Ra gjatë punës nga porta që po saldonte, ndërron jetë 68-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Sopës të bashkisë Divjakë, ku një burrë 68-vjeçar humbi jetën teksa po kryente punime saldimi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Fierit, shtetasi T. K., 68 vjeç, u rrëzua nga një lartësi ndërsa po saldonte një portë metalike në pronën e një banori të zonës, shtetasit V. K.. Nga rënia ai pësoi dëmtime të rënda dhe, megjithë ndërhyrjen e stafit mjekësor në spital, nuk mundi të mbijetojë.

Në lidhje me ngjarjen, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila pritet të vlerësojë rrethanat e aksidentit dhe të përcaktojë nëse ka pasur shkelje të standardeve të sigurisë në punë.

Aksione të Policisë në Fier, Lushnjë,Mallakastër: Arrestime për dh*në ne familje dhe një viktimë aksidentale në punë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 73 vjeç, banues në Roskovec, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 55 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja S. U., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Për pasojë është dëmtuar 1 pasagjer në automjet dhe drejtuesi i motomjetit, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kapën shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në fshatin Bulo, Gjirokastër, i cili ishte i shpallur në kërkim nga DVP Gjiroksatër, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Stacionit të Policisë Dropull, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 21 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sa eshte borxhi publik qe ka Shqipëria?

Borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke zbritur në 14.1 miliardë euro, nga 14.2 miliardë euro që ishte në fillim të vitit. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Financave, kjo përfaqëson një tkurrje prej 0.3% në totalin e detyrimeve të shtetit.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), borxhi publik përbën aktualisht 54.02%, niveli më i ulët që prej vitit 2015. Kryesisht, kjo rënie i atribuohet borxhit të brendshëm, ndërsa borxhi i jashtëm vazhdon të rritet në përqindje ndaj PBB-së.

Sipas të dhënave, nga totali i borxhit, 7.8 miliardë euro janë marrë nga tregu vendas në monedhën kombëtare, ndërsa 6.2 miliardë euro janë borxh i huaj, kryesisht në euro.

Faktorët që kanë ndikuar në uljen e kostos së borxhit përfshijnë zhvlerësimin e euros dhe mbiçmimin e lekut, të cilat kanë bërë që këstet dhe interesat e borxhit të jenë më të lehta për buxhetin e shtetit.

Qeveria shqiptare parashikon që kjo trajektore rënëse të vijojë edhe në vitet në vijim. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të ulet në rreth 55.8% në vitin 2025, në 55% në 2026, dhe të arrijë 48.5% deri në vitin 2031.

Ekspertët e financave vlerësojnë se ulja graduale e borxhit publik është një sinjal pozitiv për stabilitetin makroekonomik të vendit, por theksojnë nevojën për vazhdimësi në reformat fiskale dhe përmirësim të të ardhurave buxhetore.

Situata aktuale e borxhit publik të Shqipërisë (Prill–Qershor 2025):

  • Stoku total i borxhit publik:
    🔹 14.1 miliardë euro, me një rënie prej 0.3% krahasuar me tremujorin e parë (14.2 miliardë euro).
  • Borxhi në përqindje ndaj PBB-së:
    🔹 54.02%, niveli më i ulët që prej vitit 2015.
  • Struktura e borxhit:
    🔹 7.8 miliardë euro borxh i brendshëm (në lekë)
    🔹 6.2 miliardë euro borxh i jashtëm (kryesisht në euro)
  • Arsyet e rënies:
    ✅ Zhvlerësimi i euros
    ✅ Mbiçmimi i lekut
    ✅ Ulje e kostove të shërbimit të borxhit (interesa dhe këste më të lira)

📉 

Projeksione për të ardhmen:

  • 2025: parashikohet të jetë rreth 55.8% e PBB-së
  • 2026: do të bjerë në rreth 55%
  • 2031: synohet të arrijë 48.5%

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mesditen e sotme në autosatradën Fier -Vlorë.


Një motomjet teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar.Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Krimet zgjedhore, kreu i SPAK Altin Dumani .193 materiale të administruara

Krimi zgjedhor është në fokus të një takimi ‘of record’ që kryeprokurori Altin Dumani po zhvillon me gazetarët këtë të enjte.Strategjia ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Lidhur me statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush 193 materiale të administruara, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët. Kallëzime nga persona juridikë 16 materiale Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale. Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale”, u shpreh Dumani.

“Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori. Gjej rastin të falënderoj prokurorët që kanë kryer çdo veprim të mundshëm. Tipologjia e kallëzimeve nga subjektet politike, një nga këto ka qenë shpërdorimi i asfaltit elektoral”, tha kreu i SPAK.Të gjitha kallëzimet janë verifikuar dhe nuk janë kundërshtuar në gjykatë kur janë mosfilluar. Publikimet në kundërshtim me ligjin, përdorimi i administratës, kallëzimet kanë qenë thjesht vetëm formale dhe nuk kanë plotësuar elementët”, është shprehur Dumani.

10 Qytetet me te shtrenjta ne Bote

Singapori ruajti vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë në nivel global për individët me pasuri të lartë neto (HNWI) për të tretin vit radhazi, sipas Raportit Global të Pasurisë dhe Stilit të Jetës 2025 nga banka zvicerane Julius Baer.

Raporti bazohet në Indeksin e Stilit të Jetës të Julius Baer, i cili shqyrton koston relative të një shporte prej 20 mallrash dhe shërbimesh që konsumatorët e pasur në 25 qytete të mëdha në nivel global blejnë dhe përdorin, të tilla si makina, bizhuteri, avokatë dhe shkolla private.

Edicioni i gjashtë i raportit vjetor të bankës vjen mes pasigurisë ekonomike globale, tensioneve në rritje gjeopolitike dhe një ngadalësimi të shpenzimeve të konsumatorëve.

Mbledhja e të dhënave për këtë studim u përfundua përpara se administrata amerikane të shpallte planet e saj tarifore, kështu që trazirat pasuese të tregut nuk u morën parasysh në shifrat e këtij viti, sipas raportit.

Vlen të përmendet se raporti regjistroi një rënie prej 2% në terma të dollarit amerikan për koston e një stili jetese me vlerë të lartë neto. Kjo është e rëndësishme sepse “historikisht, çmimet e konsumit të nivelit të lartë janë rritur me dyfishin e shkallës së çmimeve mesatare të konsumit”, tha raporti.

Raporti shtoi se një rënie prej më shumë se një pikë përqindjeje nënvizon vështirësitë me të cilat përballet sektori i nivelit të lartë. “Një nga faktorët kryesorë të kësaj ishte rënia e çmimit të teknologjisë, i cili ka rënë në të gjitha rajonet.”

Në të kundërt, çmimi për fluturimet e klasit biznes dhe orët u rrit ndjeshëm me 18.2% dhe 5.6%, përkatësisht, gjatë vitit të kaluar, sipas raportit.

Shpenzimet u rritën globalisht midis personave me të ardhura të larta që u anketuan për studimin, megjithëse në një masë më të vogël se vitet e kaluara. Europa tregoi rritjen më të ngadaltë krahasuar me Lindjen e Mesme, Amerikën Latine, Amerikën e Veriut dhe rajonet e Azi-Paqësorit.

Këtë vit, Evropa përbënte pesë nga dhjetë vendet më të kushtueshme për të jetuar personat me të ardhura të larta neto, me Londrën që kryeson grupin, duke u renditur e dyta në nivel global. Londra ka qenë vazhdimisht një performuese e fortë në indeks.

Ndërkohë, Dubai bëri një kërcim të madh në vendin e shtatë nga vendi i 12-të vitin e kaluar, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të pronave, makinave dhe shampanjës, vuri në dukje raporti.

Nga ana tjetër, Shangai ra në pozicionin e gjashtë nga i katërti, një rënie e ndjeshme nga renditja e tij më e lartë në vitin 2022. Dhe, veçanërisht, kishte vetëm një qytet amerikan – Nju Jorku – në dhjetëshen e parë në listë.

Rajoni i Azi-Paqësorit kryesoi renditjen, me Singaporin dhe Hong Kongun që renditeshin në dy nga tre pozicionet e para për qytetet më të shtrenjta.

10 qytetet më të shtrenjta për individët me pasuri të lartë neto në nivel global:

·        Singapori

·        Londra

·        Hong Kongu

·        Monako

·        Zyrihu

·        Shanghai

·        Dubai

·        Nju Jorku

·        Parisi

·        Milano

BE: Nga 12 tetori rregulla të reja udhëtimi në zonën Schengen 

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, që i jep fund vendosjes së vulave në pasaporta, nis zbatimin në 12 tetor. I njohur si Sistem i Hyrje/Daljes (EES) ai ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty pasi disa shtete nuk ishin të gatshme ta zbatonin. Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin 2025 si datë për nisjen e operacioneve për zbatimin e sistemit tw ri. Nga 12 tetori e tutje, nis gradualisht zbatimi në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane, për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.

Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen në BE, por edhe vende të tjera si Zvicra, Norvegjia, Islanda e Lihtenshtajni, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

EES-ja do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara. Sipas sistemit të ri, udhëtarëve do t’u mblidhen të dhënat personale dhe biometrike – fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve. Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë. Komisioni Evropian tha se për udhëtarët do të ketë fushata informuese në aeroporte dhe në pikëkalime kufitare në mbarë BE-në para se të nisë zbatimi i sistemit. Sipas tij, periudha gjashtëmujore, sa është vendosur koha për përshtatjen me këtë sistem, është kohë e mjaftueshme për shtetet anëtare, udhëtarët dhe bizneset që të përshtaten me sistemin e ri.

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve ne BUJQESI -2025

Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për sektorin bujqësor hapen sot duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve, njoftoi në rrjetet e saj sociale Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Sipas Denaj, kjo skemë ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë dhe fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agroushqimor, duke siguruar gjithashtu përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore.

“Për më tepër, ajo synon realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për eksportimin e 1 miliard eurove produkte bujqësore deri në 2030-ën.

Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thekson Ministrja Denaj.

Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Ministrja sqaron në postimin e saj, se aplikantët mund të përfitojnë nga disa masa mbështetjeje, duke i mundësuar kështu të krijojnë një plan të qëndrueshëm dhe tërësor për zhvillimin e fermave të tyre.

Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron 9 masa mbështetëse:

-ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve,

-luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës;

-mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta;

-rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese;

-sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta;

-ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë;

-mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale;

-pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri;

-investime në agroturizëm;

-koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë.

Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë.

Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.