Identifikohet v*ktima e at*ntatit në Shkodër, Armando Pali punonjës i IKMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm. Viktima e ngjarjes është identifikuar si Armando Pali, një emër i njohur për komunitetin lokal, pasi ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër dhe më herët, anëtar i Këshillit Bashkiak.Pali humbi jetën si pasojë e breshërisë së kallashnikovit që u qëllua në drejtim të tij dhe të Erogen Vasos, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të populluar, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve të tjerë në atë moment.

Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e atentatit. Ende nuk është bërë e ditur nëse vrasja lidhet me detyrën e viktimës apo me çështje të tjera personale apo kriminale.

Një i vr*rë dhe 3 të pla*osur nga ate*tati në Shkoder, përfundon në pranga autori

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në Shkodër, pranë godinës së Bashkisë.

Nga të shtënat ka mbetur viktimë Eugen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Mësohet se ky i fundit kishte vrarë më parë Ndoj Boricin për llogari të grupit të Bajrave, gjë që mund të lidhet me motivet e ngjarjes së sotme.

Nga kjo ngjarje kanë ngelur të plagosur dhe 3 persona, Armando Pali ,një kamarier dhe nje theter shtetas

Ngjarja ndodhi në një lokal, ku u qëllua me breshëri plumbash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorët.

Rama uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Suksese 345 mijë nxënësve dhe 26.500 vogelusheve qe ulen per here te pare ne bangat e shkolles”

Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor 2025-2026.

Nepermjet nje postimi ne facebook ai shkruan se sot nëpër banka janë ulur rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 26.500 fëmijë kanë nisur klasën e parë.

Rënie dramatike, numri i nxënësve në ZVAP Fier tre herë më i ulët se 2019-2020

Sot jane hapur dyert e shkollave duke nisur keshtu viti ri shkollor në të gjitha shkollat nën juridiksionin e ZVAP Fier, me rreth 13 mijë nxënës. Nga këta, afërsisht 900 fëmijë do të ulen për herë të parë në bangat e shkollës.Në Mallakastër, këtë vit do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 63 fëmijë, në Patos 140, ndërsa në Rroskovec 190.

Krahasuar me vitin shkollor 2019–2020, rënia është dramatike: atë vit, në të njëjtin territor numëroheshin 41,379 nxënës dhe 2,974 fëmijë të klasës së parë. Pra, aktualisht numri i nxënësve është tre herë më i ulët, një pasqyrë e ndryshimeve demografike dhe migracionit në rajon.

Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi nderohet me Çmimin “Nënë Tereza” për kontributin ndaj komunitetit.

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, u vlerësua me Çmimin “Nënë Tereza” gjatë spektaklit “Shën Tereza Shqiptarja e Gjithë Botës” më 5 Shtator. Ky çmim nderon punën dhe përkushtimin e saj në shërbim të komunitetit dhe promovimin e vlerave njerëzore.

Momenti i ceremonisë u zhvillua në një atmosferë solemne dhe emocionale, ndërsa spektakli u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni Klan Plus. Majlinda Bufi u përshkrua si shembull i përkushtimit dhe dashurisë ndaj njerëzve, duke pasqyruar frymën dhe misionin e Nënë Terezës.

Rusia prezanton vaksinën e parë kundër kancerit, rezultatet e para tregojnë efikasitet 100%

Rusia ka njoftuar zhvillimin e vaksinës së parë kundër kancerit, e cila tashmë u është administruar pacientëve dhe ka dhënë rezultate shumë inkurajuese. Trajtimi inovativ, i quajtur “Enteromix”, bazohet në teknologjinë mRNA dhe sipas autoriteteve shëndetësore ruse ka përfunduar me sukses provat klinike, duke arritur 100% efektivitet dhe siguri.

Vaksina funksionon duke “stërvitur” sistemin imunitar që të njohë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene. Për më tepër, ajo raportohet se redukton edhe masën e tumoreve ekzistuese. Një element i veçantë i këtij trajtimi është se është i personalizuar për secilin pacient, pasi bazohet në informacionin gjenetik individual.

Alexander Ginzburg, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamalei, bëri të ditur se vaksina po administrohet tek pacientë të caktuar me melanomë, në bashkëpunim me institucionet kryesore onkologjike të Moskës. Ai theksoi se gjatë testimeve nuk janë raportuar efekte anësore serioze dhe trajtimi është toleruar mirë nga pacientët.

Sipas Ginzburg, vaksina “Enteromix” bazohet në përdorimin e neoantigjeneve, të hartuara posaçërisht për çdo pacient, duke e bërë atë një alternativë më të butë dhe më të synuar krahasuar me metodat tradicionale si kimioterapia dhe radioterapia.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se vaksina do të ofrohet falas për qytetarët rusë, ndërsa miratimi përfundimtar nga Ministria e Shëndetësisë pritet së shpejti. Provat klinike për grupin e parë të pacientëve nisën në dhjetor 2024, ndërkohë që vendi synon të shënojë një hap historik në luftën globale kundër kancerit.

13 mijë nxënës në Fier nisin vitin e ri shkollor, 900 femije ulen per here te pare ne bangat e shkolles

Neser nis viti i ri shkollor me hapjen e dyerve të të gjitha institucioneve arsimore në juridiksionin e ZVAP Fier, për rreth 13 mijë nxënës. Mes tyre, afërsisht 900 fëmijë do te ulen për herë të parë në bangat e shkollës.

Institucionet arsimore janë përgatitur për të garantuar kushte të plota për zhvillimin e mësimit. Dy shkolla të rikonstruktuara rishtas i janë shtuar rrjetit arsimor, ndërsa shpërndarja e librave është kryer në kohë, duke mundësuar që çdo nxënës të pajiset me tekstet e nevojshme.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe modernizimit të mjediseve mësimore, përmes instalimit të laboratorëve bashkëkohorë dhe klasave SMARTLab, që synojnë të afrojë nxënësit me teknologjinë dhe metodat bashkëkohore të të mesuarit.

Një tjetër element i rëndësishëm është se këtë vit nuk ka mungesa të stafit pedagogjik. Çdo klasë është mbuluar nga mësuesit përkatës përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”. Në mbështetje të procesit do të jenë edhe oficerët e sigurisë dhe shërbimi psikosocial, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm shkollor

Nesër nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka

Viti i ri shkollor 2025-2026 nis ditën e nesërme për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.

Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, janë ndërtuar 30 shkolla të reja dhe janë rehabilituara 340 laboratorë SMART.

“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Postimi i plotë:
Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.
Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës