Ministri i Mbrojtjes ne Kanine -Zjarrvënie e qëllimshme

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka vizituar sot nga afër zonat e përfshira nga flakët në Shashicë dhe Kaninë, ku prej ditësh vijon lufta për shuarjen e zjarreve. Në terren, ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, dhe kryeplaku i fshatit. Gjatë komunikimit me ta, ministri deklaroi se “kjo është zjarrvënie e qëllimshme dhe e papranueshme”, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ndërhyrje të shpejtë.

Përpos forcave tokësore, operacionit të sotëm iu bashkuan edhe avionët “Canadair”, që po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Era e fortë dhe temperaturat e larta po e bëjnë më të vështirë situatën në terren.

Ministri Vengu kërkoi përforcim të bashkëpunimit mes strukturave të mbrojtjes civile, Forcave të Armatosura, bashkive dhe komunitetit lokal për të mbrojtur zonat e banuara dhe pasuritë natyrore. Ai theksoi se ndërhyrja e koordinuar është thelbësore për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës

Fier/ Si u zbulua vr*sja e 56 vjecarit nga vajza e tij

Makabriteti në Frashër të Fierit: Vajza mbyt të atin me tel, i dashuri dhe e ëma ndihmojnë në krim

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e rëndë që ndodhi në Frashër të Fierit, ku një 26-vjeçare dyshohet se ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama, me ndihmën e të ëmës dhe një bashkëpunëtori, me të cilin dyshohet se kishte lidhje intime.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes. Vajza fillimisht e ka goditur të atin në organet gjenitale, duke e rrëzuar në tokë. Më pas, Çlirim Dogani – nje 56 vjecar nga fshati Arapaj Roskovec dhe personi me të cilin 26-vjeçarja dyshohet se kishte një raport intim – e ka mbajtur viktimën nga duart, ndërsa vajza e mbyti me tel.

Dyshohet gjithashtu se janë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse në këtë akt të dhunshëm. Nëna e 26-vjeçares nuk ka qëndruar jashtë ngjarjes – ajo dyshohet se ka ndihmuar për të fshehur gjurmët, duke pastruar trupin e pajetë të bashkëshortit.

Zbulimi i krimit erdhi falë përgjimeve telefonike pas ngjarjes, ku autorja ka komunikuar me Doganin, tashmë të identifikuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Ky i fundit është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Policia dhe Prokuroria e Fierit po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë motivet dhe rolin e secilit në këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Katër zyrtarë nën hetim në Fier, dy në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ndikim të paligjshëm

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nën drejtimin e gjyqtares Aurora Tusha, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.Seanca e sotme eshte zhvilluar me dyer të mbyllura ku ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave nën hetim për vepra penale që lidhen me shpërdorimin e funksioneve publike.

Personat A. H. dhe V. Ç. do të vijojnë të mbahen në “arrest shtëpie”, ndërsa A. C. dhe M. D. janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike. Gjykata ka revokuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” për M. D., ndërkohë që V. Ç. i është hequr pezullimi nga detyra, por mbetet në “arrest shtëpie”.

Vendimi u shpall më 26 korrik 2025 dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh. Personat janë nën hetim për shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndërhyrje të paligjshme në vendimmarrje zyrtare.

Shqipëria po përballet me një valë zjarresh në të gjithë territorin

Shqipëria po përballet me një valë të përhapur zjarresh në të gjithë territorin, ku deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra, nga të cilat 17 janë ende aktive, ndërsa 9 janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 634 forca bashkiake, 284 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 36 mjete zjarrfikëse.

Zonat më të prekura përfshijnë:

  • Qarku Dibër: Vatra aktive në Parkun Kombëtar të Lurës, Zall Gjoçaj dhe Livadhet e Peladhisë. Ndihmë ajrore është kërkuar për zonat më të vështira.
  • Qarku Vlorë: Flakët vazhdojnë në Dukat, Kalasë (Delvinë), Ploç, Sevaster dhe Markat (Konispol). Për shkak të erës dhe municioneve luftarake në terren, ndërhyrja në disa zona është e kufizuar.
  • Qarku Elbasan: Aktivitet i lartë në Shmil (Dritas), pyjet e Gurakuqit (Librazhd), dhe në Gramsh. Puna po vijon me mbështetje të FA dhe forcave vendore.
  • Qarku Lezhë: Zjarri në Shkopet përhapet drejt Mirditës dhe Matit. Janë angazhuar mbi 80 forca dhe dy helikopterë hungarezë kanë realizuar mbi 30 ndërhyrje ajrore.
  • Qarku Korçë: Vatra të reja në Dishnicë (Bulgarec), Trestenik (Devoll), Strelcë (Maliq) dhe Kriçkovë (Pogradec).
  • Qarku Berat: Zjarre në Muzhakë (Skrapar), Konisbaltë (Dimal/Berat), Lybeshë dhe Zgërbon (Poliçan). Situata kryesisht nën kontroll.
  • Qarku Gjirokastër: Zjarre në zonën e Skërficës dhe në fshatin Levan (Memaliaj). Rreziku për zonat e banuara është i ulët për momentin.
  • Qarku Kukës: Vatra në Grykën e Motinës mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve. Terreni malor vështirëson ndërhyrjen.

Autoritetet lokale dhe emergjencat civile vijojnë të ndjekin situatën në kohë reale, ndërsa paralajmërojnë rrezik të shtuar për shkak të temperaturave të larta dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Fier – Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa ndërhyrje dhe veprime procedurale të kryera së fundmi nga strukturat e saj, që kanë çuar në arrestime në flagrancë, nisje procedimesh penale dhe shpallje në kërkim të disa shtetasve.

Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

  • E. H., 46 vjeç, banues në Lushnjë;
  • R. Ç., 28 vjeç, banues në Lushnjë;
  • R. L., 66 vjeç, banues në Fier;

Të tre u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, duke rrezikuar sigurinë rrugore.

Mashtrim dhe kundërshtim ndaj punonjësve të Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

  • Nisën procedim penal ndaj E. P., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një shumë parash me pretendimin se do t’i sillte dy automjete nga jashtë vendit.
  • Proceduan penalisht E. K., 25 vjeç, nga Zharrëza, pasi ka kundërshtuar patrullën e përgjithshme dhe ka refuzuar të heqë mjetin e tij nga trotuari, duke penguar punën e policisë.
  • Shpallën në kërkim S. B. (36 vjeç), A. B. (21 vjeç) dhe E. G. (26 vjeç), të gjithë nga Fieri. Ata akuzohen se janë konfliktuar për motive të dobëta me një 33-vjeçar, e kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë marrë çantën personale. Punohet për kapjen e tyre.

Lëndë narkotike në posedim

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan në Prokurori materialet për E. G., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia e Fierit vijon punën për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri përmes numrit 112 apo aplikacionit Komisariati Dixhital, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Fier – Arrestohet 64-vjeçari që shkaktoi zjarrin që dogji 225 rrënjë ulliri

Fier

Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrëvënies në fshatin Frakull të Vogël.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera procedurale, të kryera menjëherë pas njoftimit për vatër zjarri në fshatin Frakull e Vogël, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 64 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël.

Nga hetimet dyshohet se si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në tokën e tij, për djegien e mbeturinave, janë djegur 225 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre me qëllim apo nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Shqiptari arratiset nga burgu,nuk do ndiqet penalisht

A bëhet përgjegjës penalisht një i burgosur për thyerje të burgut apo për arratisje?Javën e kaluar, një shqiptar 23-vjeçar arriti të arratisej gjatë një transporti të të burgosurve në Baden.

Ndërkohë ai është kapur sërish – por ligjërisht, arratisja nuk ka pasoja, për aq kohë sa nuk ka përdorur dhunë, nuk ka shkatërruar asgjë dhe nuk ka korruptuar askënd.Sipas policisë kantonale të Aargaut, aktualisht nuk dihen shkelje ligjore të lidhura me këtë arratisje.

Në Zvicër, arratisja nga burgu vetë nuk konsiderohet si vepër penale. Arsyeja është e thjeshtë: “Vetë-favorizimi nuk është i dënueshëm”, shpjegon Marc Jean-Richard, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Cyrihut. Pas kësaj qëndron një parim i rëndësishëm.

Mosndëshkueshmëria e vetë-favorizimit – pra e drejta për të vepruar në interesin tënd kur je në dyshim – mbështetet në një parim qendror të shtetit të së drejtës.

“Askush nuk është i detyruar ta ngarkojë veten me faj”, thotë Jean-Richard. Ky i ashtuquajtur “parimi Nemo Tenetur” ka një rëndësi të madhe në të drejtën penale dhe atë procedurale. Me fjalë të tjera: dëshira për liri konsiderohet si një instinkt njerëzor dhe për këtë arsye nuk është e dënueshme.Autoritetet kanë të drejtë të përdorin forcën për të siguruar që dikush ta vuajë dënimin – por një i burgosur nuk është i detyruar të bashkëpunojë. Nëse një i burgosur nuk ndihmon apo arratiset, kjo nuk është vepër penale, shpjegon profesori i së drejtës penale Jean-Richard.
“Vetëm rrethanat shoqëruese të arratisjes – si dhuna apo kërcënimi – si dhe ndihma nga persona të tretë, mund të jenë të dënueshme”.
Por edhe këtu ka përjashtime: “Nëse ndihmësi i arratisjes ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të arratisurin, atëherë privilegji i vetë-favorizimit zgjerohet edhe për të,” thotë Jean-Richard.
Jo vetëm në Zvicër arratisja e quajtur “walk-away” nuk është vepër penale: Gjermania, Austria, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Meksika.

Në këto vende vlejnë gjithashtu parimet e instinktit njerëzor për liri – me kusht që nuk ka dhunë, dëmtime pronësore apo vepra të tjera penale. Në Suedi, megjithatë, arratisja mund të çojë në shtyrjen e lirimit me kusht. Ndryshe nga Zvicra, në këto vende ndihma për arratisje është gjithmonë e dënueshme – dhe mund të dënohet me deri në tre vjet burg.
Në SHBA situata është krejt tjetër: arratisja nga burgu është vepër penale më vete – pa marrë parasysh nëse ndodh me dhunë apo pa dëmtime. Një përpjekje për arratisje mund të sjellë deri në pesë vjet burg. Edhe ndihma për arratisje dënohet me deri në pesë vjet.

Kush eshte bashkëpunëtori i 26-vjeçares nga FIERI që dyshohet se ndihmoi ne vr*sjen e babait te saj

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Çlirim Dogani, 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me Emanilda Rama, në vrasjen e babait të saj nëpërmjet mbytjes me tel, si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.