Vuçiç ndalohet nga BE të shkojë në Moskë, avioni i presidentit serb ulet me emergjencë në Azerbajxhan

Avioni i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Baku, Azerbajxhan, ndërsa ishte rrugës për në Moskë ku pritej të merrte pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, ndalimi i papritur i udhëtimit ka ardhur si pasojë e ndalimit të hyrjes në hapësirat ajrore të disa vendeve si dhe për shkak të kërcënimeve të paidentifikuara për sigurinë, përfshirë rreziqet nga sistemet e mbrojtjes ajrore përgjatë itinerarit.

Më herët, Letonia dhe Lituania kishin ndaluar në mënyrë eksplicite fluturimin e Vuçiç në hapësirat e tyre ajrore, ndërsa Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar se pjesëmarrja e tij në kremtimet në Moskë mund të ndikonte negativisht në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE.

Në një veprim të ngjashëm, Polonia dhe Lituania kishin bllokuar edhe fluturimin e Kryeministrit sllovak Robert Fico drejt Moskës, ndërsa Estonia kishte vendosur një ndalim të përgjithshëm për fluturimet drejt Rusisë për këtë ngjarje përkujtimore.

Këto veprime të koordinuara nga shtetet baltike dhe Polonia, të njohura për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës, po konsiderohen si përpjekje për të penguar kremtimet e 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste. Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase po intensifikojnë sulmet ndaj Moskës, në përpjekje për të ndërprerë mbërritjen e liderëve të huaj në ceremoni.

Rama sulmon Bardhin dhe Berishën: Nuk mund të bëhet Fieri “Gazi i botës” duke shkuar pas një plaku të rrjedhur

Gjatë fjalës së mbajtur në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Fier, kreu i PS, Edi Rama, ka sulmuar kreun e PD, Sali Berisha dhe drejtuesin politik të PD, në qarkun e Fierit Gazmend Bardhi. Rama tha se këneta ka zgjedhur për të përfaqësuar Fierin në parlament, dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qyteti, e asnjë qyteti, të asnjë fshati të qarkut të Fierit, të asnjë demokrati të zakonshëm në Fier por nuk meriton asnjë respekt.

Edi Rama: Këneta u mblodh këtu në këtë shesh dhe dukej si mbledhje mbetjesh nga Gjanica që ishin lënë këtu për ti pastruar shiu.

Kënetën që ka zgjedhur për të përfaqësuar Fierin në parlament, dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qyteti, e asnjë qyteti, të asnjë fshati të qarkut të Fierit, të asnjë demokrati të zakonshëm në Fier por nuk meriton asnjë respekt.

Dikë që është vetëm gazi i botës.

Nuk mundet të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës, i ndarë pas Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet Fieri gazi i botës, Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij, por kurrë sdo marrë peng Fierin e Shqipërinë.

 V*asja në Has/ Policia sekuestron a*mën, në pranga një 41-vjeçar. Konflikti dyshohet  për motive pronësie 

Policia e Kukësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Pla, ku dyshohet se shtetasi Y. J., 41 vjeç, ka vrarë  me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet  për motive pronësie.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e  përdorur nga autori.

Në vendngjarje  shkuan menjëherë  shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të  DVP Kukës.

Informacion paraprak

Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë  me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet  për motive pronësie

Në vendngjarje  shkuan menjëherë  shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të  DVP Kukës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta  policore u bë kapja  dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e  përdorur nga autori.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Arrestohet kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Policia i ‘bastis’ banesën

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet”. Policia i ‘bastis’ banesën

Policia ka arrestuar në flagrancë kandidatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi është kapur me kokainë.

Fillimisht kandidati për deputet ka tentuar të largohet, por blutë mundën ta neutralizojnë.

Mësohet se policia ka bastisur banesën e tij në Sarandë dhe po kryen kontroll.

Arrestimi i tij vjen në një kohë kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Isufaj është kandidati i Adratik Lapajt dhe kandidon në listë të hapur në këto zgjedhje.

Policia Fier jep detaje nga aksidenti ne Fier- Lushnje

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në vendin e quajtur “Vajkan”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin I. S., dhe autombulanca me drejtues shtetasin J. T.,

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi G. Z., 38 vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi E. Z., 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi H. B., 54 vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi T. M., banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Kamioni perplaset me autoambulancen ne Fier-Lushnje

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit” Një kamion është përplasur me një ambulancë , dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur katër persona të lënduar dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore. , Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë , policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut.

5 kallezime ne FIER per veprat penale ne fushen e zgjedhjeve

PROKURORI I PËRGJITHSHËM

Informacion mbi numrin e kallëzimeve dhe procedimeve penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 07.05.2025, janë regjistruar në total 44 kallëzime penale në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal. 

Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme, kanë qënë: policia gjyqësore në 19 raste; SPAK në 9 raste; subjekte politike në 6 raste; të nisura kryesisht në 8 raste dhe shtetas në 2 raste. 

Nga raportimet e bëra në Prokurorinë e Përgjithshme rezulton se kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 2 në Prokurorinë Durrës, 7 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 3 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.

Nga kallëzimet e kryera janë regjistruar gjithësej 20 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal si më poshtë:

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë regjistruar gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; 

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë regjistruar në total 4 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal; 

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër është regjistruar 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë janë regjistruar 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal;

– Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal; dhe

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë është regjistruar 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal.

Ndërkohë i janë dërguar për kompetencë SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

67 mijë fermerë përfituan fonde në bujqësi – Nafta falas për punimin e tokës, u financuan mbi 52 mijë aplikantë

Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total,  nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare nga 13,900 të planifikuar, si dhe 52,195 nga 31,500 përfitues të planifikuar nga skema e subvencionimit e naftë për bujqësinë.

Nga totali i përfituesve janë 2,425 gra që kanë përfituar fonde nga skema kombëtare, si dhe 5,043 gra, nga skema e subvencionimit me naftë për bujqësinë.

Përgjatë vitit që lamë pas kanë aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural 69.858 fermerë,  ndër të cilët rreth 15,597 aplikantë në skemat kombëtare dhe 54,255 në mbështetjen me naftë për bujqësinë.

Numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për  blegtorinë, ndjekur nga bletaria, dhe bimët mjekësore.

Nëse krahasojmë numrin e aplikantëve me atë të përfituesve, janë vetëm 2728 fermerë të cilët janë skualifikuar dhe nuk kanë arritur të përfitojnë, për shkak se nuk kanë plotësuar dokumentacionin përkatës.

Ndërkohë vijojnë të hapura aplikimet e fermerëve për Skemën Kombëtare të Subvencioneve 2025 deri më 30 Maj, ku u jepet mundësia që të përfitojnë edhe ata që nuk kanë arritur të financohen përgjatë vitit që lamë pas.

Fondi për këtë vit është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat nuk do të kenë kufizim në financim.