Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre mori flakë në ecje, në aksin Levan-Fier.Kreu i qeverisë tha sot nëpërmjet një postimi në rrjetin Instagram, se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, por ehde nga gra, vajza, djem dhe burra që punojnë me përkushtim dhe nga heronj si dy rastet e mësipërme.

Respekt

Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier“, shprehet Rama.

Fier/Seman – Makina del nga rruga dhe përmbyset, pa të lënduar

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të aksit Fier–Seman. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa për momentin nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia po heton rrethanat e ngjarjes

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme, ku u dëmtuan me th*kë ,2 shtetas.

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas.

Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori.

Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.

Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes “11 Janari”, Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër).

Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S..

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Policia e Shtetit ne mjediset e Televizionit News 24 dhe setit mediatik Panorama Group, UGSH në ankth për lirinë e raportimit dhe ushtrimit të detyrës nga gazetarët

Tiranë më 9.08. 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë sapo është informuar nga kolegë të News 24 se qysh në orët e para të ditës së sotme forca të shumta policore, mjete dhe përfaqësues nga institucione të shtetit kanë hyrë në mjediset e dy kompanive mediatike Media Focus Group dhe Panorama Group me pretendimin për lirimin e mjediseve, të cilat sipas autoriteteve u përkasin subjekteve shtetërore. Ndërkohë që drejtuesit e kompanisë mediatike prej dekadash i zotërojnë me qira këto objekte. Mes mediave dhe institucioneve shtetërore ka pasur konflikte gjyqësore për këtë shkak.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndjek me shqetësim maksimal situatën që po ndodh momentalisht në mjedisin e News 24 dhe setit tjetër mediatik.
UGSH kërkon nga institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare.
Ne po ndjekim me vëmendje komunikimin dhe sqarimet e palëve në këtë përplasje e cila ka një histori pararendëse.
UGSH është në alert për lirinë e medias dhe të ushtrimit të funksionit për gazetarët e këtij seti mediatik.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

 BIRN: Policia rrethon TV-News24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

Rrjeti intestigativ BIRN, ka reaguar ndaj asaj që Policia e Shtetit po ushtron ndaj televizionit informativ News24, prej orëve të para të mëngjesitë të kësaj të shtune.

Në një postim në faqen e Facebook-ut Reporter.al, BIRN thekson se zyrat e News24 u rrethuan nga efektivët e Policisë, të ciliët kërkuan lirimin e ambienteve dhe largimin e gazetarëve të televizionit informativ.

Pasqyrimi i BIRN

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.

Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike.

Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre.

KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. News 24 është qiramarrës afatgjatë në ish-Uzinën e Autotraktorëve.

Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.

“Ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” shkruan AGSH.

“Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë,” theksoi organizata.

AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës, si dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.

I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk komentoi për operacionin për lirimin e mjediseve të News 24.

Marrja e pensionit në bankë -Aplikimi nëpërmjet e-albania

Instituti i Sigurimeve Shoqërore po i fton përfituesit që të kalojnë marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar. Me anë të një deklarate në rrjete sociale, ISSH thekson se kjo iniciativë synon të shmangë radhët e gjata në postë dhe të ofrojë një zgjidhje më të shpejtë, të sigurt dhe të rehatshme për qytetarët, sidomos për moshën e tretë.

Për ta realizuar këtë kalim, qytetarët duhet të hapin një llogari në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat ISSH ka marrëveshje bashkëpunimi. Llogaria duhet të jetë specifike për pagesën e pensionit. Pasi të jetë hapur llogaria, përfituesit duhet të plotësojnë një kërkesë online përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për transferim dosjeje përfitimi”.

Gjithsej janë 10 banka që Instituti I Sigurimeve Shoqërore ka nënshkruar marrëveshje për pagesën e pensioneve në Shqiëpri.

Ky proces jo vetëm që e modernizon sistemin e shpërndarjes së pensioneve, por edhe rrit sigurinë dhe lehtëson jetën e qytetarëve në një epokë kur teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë. Përfituesit e pensionit tashmë mund ta marrin pagesën e tyre në kohë, pa radhë dhe pa stres, thjesht, nëpërmjet bankës.

Ligji për llogaritë bazike, që ka si synim rritjen e depërtimit të shërbimeve bankare e financiare në popullatë dhe që parashikon përfitime për kategoritë në nevojë, ka nisur nga zbatimi në muajin prill 2024.

Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, përcakton edhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në atë bankare bazike.

Ndërkohë më tarifë zero janë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat on-line; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave on-line.

Referuar të dhënave të vitit të kaluar, ishin rreth 74 mijë pensionistë, të cilët merrnin pensionin përmes bankave dhe rreth 666 mijë të tjerë në postë.

Policia e Shtetit rrethon TV-News24, kërkon nxjerrjen me forcë nga ambientet.

Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit ka nisur një aksion për lirimin e godinës ku ndodhen redaksitë e televizonit News24, portalit BalkanWeb dhe gazetave Panorama e Gazeta Shqiptare.

Sipas burimeve të TV News24, ndërhyrja është kryer pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, ndërsa uniformat blu kanë ndaluar hyrjen e gazetarëve në ambientet e punës, duke penguar aktivitetin e tyre profesional.

Në krye të operacionit ndodhet Ardi Veliu, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, i cili aktualisht figuron si drejtues i shoqërisë private “KAYO”. Kjo kompani pretendon se godina i përket një subjekti që merret me prodhimin e armëve dhe kërkon lirimin e saj.

Ishin duke ruajtur parcelat me miser , 57-vjeçari q*llohet me a*më gjahu nga bashkëfshatari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Bogdan në Berat, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga bashkëfshatari i tij 83-vjeçar.

Adriatik Toska, 57 vjeç, ishte duke ruajtur parcelat me misër së bashku me Dhimitër Kuqin, 83 vjeç, për të parandaluar dëmtimin nga derrat. Gjatë një përpjekjeje për të qëlluar një derr, Kuqi ka shtënë aksidentalisht me çifte, duke goditur rëndë Toskan, i cili humbi jetën në vend.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Autori i aksidentit, 83-vjeçari Kuqi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit për hetime të mëtejshme.