Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë – Ndryshon ligji

Qeveria ka ndryshuar me “themel” ligjin për gjuetinë në Shqipëri, duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja,  baze të qartë dhe transparente, që rregullon këtë aktivitet, me synim garantimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe respektimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në projektligjin e depozituar më diskutim në komisionet kuvendore, parashikohet forcimi i masave administrative dhe zbatimi i ndëshkimeve të ashpra për shkeljet e rregullave për të shmangur abuzimet, ndërsa përcaktohet se zhvillimi i gjuetisë bëhet vetëm pas pajisjes me lejen përkatëse dhe të vlefshme.

Konkretisht gjobat me ndryshimet e reja ligjore nisin nga 2 mijë euro deri në 13 mijë euro në varësi të shkeljes, të tilla si gjuetia e kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie; Gjuetia në zonat e ndaluara; Ushtrimi i gjuetisë pa pasur me vete lejen e gjuetisë nga gjuetari; Veprimet e ndaluara në gjueti; Ushtrimi i gjuetisë me armë; Tregtimi i paligjshëm i lëkurave të kafshëve etj.

Gjithashtu, në projektligjin e propozuar, kompetencat e mëparshme të ish-drejtorive të shërbimit pyjor,  do t’i kalojnë strukturave përgjegjëse për gjuetinë pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, nisur nga faktori i afërsisë në territor me zonat e gjuetisë, mundësia e monitorimit dhe kontrolleve të vazhdueshme.

Zonat e gjuetisë janë një tjetër çështje e rëndësishme rivlerësimi, ku gjuetia do të ushtrohet vetëm në zonat e lejuara dhe, në rastin ideal, të jenë pjesë e rezervateve të mbarështimit, nga ku 50 ha zonë mbarështimi dhe 500 ose 1000 ha zonë gjuetie dhe që jepen në përdorim.

Zonat e gjuetisë mund t’i jepen në përdorim me qira subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më shumëse 10 vjet. Kjo për arsyen se, sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës.

Këto zona duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse në njësitë e qeverisjes vendore dhe nga inspektorati, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin. Qeverisja vendore duhet të hartojë planin e menaxhimit dhe planin vjetor të përdorimit të llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie, menaxhuesi i zonës harton planin e biznesit dhe mbarështimit të faunës, me qëllim që ushtrimi i gjuetisë të jetë më i lehtë për t’u menaxhuar dhe për t’u kontrolluar.

Ndërron jetë 15-vjeçari i aksidentuar në “Qafën e Koshovicës”

15-vjeçari që u aksidentua në aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

I mituri u shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord.

Automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

BIRN: Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit të News24!

Dhjetëra gazetarë dhe përfaqësues të partive politike opozitare protestuan të hënën përpara redaksisë së grupit mediatik “Fokus Media”, për të kundërshtuar bllokimin e zyrave nga Policia e Shtetit dhe ajo ushtarake.

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar ndaj rastit të paprecedentë të bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit News 24.

“Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari”, u shpreh Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

“Këto janë ditë që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe për mënyrën sesi shteti ynë dhe qeveria jonë po veprojnë”, vijoi Myzyraj gjatë fjalës së tij.

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Pak minuta më vonë, sinjali i televizionit News 24 u bllokua.

“Sot ishte News 24, nesër mund të jetë radha e dikujt tjetër”, tha gazetarja Klodiana Lala gjatë fjalës së saj, duke shtuar se kjo cënon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar në mënyrë të paanshme dhe në kohë reale.

“Ne kemi qenë të parët për lajmin e fundit, lajmin e vërtetë dhe lajmin e paanshëm, dhe jam e bindur që publiku do ta rikthejë sërish News 24”, u shpreh Lala.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias në Parlament, Ina Zhupa, u shpreh se ky akt cënon interesin publik të qytetarëve.

“Gjithmonë kam ardhur me kënaqësi në ambientet e News 24, sepse ka qenë një dritare e lirisë dhe e debatit të lirë”, tha Zhupa gjatë fjalës së saj.

“Sot është një ditë e trishtë dhe e censurës për median në Shqipëri, sepse sot jemi më pak të lirë dhe kemi një dritare më pak për t’u shprehur dhe për të folur”, tha ajo, duke shtuar se kjo media nuk ka më mundësi të transmetojë zërin e qytetarëve dhe të mbrojë interesin publik.

Zhupa u premtoi gazetarëve se, si kryetare e Komisionit të Medias, do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm kundrejt kësaj shkeljeje./BIRN

Humb jetën duke u larë në det një 70 vjeçar, shkak arresti kardiak

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në plazhin e Divjakës, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi V. Th., 70 vjeç, banues në Lushnjë.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Fier – Arrestohet 41-vjeçari që dogji tokën pranë urës në Hoxharë e Vjetër

Fier – Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke ndezur zjarr pranë urës së fshatit Hoxharë e Vjetër, nga ku flakët u përhapën dhe dogjën një sipërfaqe toke me bimësi e shkurre.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të hetimeve për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme gjatë aktit të zjarrvënies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre, duke paralajmëruar se kushdo që shkel ligjin do të ndëshkohet. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast në numrin 112, duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

Fier – 26-vjeçari përfundon në spital pasi u përplas tek vizat e bardha nga automjeti në rrugën “Ramiz Aranitasi”

Fier – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi J. K., 38 vjeç, ka goditur shtetasin B. L., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Fier-Në timon të dehur – Plagoset 61-vjeçarja, dy shoferë përfundojnë në pranga

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. D., 65 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, pasi në fshatin Zharrëz, mjeti bujqësor që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Sh., 34 vjeçe.

Për pasojë u dëmtua dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, pasagjerja në mjetin bujqësor, shtetasja L. D., 61 vjeçe;

-A. H., 32 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Makina përplas per vd*kje dhe e lë në rrugë 57-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dimal, në urën e re mbi lum. Një 57-vjeçare, e cila po kalonte rrugën me delet, është shtypur për vdekje nga një automjet, i cili e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

Viktima Thëllëza Caushi, banore e Dimalit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, pas identifikimit të kufomës.

Policia konfirmon se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth vendit të aksidentit, për të identifikuar mjetin që e shtypi dhe shoferin që ndodhej në drejtimin e automjetit.