Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë.

Vendimi do te shpallet ne oren 10:00, avokatet e te dyshuarve sapo kane perfunduar mbrojten dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin per masat e sigurise qe u caktuan nga gjykata e Fierit

Re tymi mbulojnë Fierin – dy vatra zjarri ne periferi te qytetit

Pasditen e sotme, qyteti i Fierit është mbuluar nga re të dendura tymi, si pasojë e dy vatrave të mëdha zjarri që kanë shpërthyer në zona të ndryshme të territorit. Njëri zjarr është regjistruar pranë fshatit Daullas, ndërsa tjetri në periferinë e qytetit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me toka bujqësore dhe kallamishte.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, e cila po pengon edhe punën e forcave zjarrfikëse të angazhuara në terren. Ekipet po punojnë në kushte të vështira për të vënë nën kontroll situatën, ndërkohë që tymi është përhapur deri në zonat urbane të Fierit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Shkaqet e zjarreve mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet lokale i kanë bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, duke shmangur çdo veprim që mund të nxisë përhapjen e zjarreve, sidomos në kushtet aktuale të temperaturave të larta dhe thatësirës së tejzgjatur.

Për momentin, situata është nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa përpjekjet për neutralizimin e flakëve po vijojnë në mënyrë intensive për të shmangur rrezikun e përhapjes në zona të tjera të banuara apo me vlera bujqësore.

Të arrestuarit e “BANKERS” seanca në Apel, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

Dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë “Bankers Petroleum”, përfshirë ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao, u paraqitën sot para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë më herët nga Gjykata e Fierit. Ata përballen me akuza të rënda që lidhen me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar, e cila sipas Prokurorisë, ka dëmtuar rëndë interesat fiskale të shtetit shqiptar.

Prokuroria ka ngritur një sërë akuzash ndaj të arrestuarve, përfshirë:

  • Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në (neni 144/a),
  • Fshehja e të ardhurave (neni 180/3),
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale (neni 287),
  • Shpërdorimi i detyrës (neni 248),
  • dhe Moskryerja e detyrave nga organet tatimore (neni 181/a).

Dosja hetimore tregon se drejtues të “Bankers” kanë ndërtuar një sistem të sofistikuar shmangieje tatimore, ndërsa fitimet e padeklaruara dyshohet se janë kanalizuar në aktivitete për pastrimin e parave. Hetimet janë zgjeruar dhe dyshohet për përfshirjen e zyrtarëve të administratës tatimore dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ndërsa përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë, të pranishëm jashtë gjykatës, nuk u lejuan të hyjnë në sallë. Prania e tyre tregon interesin diplomatik të Pekinit për fatin e shtetasit të tij, Hongping Xiao.

Gjykata e Apelit pritet të marrë një vendim në ditët në vijim, ndërkohë që skandali i “Bankers Petroleum” shihet si një ndër çështjet më të mëdha financiare në duart e drejtësisë shqiptare dhe test për integritetin e institucioneve që merren me hetimin e krimit ekonomik.

27 vjeçari nga zhduket nga hoteli ne Dhermi ,i vellai alarmon policine

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim.

Rrufeja godet per vde*kje bariun 47 vjecar ,ngordhin dhe 20 bagëti ne

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Vleçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rrufeja ndërsa kishte dalë me bagëtitë për t’i kullotur.

Ngjarja merr përmasa edhe më tronditëse pasi përveç bariut L.Ç., rrufeja ka shkaktuar dëme të mëdha te bagëtitë që ai ruante, ku kanë ngordhur 20 prej tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Fier – Policia referon disa raste në Prokurori për vepra penale të ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të vogla me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. R., 64 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në Kurjan, pasi dyshohet se ka prerë 19 rrënjë ulliri të një shtetasi tjetër, me pretendimin se ishin të mbjellë në tokën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH-it thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë, shkruan REL.

Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza.
Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet t’i nënshtrohen një interviste shtesë personale, gjë që më parë nuk kërkohej.

Përveç kësaj, DASH po propozon që aplikantët për programin e Lotarisë së Vizave të kenë pasaporta të vlefshme nga vendi i tyre i shtetësisë.
Një përmbledhje e njoftimit për garancinë, e cila u publikua në faqen e internetit të Regjistrit Federal të hënën, nënvizon se programi testues do të hyjë në fuqi brenda 15 ditëve nga publikimi zyrtar dhe është i nevojshëm për të siguruar që Qeveria amerikane të mos mbetet financiarisht përgjegjëse nëse një vizitor nuk i përmbahet kushteve të vizës së tij apo saj.
“Të huajt që aplikojnë për viza si vizitorë të përkohshëm për biznes ose qejf dhe që janë shtetas të vendeve të identifikuara nga departamenti si me nivele të larta të shkeljeve të vizës, me mangësi në informacionin për verifikim dhe kontroll, ose që ofrojnë shtetësi nëpërmjet investimit, nëse kjo shtetësi është marrë pa kërkesë për qëndrim në vend, mund të bëhen subjekt i programit testues”, thuhet në njoftim.
Thuhet gjithashtu se vendet që preken do të renditen sapo të hyjë në fuqi programi.
Kjo garanci nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në Programin e Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program) dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit.
Garancitë për vizat janë propozuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar.
Departamenti i Shtetit tradicionalisht ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë, si dhe për shkak të perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik.
Megjithatë, departamenti tha se ky qëndrim i mëparshëm “nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit”.

Gjendet i pa jetë ne rruge 65-vjeçari, dyshohet se është vr*rë me a*më zjarri

Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.