E dini sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi?

Përdorimi i internetit nëpërmjet rrjeteve fikse vazhdon të rritet në Shqipëri, ndërkohë që telefonia fikse vazhdon të humbasë terren. Sipas të dhënave të fundit nga AKEP, qytetarët dhe bizneset po orientohen gjithnjë e më shumë drejt paketave të integruara që përfshijnë internet, televizion dhe telefon në një kontratë të vetme.

Të dhëna kryesore për tremujorin e parë 2025:

  • 682 mijë abonentë Broadband fiks
    ▸ +7.1% krahasuar me tremujorin e parë 2024
    ▸ -0.7% krahasuar me tremujorin e katërt 2024
  • 296 mijë abonentë me paketa të integruara
    ▸ +0.9% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2024
    ▸ -1.1% krahasuar me tremujorin e katërt 2024

Si ndahen paketat e integruara:

  • 47.6% – Internet + Televizor
  • 29.9% – Internet + Telefoni
  • 22.5% – Internet + Televizor + Telefoni

Telefonia fikse në rënie:

  • Vetëm 159 mijë abonentë të telefonisë fikse në mars 2025
  • Rënie me 6.8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar

Përmbledhje:

Tregu i komunikimeve fikse në Shqipëri po përjeton një zhvendosje të qartë drejt internetit dhe shërbimeve të kombinuara, ndërsa telefonia fikse po zë gjithnjë e më pak vend në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kjo tregon një tendencë të përgjithshme të modernizimit të zakoneve të konsumatorëve, ku komoditeti dhe shpejtësia marrin përparësi ndaj teknologjive të vjetra.

“Ura e Mesinës”: Italia do të lidhet për herë të parë me Siçilinë përmes tokës

Italia ka nisur ndërtimin e një prej projekteve më ambicioze infrastrukturore të dekadave të fundit — urën që do të lidhë Siçilinë me pjesën kontinentale të vendit. Nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe mbështetjen e plotë të qeverisë Meloni, puna do të nisë përpara përfundimit të verës 2025.

Detajet teknike të projektit:

  • Gjatësia e urës: 3.6 kilometra
  • Kullat mbajtëse: 399 metra të larta në secilin skaj
  • Rezistencë: Projektuar për të përballuar tërmete deri në magnitudën 7.7 dhe erëra 200 km/h
  • Kohë ndërtimi: Parashikohet të përfundojë midis viteve 2032–2033
  • Kohë kalimi: 15 minuta me automjet

Kosto dhe financim:

  • Kosto totale: 13.5 miliardë euro
  • Financim i përbashkët mes shtetit italian dhe fondeve evropiane
  • Projekt i lidhur edhe me objektiva të mbrojtjes kombëtare (si infrastrukturë strategjike)

Ndikimi ekonomik:

  • Deri në 120,000 vende të reja pune
  • Lidhje më të shpejta dhe më të qëndrueshme për ekonominë e Siçilisë me pjesën tjetër të vendit

Kritika dhe kundërshti:

  • Opozita: Rreziku i përfshirjes së mafies dhe neglizhimi i infrastrukturës ekzistuese në Italinë e Jugut
  • Mjedisi: Kritikë për ndikimet potencialisht të mëdha ekologjike në një zonë të ndjeshme
  • Tarifat: Ende nuk janë përcaktuar, por Ministria premton çmime “konkurruese dhe të arsyeshme”

Rëndësia:

E quajtur shpesh “ura e pamundur” për dekada, Ura e Mesinës është një projekt historik që mund të transformojë qasjen ndaj transportit dhe zhvillimit në jug të Italisë, duke u bërë një nga veprat më të mëdha inxhinierike në botë në llojin e saj.

Policia Fier detaje nga aksidenti ne Levan, v*ktim e aksidentit nje 51 vjecar

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Perplasen dy makina ne Levan, FIER, 1 person humb jeten dhe 5 te plagosur

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një i vdekur dhe katër të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrethrrotullimin e Levanit, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca për të shoqëruar të plagosurit, si dhe forca të shumta policie.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të rikthyer qarkullimin normal të trafikut në zonë.

Mijera makina çregjistrohen përfundimisht ne Fier,Tirane e Durres – ngelen në kontrollin teknik

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar raportin zyrtar për periudhën Janar–Korrik 2025 mbi kontrollet teknike të automjeteve në të gjithë vendin. Nga 167.046 mjete të testuara, 24.3% kanë dështuar në testimin teknik, duke treguar një rritje të ndjeshme të automjeteve të papërshtatshme për qarkullim.

Sipas të dhënave, 4.577 automjete, me një moshë mesatare 22 vjeç, janë çregjistruar përfundimisht, pasi nuk kanë përmbushur kushtet minimale teknike për të lëvizur në rrugë. Ky numër sinjalizon për nevojën urgjente të rinovimit të flotës rrugore, sidomos për automjetet e vjetra që përbëjnë rrezik real për sigurinë rrugore dhe ndotjen mjedisore.

Arsyet kryesore të ngeljes në kontrollin teknik:

  • 37.8% – Problemet me sistemin e shkarkimit të gazrave (ndotje e lartë e ajrit)
  • 34.9% – Mangësi vizuale dhe funksionale (drita, pasqyra, elementë të jashtëm)
  • 14.8% – Defekte në sistemin e frenimit
  • 13% – Probleme me sistemin e drejtimit

Qarku me më shumë kontrolle:

  • Tirana mban vendin e parë me 35.6% të testimeve
  • Pasojnë Durrësi dhe Fieri, për shkak të dendësisë më të lartë të popullsisë dhe mjeteve.
  • Gjirokastra ka numrin më të ulët të mjeteve të testuara.

DPSHTRR kujton qytetarët:

  • Ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, modifikimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër që cenon sigurinë rrugore.
  • Kontrolli teknik mund të rezervohet online përmes e-Albania për të shmangur vonesat dhe pritjet.

Ky raport ngre shqetësimin për një pjesë të madhe të automjeteve që, për shkak të amortizimit, nuk arrijnë të përmbushin standardet e sigurisë, duke sjellë rreziqe të shtuara në rrugë dhe ndotje të konsiderueshme të ajrit. Autoritetet apelojnë për kujdes më të madh të pronarëve, si dhe masa shtesë për rigjenerimin e parkut automjetik në Shqipëri.

Inteligjenca artificiale futet në arsimin shqiptar

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet dhe përdoret gjithnjë e më tepër, Shqipëria do të ndjekë të njëjtën qasje si shumë vende të tjera të botës, duke e integruar atë në sistemin arsimor. Por si do realizohet kjo?

Sipas Planit të Veprimit mbi Arsimin Digjital 2025-2030, inteligjenca artificiale do të përdoret fillimisht për të mundësuar mësim të personalizuar.

Konkretisht, do të krijohen  platforma të mbështetura nga inteligjencë artificiale, të cilat do të jenë në gjendje të analizojnë progresin e nxënësve, të sugjerojnë ushtrime të personalizuara, të japin feedback të menjëhershëm dhe të përcaktojnë se në cilat fusha ka më tepër nevojë nxënësi të përmirësohet. Kjo do të krijojë mundësi për përshtatjen e përmbajtjes mësimore sipas nevojave dhe stilit individual të çdo nxënësi.

Duke qenë i orientuar për përdorim të përgjithshëm dhe falas, adoptimi i ChatGPT dhe OpenAI në arsim gjithashtu është rritur. Ministria e Arsimit dhe Sportit synon që të zhvillojë udhëzime dhe raste të përdorimit të këtyre mjeteve, për të ndihmuar mësuesit që t’i përdorin ato në mënyrë efektive.

Krijimi i programeve të shkëmbimit për programe studimi ose kurse të fokusuara në inteligjencë artificiale, si ato të ofruara nga Erasmus, së bashku me bursa të dedikuara, janë disa nga masat e tjera që do të ndërmerren në këtë drejtim. Krahas kësaj, pritet të organizohet një program vizitash për profesorë dhe ekspertë të IA nga universitetet evropiane dhe mundësimi i leksioneve afatshkurtra nga ekspertë të ftuar.

Gjithashtu, do të zhvillohen projekte kërkimore të përbashkëta në fushën e inteligjencës artificiale dhe kurse të përbashkëta (si p.sh. Master i Shkencave në IA).

Një element i rëndësishëm është integrimi i inteligjencës artificiale (IA) në arsimin parauniversitar, duke e përfshirë brenda edhe në kurrikulën ekzistuese të TIK-ut, veçanërisht për nxënësit nga klasa e 4 deri në klasat më të larta.

“BANKERS”/ Lihet në burg drejtori kinez dhe ish-administratori Leonidha Çobo, zbuten masat për disa zyrtarë

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao. Seanca u zhvillua të martën, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i ambasadës kineze në Tiranë.

Të arrestuarit kishin kundërshtuar masat e sigurisë të vendosura më parë nga Gjykata e Fierit, por Apeli rrëzoi kërkesat e tyre, duke mbështetur qëndrimin e Prokurorisë. Megjithatë, për disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në hetime, Gjykata e Apelit zbuti masat e sigurisë.

Nga pesë masat “arrest shtëpie”, vetëm njëra u ndryshua në “detyrim paraqitjeje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi një prej të dyshuarve është prind i një fëmije 2-vjeçar. Ndërsa për tre persona të tjerë u hoq masa e ndalimit të daljes jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në polici gjyqësore.

Në total, dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë ndodhen nën hetim për një sërë veprash penale të rënda, të lidhura me një skemë të dyshuar mashtrimi financiar që ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit shqiptar. Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë ngritur një skemë të sofistikuar për shmangien e detyrimeve tatimore, përfitime këto të paligjshme që kapin miliona euro. Fitimet e padeklaruara dyshohet se janë pastruar më pas përmes mekanizmave të pastrimit të parave.

Personat e hetuar dhe në kërkim akuzohen për veprat penale:

“Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” (neni 144/a),

“Fshehja e të ardhurave” (neni 180/3),

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (neni 287),

“Shpërdorimi i detyrës” (neni 248),

“Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” (neni 181/a).

Hetimet për këtë çështje vijojnë, dhe autoritetet shqiptare nuk përjashtojnë mundësinë e zgjerimit të tyre edhe ndaj institucioneve të tjera që mund të kenë pasur lidhje me aktivitetin e kompanisë gjatë periudhës së hetuar.

Shiu i rrembyeshem përmbyt rrugët e Vlorës

Reshje të dendura shiu përmbytin qytetin, shpallet gjendja e emergjencës

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë nisur rreth 30 minuta më parë, duke shkaktuar përmbytje në disa zona urbane. Siç tregojnë pamjet nga terreni, niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, duke vështirësuar qarkullimin dhe shkaktuar probleme për qytetarët dhe bizneset.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Vlorës ka shpallur gjendjen e emergjencës, duke aktivizuar strukturat e emergjencave civile dhe grupet e punës në terren. Po punohet për normalizimin e situatës dhe për të evituar përkeqësimin e saj në orët në vijim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje, ndërsa apelojnë për bashkëpunim në përballimin e kësaj emergjence natyrore.