Interpoli arreston në Santo Domingo traf*kantin e dr*gës Soni Pepa.

Policia Kombëtare, nëpërmjet Byrosë Qendrore Kombëtare (NCB) të INTERPOL-it të Santo Domingo-s, arrestoi  shtetasin shqiptar Soni Pepa të kërkuar nga SPAK nëpërmjet Njoftimit të Kuq A-11907/8-2025, për pjesëmarrje të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

I ndaluari është Soni Pepa, 40 vjeç, i cili është i lidhur me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kilogramë nga të cilat u sekuestruan në Roterdam të Holandës, midis 7 dhe 8 nëntorit 2020.

Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

Arrestimi u krye pasditen e së mërkurës, më 3 shtator, në Distriktin Kombëtar.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Pepa ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional që vepronte në disa vende evropiane dhe të Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të konsiderueshme të narkotikëve. Ngarkesa në fjalë u nis nga porti i Villetas, Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, Belgjikë.

Në kohën e arrestimit të saj, Pepës iu sekuestrua një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane, si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.

I ndaluari u dërgua në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit për deportim të mëvonshëm, në koordinim me OCN-INTERPOL Santo Domingo.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare stilisti Giorgio Armani

Bota e modës është në zi.  Stilisti italian Giorgio Armani, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare pas një infeksioni në mushkëri. Ai formoi kompaninë e tij, Armani , në vitin 1975, e cila përfundimisht u zgjerua në muzikë, sport dhe hotele  luksoze.

Deri në vitin 2001, Armani u vlerësua si stilisti më i suksesshëm me origjinë italiane dhe i njihet merita për pionierinë e modës së tapetit të kuq. Armani lindi në qytetin verior italian të Piacenzës , nga Ugo Armani, një kontabilist për një kompani transporti, dhe Maria Raimondi.

Ai u rrit me vëllain e tij më të madh Sergio dhe motrën e vogël Rosanna.  Ndërsa ishte në shkollën e mesme në Liceo Scientifico Leonardo da Vinci në Milano, Armani aspiroi të ndiqte një karrierë në mjekësi, veçanërisht pasi lexoi veprën “Kështjella” të AJ Cronin .

Ai u regjistrua në departamentin e mjekësisë në Universitetin e Milanos , por në vitin 1953, pasi ndoqi për tre vjet, u largua dhe iu bashkua ushtrisë .

40-vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj.

Shtetasja A. S., 40 vjeçe, ka rënë rreth orës 23:30 në rrugën “Feti Gjilani”, dhe ka humbur jetën në vend. Policia njoftoi se rënia e saj nga ballkoni ka qenë aksidentale.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar më tej rrethanat e incidentit.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Aksident në Bypass-in e Vlorës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete.Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse.Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Balluku: 500 lekë në total kalimi në tunelin e Llogarasë për autoveturat

Sikurse është lajmëruar më parë nga qeveria, tuneli i Llogarasë që lidh Vlorën me fshatrat bregdetare të jugut, do të nisë aplikimin me pagesë.Aludimet kanë qenë të shumta për tarifën e kalimit të automjeteve në këtë tunel, teksa zyrtarisht nuk ka patur asgjë zyrtare.

Por sot, ministrja e Infrastrukturës dhe zv/Kryeministrja, Belinda Balluku, bëri të ditur se sipas të gjitha kostove operacionale për një rrugë kalimi të një autoveture, çmimi do të jetë 250 lekë. Pra në total, kalimi vajtje-ardhje në tunelin e Llogarasë do të jetë 500 lekë.

Rama-“Dhërmiu, jo me muzikë që çmend dynjanë dhe me ujërat e zeza në det”

Edi Rama: Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.

Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.Nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm se je ne Ksamil, në një parajsë të natyrës kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit, bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.

Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara.

Rama: Plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë. 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt.

Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor.

Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.

Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.

Fakte interesante – Florida, rasti kur toka “g*lltiti” një njeri në gjumë

Toka e përpiu atë. Në mars të vitit 2013, tragjedia goditi Seffnerin, Florida, kur një gropë e madhe u hap nën dhomën e gjumit të 37-vjeçarit Jeffrey Bush. Gropa përpiu shtratin e tij, mobiljet dhe pjesën më të madhe të themelit të shtëpisë brenda sekondash.
Vëllai i tij, Jeremy Bush, dëgjoi përplasjen dhe britmat e dëshpëruara të Jeffrey-t. Duke nxituar drejt dhomës, Jeremy gjeti vetëm një gropë të hapur aty ku dikur ishte dhoma e gjumit.

Në një përpjekje të furishme për të shpëtuar vëllanë e tij, ai u hodh në tokën që po shembej, duke gërmuar me duar të zhveshura dhe një lopatë derisa ndihmësit e tërhoqën, nga frika se e gjithë shtëpia do të shembej.
Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të shpëtimit, trupi i Jeffrey-t nuk u gjet kurrë. Toka ishte jashtëzakonisht e paqëndrueshme, duke i detyruar autoritetet të ndërprisnin kërkimin.

Gropa ishte gati 6 metra e gjerë dhe deri në 15 metra e thellë, dhe përfundimisht, shtëpia e familjes u shemb për arsye sigurie.
Florida, me shkëmbinjtë e saj të pasur me gëlqerorë, është e njohur për gropat e thella, veçanërisht në “Sinkhole Alley” në Qarkun Hillsborough, ku ndodhi kjo fatkeqësi. Por ekspertët thanë se kjo nuk ishte një gropë e zakonshme – ishte jashtëzakonisht e paparashikueshme dhe shkatërruese.
Për familjen e Jeffrey-t, shembja la një plagë të pashëruar, një kujtesë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur natyra zbulon fuqinë e saj të fshehur.