Balluku: Diplomacia ekonomike, çelës për vizionin “Shqipëria 2030”

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në aktivitetin DIPLO2025, me praninë e ambasadorëve shqiptarë në botë.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e diplomacisë ekonomike si instrument për realizimin e vizionit “Shqipëria 2030”, duke vënë në dukje projektet strategjike në infrastrukturë dhe energjitikë.

Sipas saj, këto projekte nuk kanë vetëm vlerë kombëtare, por edhe rajonale, duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë kyçe për Ballkanin Perëndimor.

RAMA-Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

Qeveria prezantoi reformën për mbrojtjen e territorit ku paralajmëruan një sërë masash për ndërtuesit që devijojnë projektet apo edhe zjarrvënësit. Gjatë prezantimit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se sipërmarrësit nuk do të mund të shesin banesa pa u pajisur me certifikatën e përdorimit.Qeveria nuk do të lejojë shitjen e banesave pa u marrë më parë ajo që e quajti certifikata e përdorimit.

Gjatë prezantimit të reformës për mbrojtjen e territorit, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se asnjë objekt në ndërtim nuk do të mund gjithashtu të lidhë as ujin dhe dritat pa u pajisur me dokumentet e nevojshme.Kreu i qeverisë prezantoi të ashtuquajturën listë e zezë, ku sipërmarrës dhe arkitektë që devijojnë nga projektet nuk do të marrin më leje ndërtimi.Rama Iu rikthye dhe një herë aksionit për lirimin e hapësirave publike, ku paralajmëroi se do të zgjasë për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, kreu i qeverisë kërkoi që në Kodin e Ri Penal të ashpërsohen masat ndaj zjarrvënësve të qëllimshëm, duke  kërkuar serish që ky krim të vlerësohet njësoj si një vrasje.

Belinda Balluku prezanton ekipin e ri të administratorëve në Bashkinë e Lushnjes

Zëvendëskryeministrja dhe njeherazi Ministre Infrastruktures dhe Energjitikes Belinda Balluku, së bashku me deputetët socialistë të Lushnjes, Petrit Malaj dhe Kryebashkiaken Eriselda Sefa, prezantoi ekipin e ri të administratorëve të Bashkisë.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi rëndësinë e angazhimit të administratorëve në terren, me fokus tek shërbimi ndaj qytetarëve dhe adresimi i problematikave të tyre.

Ajo nënvizoi se çdo cep i territorit të bashkisë do të marrë vëmendjen e duhur, me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor dhe më pranë komunitetit.

SPAK zbardh vizitën e Dumanit në SHBA

Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.

Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.

Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht

Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.

Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të  Bashkuara, Pamela J. Bondi.

Gjatë konferencës, Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Caktohet data për seancën e parë të legjislaturës së re, Presidenti Begaj firmos dekretin

Caktohet data për mbledhjen e Parlamentit, Presidenti Begaj firmos dekretin.

Whatsapp Image 2025 09 08 At 14.44.37

 Kush ishte shënjestra e at*ntatit maf*oz në Shkodër/ U vr*në dy të tjerë, por ai mbijetoi 

Eugen Vaso ishte shënjestra e atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në një lokal në mes të Shkodrës.Viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

Edhe pse shënjestra ishte ky i fundit, ai është i plagosur dhe ndodhet i shtruar në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, reagon avokati i tij

LAJMI I FUNDIT/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, reagon avokati i ish-Presidentit Kjo histori nuk përfundon këtu”, u shpreh avotkati Cakrani.

R*ndohet bilanci i ate*tatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të pla*osurit

Tragjedia në Shkodër merr përmasa edhe më të rënda. Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Viktima e dytë është një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”. Deri më tani, identiteti i plotë i viktimës së dytë nuk është bërë publik, ndërsa konfirmohet se kishte marrë plagë të rënda dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë dot.

Kujtojmë se viktima e parë ishte Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq), një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi dhe një person që ndodhej me Vason dhe Palin.

Autori i dyshuar i atentatit, Rakip Gila, 28 vjeç, është arrestuar nga Policia dhe ndodhet aktualisht në paraburgim.