“U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time”/ Letra prekëse e 26-vjeçares që u pë*dhunua në Vlorë

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, tronditi rëndë opinionin publik shqiptar, ku një vajzë e re, vetëm 26-vjeçe u përdhunua nga disa të rinj, të cilët më herët e kishin dehur me alkool dhe kokainë.26-vjeçarja denoncoi këtë rast të rëndë, por menjëherë më pas u përball me kërcënime jo vetëm nga përdhunuesit por dhe nga familjarët e tyre.

E reja ka rrëfyer edhe njëherë tragjedinë e saj në emisionin “Piranjat” me një letër të hapur, por e lexuar nga moderatorja Dojna Mema.

Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve, por jo se kam bërë faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. 

U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë.

Normal që kam frikë, sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat. 

Por nuk do ta shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin, do vazhdoj të tregoj të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë.Prandaj do të bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë, dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetjeje nga njerëz që nuk i njoh, ju falenderoj”.

Gati amnistia për të burgosurit, Ministria e Drejtesise-Koha nuk është vendosur, jemi në fazën e fundit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat bëri të ditur se projekti i ri për ndyshimet në Kodin Penal, brenda 1 viti do të lançohet për konsultim publik. Ndërsa sqaroi se po përgatitet një amnisti e përgjithshme në burgjet shqiptare, por pa dhënë një datë se kur ky draft do të jetë gati.Të gjithë të burgosurit që ndodhën në burg për vepra të jo të rëndë penale dhe janë në afat e fundit të qëndrimit në burg do të mund të përfitojnë nga amnistia.

Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i drejtëissë Ulsi Manja ku tregoi se paketa ligjore është në fazat e përfundimtare të përgatitjes

Ulasi Manja: “E shfrytëzova këtë takim edhe për t’ju bërë thirrje kolegëve të mi avokatë, që të bëhen pjesë oponencës të projektit të ri të Kodit Penal, i cili besoj shumë shpejt brenda këtij viti do të lançohet për konsultim publik. Lidhur me amnistinë penale, unë herë pas here jam prononcuar që do të kemi një amnisti penale për të dënuarit. Po do ta kemi edhe amnistinë”.Ministri u shpreh se kjo amnisti po kryhet jo vetëm si akt human, por edhe për shkak të mbipopullimit në burgje.

Ulasi Manja: “Sigurisht qëllimet dhe parimet e amnistisë penale udhëhiqen nga parimet e humanizmit, riedukimit dhe risocializimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare por pse jo ndjekin edhe qëllime të tjera që kanë të bëjnë me reduktimin e mbipopullimit në institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale.”

Ndryshe nga tradita kur amnistitë kryeshin në dhjetor këtë radhë Manja nuk përcaktoi afat kohor.

Ulasi Manja: “Edhe pse zakonisht bëhet në fund të vitit por ka disa kohë që është shtyrë kjo tabu. E rëndësishme është që të kemi një amnisti penale dhe ma besoni se nuk ka njeri më të interesuar për një amnisti se sa një Ministër Drejtësie”.Paraprakisht në draft janë listuar rreth 500 të burgosur që do të lirohën nga qelia, por kjo nuk është një shifër përfundimtare.

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij, arrestohet 49-vjeçari 

Një 49-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Vlorë, pasi dyshohet se ja ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës së tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.D, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Rrëmbeu një person dhe grabiti para, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Continues”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën.

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane, i cili fshihej në Laç.

22-vjeçari akuzohet për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në mënyrë të përsëritur.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga njësia speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, njësi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 22 vjeç, banues në Laç.

Pas verifikimeve të kryera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bë arrestimi i 22-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Më datë 29.09.2023, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Rrëmbim personi” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur, pasi Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të sipërcituara.

Ky shtetas në muajin gusht të vitit 2023, në Cassano d’Adda dhe Vaprio d’Adda, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u kanë vjedhur shuma parash disa adoleshentëve  duke përdorur dhunë ndaj tyre.

Gjithashtu, kanë rrëmbyer një shtetas dhe kanë kërkuar një shumë të madhe eurosh, në këmbim të lirimit të tij.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Apeli rrëzon Arben Ahmetajn, sekuestrohet një llogari bankare

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sekuestros për lirimin e llogariaë bankare. Togat e zeza të apelit refuzuan kërkesën e ish zv.kryeministrit për heqjen e sekuestros së llogarisë bankare të bllokuara nga SPAK.

Që prej 21 shtatorit ish deputeti është në kërkim pas lëshimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, në mungesë.  Ish-numri 2 i qeverisë, u shpall në kërkim ndërkombëtar në Korrik 2023 për çështjen e inceneratorëve. Ai akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 6 raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër po të këtij hetimi për të cilin ai është shpallur në kërkim, SPAK i sekuestroi ish-zëvendës kryeministrit 4 apartamente në pronësi të tij si dhe 2 llogari bankare në të cilat kishte të depozituar rreth 124 mijë Euro.

Në fillim të muajit tetor ai u vu sërish në hetim nga SPAK për një tjetër dosje për të cilën iu ngrit akuza e “Shpërdorimit të detyrës”. Bëhet fjalë për dosjen e privatizimit të ish-fabrikës së Bukës në rrugën 5 Maji në kryeqytet, procesi i të cilës është realizuar në kohën kur Ahmetaj ka qenë ministër i Financave.

Mësohet se ndonëse akuza për ish-zëvëndëskryeministrin është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, ky procedim po hetohet edhe për vepra të tjera penale. Nga sa mësohet, krahas Ahmetajt deri tani në hetim janë vënë edhe 8 persona të tjerë ish-zyrtarë dhe jo vetëm, si dhe një subjekt.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ish-zëvendëskryeministri ka dyshime se ka favorizuar në ankand kompaninë fituese për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës, në të cilën sot është ndërtuar një qendër tregtare. Dëmi ekonomik i përllogaritur lidhur me këtë procedurë privatizimi arrin në vlerën 7 miliard lekëve të vjetra.

Tjeter punonjes i kompanise se naftes procedohet penalisht per ndotjen e Gjanices

Fier

U kap në flagrancë nga Policia, duke ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi po shkarkonte mbetje të hidrokarbureve, vihet në pranga 1 punonjës i një tjetër kompanie private.

Procedohen penalisht administratori i kësaj kompanie dhe përgjegjësi i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Një ditë më parë, nisi procedimi penal edhe për 3 punonjës të dy kompanive të tjera, pasi ndotën ujërat e lumit Gjanica, duke shkarkuar mbetje të hidrokarbureve.

Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një tjetër kompani me aktivitet në përpunimin e hidrokarbureve, shkarkonte mbetje në lumë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e quajtur “Ish-UPN”, Fier, ku kanë kapur në flagrancë shtetasin Gj. P. (punonjës i sektorit të pastrimit të kompanisë) duke shkarkuar mbetjet e hidrokarbureve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, dhe në përfundim të tyre arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 52 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. G., 64 vjeç, administrator i kompanisë private dhe M. B., 65 vjeç, përgjegjës i sektorit të pastrimit në këtë kompani.

Këta shtetas, nëpërmjet aktivitetit të tyre në fushën e hidrokarbureve, kanë ndotur ujërat e lumit Gjanica, pasi kanë shkarkuar aty, mbetjet e këtyre lëndëve, duke shkaktuar prishjen e sistemit ekologjik të lumit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Neser ndryshon ora, akrepat kthehen një orë mbrapa

Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 28 dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë.

Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Nënçmimi i euros “gërryen” buxhetin e shtetit – Gjatë 9 muajve u arkëtuan rreth 15 miliardë lekë më pak nga TVSH në import

Nënçmimi i theksuar i euros kundrejt lekut ka shtrirë efektet negative, jo vetëm tek eksportuesit shqiptarë, por edhe në buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se arkës së shtetit I mungojnë të paktën 15 miliardë lekë. Një analizë e përfshirë në aktin normative për ndryshimin e buxhetit 2023, që është depozituar në Kuvend, nënvizon faktin se programimi i të ardhurave tatimore për këtë vit, i cili filloi të hartohet në shtator 2022, u ndërtua mbi bazën e supozimeve të kursit të këmbimit euro/lek për rreth 120 lekë dhe USD/lek, rreth 110 lekë. Mbi këtë bazë u programuan edhe të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar në importimin e mallrave.

Por, gjatë vitit 2023, ka pasur një deviacion të theksuar në ulje nga ky kurs këmbimi i projektuar, çka ka ndikuar ndjeshëm te të ardhurat nga TVSH-ja në import. Pra, baza mbi të cilën llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar në import ka pasur ndikim jo vetëm nga tendenca në rënie e çmimeve të mallrave të importuara në 2023 krahasuar me rritjen e tyre në vitin 2022, por më së shumti nga ulja e vlerës mbi të cilën llogaritet TVSH-ja në import për shkak të kursit të këmbimit.

Kështu, për periudhën janar-shtator, efekti negativ në të ardhurat nga TVSH-ja në import ka qenë -11.5 miliardë lekë vetëm nga faktorët e kursit të këmbimit. Nëse ky trend i kursit të këmbimit do të vijojë në nivelin e tanishëm, efekti negativ në të ardhurat nga TVSH-ja në import do të vazhdojë të rritet edhe në muajt tetor-dhjetor, ndërkohë që pjesërisht mund të kompensohet nga rritja e volumeve të mallrave të importuara. Për këtë arsye, në këtë akt normativ është parashikuar reduktimi i të ardhurave vjetore nga TVSH-ja me 10.9 miliardë lekë krahasuar me planin fillestar të vitit.

Edhe në importin e karburanteve ka pasur më pak të ardhura në vitin 2023 krahasuar me 2022, për të njëjtin shkak të uljes së bazës së llogaritjes së TVSH-së në import, pavarësisht se sasia e importuar është rritur. Nga ulja e çmimit janë arkëtuar rreth 3.5 miliardë lekë më pak se vitin e kaluar.

Importi i energjisë elektrike në 8-mujorin e vitit 2023 ka gjeneruar 3 herë më pak të ardhura nga TVSH-ja e energjisë në buxhet krahasuar me 8-mujorin e vitit 2022. TVSH-ja e arkëtuar gjatë 8-mujorit 2022 në importimin e energjisë elektrike nuk mund të kompensohej në vitin 2023 nga prodhimi i brendshëm, pasi TVSH-ja në import llogaritej mbi çmimet tejet të larta të importit të asaj periudhe (200-500 EUR për MWh). Ndërkohë, TVSH-ja e energjisë që prodhohet në vend dhe u shitet konsumatorëve familjarë gjeneron TVSH-në mbi një çmim shumë herë më të ulët (9.5 lekë/KWh).

SCAN