire ne pl*gosjen me a*me te ish bashkeshortit

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Belulin, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi” në Fier.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.

Melisa Beluli u shpall në kërkim pas incidentit, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte edhe një fëmijë.

Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe tashmë është transferuar në burgun e Pogradecit.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Rama:“Kamera inteligjente në të gjitha rrugët”/Do ju vijë fotoja duke buzëqeshur nga adrenalina kur të jeni me shpejtësi

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar vizionin për një kontroll të avancuar të territorit dhe zbatimin e teknologjisë më të fundit në funksion të sigurisë dhe shërbimeve publike.

Gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, Rama njoftoi nisjen e programit të qyteteve të zgjuara, me një rrjet kamerash inteligjente që do përfshijë rrugët kryesore të vendit.

“Këtë vit do të fillojë zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente fillimisht në qendrat e qarqeve. Do të kemi një kontroll absolut mbi territorin, i cili do përfitojë nga fuqia e inteligjencës artificiale,” deklaroi kryeministri.

Sipas tij, teknologjia do të mundësojë zëvendësimin e pranisë fizike të policisë në rrugë, duke i dhënë kësaj të fundit një rol reaktiv dhe të përqendruar në ndërhyrje, vetëm kur është e nevojshme.

“Falë IA, do të largohet prania konstante e policëve nga rrugët. Policia do ndërhyjë vetëm kur është realisht e nevojshme, jo të ndjekë shkelësit që nuk janë evidentë,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se sistemi do të mundësojë monitorimin në kohë reale të shkeljeve të qarkullimit rrugor, me dërgimin automatik të provave dhe gjobave tek drejtuesit e mjeteve.

“Në kohë reale do të vijë fotoja duke buzëqeshur, ndërsa je duke ecur më shpejt se duhet, me një këshillë për të ulur shpejtësinë, vendin ku do paguash gjobën dhe foton sigurisht,” tha me ironi Rama, duke nënvizuar se projekti synon rritjen e sigurisë dhe efikasitetit.

SPAK: Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë sulmuar ne FIER gjatë kryerjes së detyrës

Reagim i SPAK:

Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.

Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.

Të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.

SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sherri me agjentët e BKH ne FIER, identifikohen të afërmit e Agron Kapllanajt që u përplasën me zyrtarët gjatë hetimit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier ku hetuesit e BKH u përplasën me të afërmit e ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj. Mesohet se janë arrestuar 3 persona, ndërsa sipas policisë, BKH dhe operacionalja ka qene në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm të Agron Kapllanajt.
Emrat:

Ledjan Kapllanaj – nipi i Agron Kapllanaj

Klaudio Kapllanaj – nipi i Agron Kapllanaj

Gerald Kollçaku