Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”,-shkruan Berisha.

Rama apel diasporës: Janë dhe 36 mijë zarfe pa dorëzuar. Mos prisni që të vijnë t’ia u marrin, çojini te DHL

Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel për diasporën shqiptare, duke kërkuar dorëzimin e zarfeve të votimit.

Rama ka përmbledhur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri tani, duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por edhe shqetësim për numrin e madh të zarfeve të pa dorëzuara, veçanërisht në Greqi, ku konfuzioni i shkaktuar nga kompania shpërndarëse ka ndikuar negativisht.

Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi historik dhe u bëri thirrje shqiptarëve në Itali, Greqi, Gjermani, Amerikë dhe Britani të dorëzojnë zarfet brenda afatit të caktuar.

“Jam duke u nisur ne Fushë-Krujë, por ndërkohë po shikoj të dhënat e zarfeve të dorëzuar në KQZ. Jemi në një situatë ku është vërtetë inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim më një sërë vendesh të tjera.

Por si hera e parë duhet të jetë shumë më e lartë besoj unë. Dhe kështu do ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye më 74%, forca se janë edhe 21 mijë zarfa pa u dorëzuar. Do iu thoja shqiptarëve të Greqisë, që janë më mbrapa të gjithëve, jo për fajin e tyre, por nga konfuzioni që shkaktoi kompania që shpërndan zarfet.

Forca, forca, forca se janë dhe 36 mijë zarfe të pa dorëzuar, por ka akoma kohë dhe mos pritni që të vijnë t’ia u marrin zarfet, por çojini në pikën përkatëse të DHL-së.

Nga Gjermani 72%, por janë ende 7 mijë të pa dorëzuar. Amerika shumë mbresëlënëse, 70%, por janë ende 5500 të pa dorëzuar. Britania pak më e ulët me 59%, më 7 mijë të pa dorëzuara dhe të tjerat në total kanë një shifër 88%. Rezultojnë të jenë 15 mijë të dorëzuar nga 17 mijë të shpërndara, por janë edhe 1300 e ca që janë në duar e njerëzve ende.

Ndaj ju lutem të ecim sa më shpejt, sepse është një mundësi historike dhe do të ishte vërtetë gjynah që pasi keni bërë mundimin për regjistrim, të mos bënë mundimin për dorëzimin.

Deri tani jemi në 65%, fluksi vazhdon të jetë i lartë, por ditët po shkurtohen.

Deri të premten gjithçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, forca, forca për Shqipërinë në BE dhe pasaportën europiane të të gjithë shqiptarëve, por kryesisht për statusin e ri të shqiptarëve në botë, duke qenë status i barabartë me qytetarët europianë”, shprehet Rama.

4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve: Votoni pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjedhësit që të votojnë pa frikë.

Arrestohet 21-vjeçarja, g*diti me mjete të forta çiftin e bashkëshortëve

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:

  1. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë).

Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

India sulmon me raketa Pakistanin, vriten 26 civilë

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur pas përleshjeve të ditëve të fundit lidhur me sulmin në rajonin e Kashmirit. Qeveria indiane tha se kishte nisur një operacion me raketa kundër nëntë objektivave terroriste në pjesën e Kashmirit të kontrolluar të kontrolluar nga Islamabadi, duke dëmtuar 4 xhami dhe një klinikë.

Sipas La Repubblica, të paktën 26 civilë janë vrarë dhe 46 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë indiane si edhe nga shkëmbimet e zjarrit midis dy ushtrive. Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze Ahmed Chaudhry, tha se 13 civilë, përfshirë dy vajza 3-vjeçare, u vranë në një xhami në Bahaëalpur, Punjab pakistanez, për të cilën inteligjenca indiane tha se ishte e lidhur me grupe të armatosura në Kashmir.

India tha se kishte goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e turistëve më 22 prill në Pahalgam, në Kashmirin e kontrolluar nga India. Nju Delhi akuzon Pakistanin për mbështetjen e sulmit në Pahalgam, gjë të cilën Islamabadi e mohon.

Berisha: Me 11 Maj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë ftohen në vendimin e historik

FJALA E BERISHES

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Beratit, Kuçovë, Skraparit, Dimalit, të të gjithë këtij qarku, në këtë shesh, kudo që jeni në Berat, në Shqipëri dhe në diasporë.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për mbështetjen tuaj, për energjinë, entuziazmin, optimizmin që ju i dhatë kësaj fushate.

Për shpresën që mbollët çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë anembanë Beratit.

Për optimizmin tuaj, besimin e madh tek fitorja e thellë e 11 Majit, fitorja juaj, fitorja e çdo qytetari shqiptar, fitorja e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

I dashur zoti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, aleat i PD që në themelimin e saj.

I dashur zofi Filip Grifin, mik i shquar i PD, përfaqësues i kryestrategut të fitores më të madhe, më të jashtëzakonshme në historinë elektorale të botës, Chris LaCivita, fitores së presidentit Donald Trump.

I dashur zoti Eno Bozdo, udhëheqës politik i PD dhe ASHM për qarkun e Beratit.

Të dashur kryetarë të degëve të PD.

Të nderuar kandidate dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë të qarkut të Beratit, përfaqësues dinjitozë të qytetarëve të këtij qarku, krenari e vërtetë për PD, por krenari edhe për Beratin dhe Shqipërinë.

Miqtë e mi, e diela është nesër.

Në duart tona është më afër se kurrë, më e sigurt se kurrë, fitorja e shumëpritur, fitorja e merituar. Fitorja e çdo opozitari dhe çdo shqiptari që ndjen në dejet e tij gjak shqiptari.

Me 11 Maj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë ftohen në vendimin e tyre historik, në vendimin e tyre ndoshta vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, për t’u ndarë me një të keqe të madhe, që në mënyrën më të pamerituar i varfëroi ata nga viti në vit, 12 vite me radhë.

Që në mënyrën më të pamerituar dhe jashtë çdo imagjinate, la klasat e shkollave tona pa nxënës. Shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh, të moshuarit në vetmi të thellë dhe të frikshme.

Asnjë shqiptar, kurrë nuk mund të imagjinonte një Shqipëri të tillë në vite lirie. Po kjo Shqipëri sot është një realitet.

Është një realitet, sirenat e të cilit bien për çdo shqiptar, ta shpëtojmë këtë vend, ta ndalim këtë të keqe me vetëdijen tonë, me përgjegjësinë tonë, me atdhetarinë tonë si shqiptarë.

Miq, vetëm javët e fundit po të marrësh lajmet janë aq të trishta, aq të zymta për ne si komb, më të zymta se për çdo komb tjetër që nuk është në luftë.

Njoftohet se ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit.

Njoftohet se ne, prej kaq vitesh, kemi shumë më tepër vdekje se sa lindje.

Dje isha në Mat, një rreth i madh, jo i vogël, një rreth me pasuri përrallore, 13 lindje kishte pasur në një vit.

Imagjinoni. Kjo kudo. Një boshatisje. Një zbrazje.

Ndaj dhe 11 Maji nuk është një ditë për partitë, është një ditë për çdo qytetar që pranon përgjegjësinë që ka ndaj vetes së tij, familjes së tij, ndaj Berastit dhe Shqipërisë.

Pra pranon përgjegjësinë qytetare, pranon përgjegjësinë kombëtare.

Kështu që unë kam besimin më të madh se shqiptarët presin me padurim këtë ditë për të qenë në lartësinë, në orën e mençurisë së tyre, në orën e dashurisë së tyre për familjen, për Beratin dhe kombin.

Në orën e përgjegjësisë së tyre para atyre që nuk janë dhe atyre që do jenë, për të përmbushur detyrimet tona.

Miq, Tomasi ishte këtu në këtë platformë zëri i të rinjve shqiptarë, nga të cilët këto 10 vite, 620 mijë, me statistikën evropiane, kanë ikur vetëm në vendet evropiane.

Pra, shtrohet një alternativë shumë e rëndë para nesh: do kemi ne si komb rini apo do mbetemi krejtësisht pa rini.

Kjo në fakt është alternativa të jesh apo të mos jesh.

Kjo në fakt është alternativa para të cilës kombi nuk ka qenë ndonjëherë në të gjithë ekzistencën e tij.

Por unë besoj se të gjithë ne, se shqiptarët kësaj alternative do i përgjigjen me një besim të fuqishëm te Shqipëria dhe te ardhmja.

Unë dua të siguroj Tomasin se qëllimi më madhor i programit të PD, i programit të opozitës shqiptare, është të sjellë kombin në rininë e tij. Të sjellë kombin shqiptar në moshën e rinisë.

Dhe kjo në njëfarë mënyre duke parë realitetin, të duket se është njëlloj si të shpallësh se do kalosh detin në këmbë.

Por jo, nuk është ashtu.

Ju i shihni sheshet mbushen. Ju e shihni se energjia, entuziazmi shpërthen në katër anët.

Kjo është shpresa e pashuar e shqiptarëve se kombit do rikthehet në rininë e vet, se kombi do kthehet në të ardhmen e vet.

Ndaj dhe unë këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson.

Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.

Kjo do të thotë se çdo universitet, publik apo privat, do lidhë marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do përfitojë mbështetje për të gjithë praktikën që do ofrojë për studentët dhe të diplomuarit që ndjekin këto praktika.

Rritja ekonomike e Eurozonës ngadalësohet në prill, shërbimet drejt stanjacionit

Ekonomia e Eurozonës vazhdoi të zgjerohej në prill, por me një ritëm më të ngadaltë.Ekonomia e Eurozonës vazhdoi të zgjerohej në prill, por me një ritëm më të ngadaltë, ndërsa kërkesa u dobësua dhe sektori dominues i shërbimeve pothuajse ngeci, duke sugjeruar se rimëkëmbja e rajonit mbetet e brishtë.

Indeksi i Përbërë i Prodhimit PMI i Eurozonës HCOB, i përpiluar nga S&P Global, ra në 50.4 nga 50.9 në mars. Leximi ishte vetëm pak mbi nivelin 50 që ndan rritjen nga tkurrja.

“Rritja ekonomike e Eurozonës u ngadalësua në fillim të tremujorit të dytë, pas një rritjeje në tre muajt e parë të vitit. Sektori i shërbimeve, praktikisht ngeci në prill”, tha Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank.

PMI i shërbimeve ra në 50.1 nga 51.0 në mars, leximi më i ulët në pesë muaj dhe shumë pak mbi pragun neutral.

Ndërkohë, optimizmi midis firmave të shërbimeve u dobësua dhe indeksi i pritshmërive të biznesit ra në 55.1 nga 57.8, nivel i ulët që nuk është parë që nga fundi i vitit 2022.

Kërkesa e përgjithshme ra për të 11-tin muaj radhazi dhe me një ritëm pak më të shpejtë se në mars, me prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve që raportuan shitje më të dobëta. Indeksi i bizneseve të reja ra në 49.1 nga 49.5.

Porositë e eksportit gjithashtu ranë, megjithëse me ritmin më të ngadaltë në gati tre vjet.

Bizneset duhej të mbështeteshin në përfundimin e punëve të prapambetura për të ruajtur nivelet e aktivitetit, me porositë e pazgjidhura që u ulën për të 25-in muaj radhazi.

Pavarësisht rritjes së ngadaltë, punësimi në të gjithë bllokun u rrit për të dytin muaj, megjithëse rritja ishte e kufizuar në sektorin e shërbimeve.

Firmat prodhuese shkurtuan vendet e punës për të 23-in muaj radhazi.

Anketa tregoi ndryshime të konsiderueshme në të gjithë zonën e euros. Irlanda kryesoi rritjen me një PMI 54.0, megjithëse kjo shënoi një nivel të ulët dy-mujor. Spanja pasoi me 52.5, ndërsa Italia regjistroi 52.1, një nivel rekord në 11 muaj.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, mezi u zgjerua me një lexim 50.1, ndërsa Franca mbeti në tkurrje në 47.8.

Në frontin e inflacionit, të dhënat e prillit zbuluan një ftohje të mëtejshme, si në inflacionin e kostos së inputeve ashtu edhe në atë të tarifave të prodhimit, me presionet e kostos së inputeve që u lehtësuan në nivelin më të ulët në pesë muaj.

“Inflacioni ka rënë për çmimet e shitjes dhe ka vazhduar të ketë një tendencë në rënie. Shumë anëtarë të Bankës Qendrore Europiane kanë lënë të kuptohet një ulje tjetër të normës së interesit në qershor, dhe këto shifra të fundit duket se mbështesin qëndrimin e tyre”, tha de la Rubia. 

Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka siguruar shumicën në një votim parlamentar në Bundestag, për t’u bërë zyrtarisht Kancelar. Merz siguroi 325 vota.

Votimi i dytë erdhi pas atij të parit të ndodhur të martën paradite, kur Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.

Dështimi i Merz që të zgjidhej që në raundin e parë të votimit është parë si i pashembullt në historinë moderne gjermane. Koalicioni i tij me Social Demokratët fillimisht u vlerësua si i mjaftueshëm sa i takon numrave në parlament që në fillim, por 18 deputetë të majtë nuk u pajtuan gjatë raundit të parë.

Në orët pas votimit mbizotëronte një atmosferë konfuzioni në Bundestag. Sipas Kushtetutës së Gjermanisë, nuk ka kufi për numrin e votave që mund të merren, por në praktikë, një tjetër humbje për Merzin do të kishte shkaktuar dhimbje koke për Kristiandemokratët e tij, partinë e saj simotër, Bashkimin Kristian Social dhe partnerin e tyre Socialdemokratët.

Asnjë kandidat për kancelar në 76 vitet e demokracisë së Gjermanisë pas luftës, nuk ka humbur më parë një votim për në Bundestag.

Fillimisht u tha se Presidentja e Bundestag-ut, Julia Klöckner, po planifikonte një votim të dytë të mërkurën, por Sekretari i Përgjithshëm i Kristiandemokratëve, Carsten Linnemann, tha se ishte e rëndësishme të ecnim përpara.

“Evropa ka nevojë për një Gjermani të fortë, prandaj mezi presim me ditë të tëra”, tha ai për televizionin gjerman.

Kryetari i grupit parlamentar, Jens Spahn, iu drejtua ndjenjës së përgjegjësisë së kolegëve të tij: “e gjithë Evropa, ndoshta e gjithë bota, po e shikon këtë votim”.

Disfata e Merzit u pa nga komentatorët politikë si një poshtërim, ndoshta i shkaktuar nga një grusht anëtarësh të pakënaqur të SPD-së Socialdemokrate, e cila nënshkroi një marrëveshje koalicioni me konservatorët e tij të hënën.

Presidenti i Bundestagut u tha deputetëve se nëntë nga 630 deputetët mungonin, tre abstenuan dhe një fletë votimi tjetër u shpall e pavlefshme.

Jo të gjithë në SPD ishin të kënaqur me marrëveshjen, por zyrtarët e partisë ishin të bindur se partia e tyre ishte plotësisht e përkushtuar ndaj saj.

“Ishte një votim i fshehtë, kështu që askush nuk e di,” tha deputeti i lartë socialdemokrat Ralf Stegner për BBC-në, “por mund t’ju them se nuk kam përshtypjen më të vogël se grupi ynë parlamentar nuk do ta kishte ditur përgjegjësinë tonë”.

Kreu i partisë Lars Klingbeil, i cili pritet të bëhet zv/kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, tha se ishte supozim i tij që Merz do të fitonte shumicën në votimin e dytë të së martës.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, e cila doli e dyta në zgjedhjet e shkurtit me 20.8% të votave, shfrytëzoi dështimin e tij fillestar dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Bashkëkryetarja Alice Weidel shkroi në X se votimi tregoi “themelin e dobët mbi të cilin është ndërtuar koalicioni i vogël midis [konservatorëve] dhe SPD-së, i cili u refuzua nga votuesit”.

(BalkanWeb)