Dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportin e 8 ton domateve me pesticide drejt Kroacisë!

Personat në foto, dy inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë vënë në pranga pas një hetimi të Prokurorisë së Beratit, pasi lejuan në mënyrë të qëllimshme eksportin e 8 tonëve domate me përmbajtje të lartë pesticidi drejt Kroacisë. Bashkë me ta u arrestua edhe administratori i firmës eksportuese, Mariglen Qorri, 40 vjeç.

Sipas hetimeve, inspektorët kishin plotësuar dokumentacionin në mënyrë fiktive, duke mos kryer marrjen e mostrave të domateve në magazinë dhe duke mos ndërmarrë asnjë masë bllokimi të tyre. Për më tepër, ata kanë pranuar si të rregullta faturat fiktive të paraqitura nga biznesmeni, duke manipuluar faktet mbi origjinën dhe cilësinë e produkteve.

Domatet e eksportuara rezultuan me nivele të larta të preparatit të ndaluar “Chlorefenapyr” dhe u asgjësuan nga autoritetet kroate menjëherë pas analizave laboratorike. Rasti ka shkaktuar reagime të forta dhe ka vënë në dyshim funksionimin dhe integritetin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore në Shqipëri.

FIER/Vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Fier dhe Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

-B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve në oborrin e banesës së tij, të asgjësuara nga Policia, më datë 28.08.2025;

-F. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

-një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj e gjysmë burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Këta specialistë arrestuan në flagrancë dhe shtetasit L. K., 20 vjeç, banues në Lushnjë dhe E. L., 41 vjeç, banues në Cakran, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, me profesion avokate, pasi ka kallëzuar një shtetase, se i ka marrë një shumë eurosh, duke e mashtruar se do të përshpejtojë procesin për regjistrimin e pronës së saj. Punohet për kapjen e shtetases K. K., si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Dh. D., 52 vjeç, banues në fahatin Shën Pjetër, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka prishur me vetëgjyqësi, gardhin rrethues të tokës së shtetasit A. Ll.;
-A. M., 41 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka djegur disa vegla pune të vëllait të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 19 vjeç, banues në fshatin Krutje, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shqetësuar nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetas 16 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Gardisti nxjerr a*mën e shërbimit dhe k*rcënon me jetë një qytetar

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut.

Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor.

Eksporti i perimeve me pesticide në Kroaci, Prokuroria e Beratit procedon administratorin e subjektit dhe 2 inspektorë të AKU-së

Berat – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve, mes tyre administratorit të subjektit “Era-Fruit” dhe dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, pas zbulimit të një sasie prej 8 tonësh domate të eksportuara drejt Kroacisë me nivel të lartë të pesticidit Chlorfenapyr.

Hetimet zbuluan se domatet kishin nivel 0.06 mg/kg, shumëfish mbi normën e lejuar prej 0.01 mg/kg, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve. Autoritetet kroate asgjësuan sasinë e produktit pas konstatimit të shkeljes.

Prokuroria ka kërkuar ndalimin e administratorit M.Q. dhe inspektorëve R.L. dhe G.D., të cilët akuzohen për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 288, 288/c, 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, M.Q. përdori një faturë fiktive blerjeje në emër të një fermeri për të shmangur përgjegjësinë ligjore, duke e paraqitur atë si dokument zyrtar në praktikat doganore dhe gjurmueshmërinë e produktit. Ndërkohë, inspektorët e AKU-së, të cilët kryen kontrollin më 29 gusht 2025 pas njoftimit të sistemit RASFF, nuk gjetën domatet në magazinën e subjektit dhe nuk morën mostra për analiza, duke mbështetur verifikimin mbi faturën e falsifikuar.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Beratit ka sekuestruar produkte të tjera të subjektit, përfshirë domate, speca dhe kastraveca, të cilat po i nënshtrohen analizave për të përcaktuar nëse janë të kontaminuara

Mbërrin në Porto Romano anija luftarake amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një foto të anijes luftarake amerikane e cila ka mbërritur për herë të parë në Porto Romano.

MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”.

Makina perplas nje femije 4 vjecar ne Fier, dergohet ne spital

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Çfarë u bë më e shtrenjtë për familjet shqiptare në Gusht?

Inflacioni i muajit Gusht të këtij viti paraqitet më i ulët se në muajin Korrik, i cili preku normën më të lartë regjistrua përgjatë vitit 2025. Muajt e verës, të ndikuar sidomos nga turizmi dhe kërkesa, patën normë të rritjes së çmimeve më të lartë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Gusht 2025 arriti në 119.5, duke regjistruar një rritje prej 2.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja vjetore e çmimeve u nxitur kryesisht nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, që kontribuan më shumë se gjysma e ndryshimit total. Brenda këtij grupi, vajrat dhe yndyrnat u rritën me 6.5%, qumështi, djathi dhe vezët me 3.6% dhe mishi me 3.2%. Grupi i qirave, ujit, lëndëve djegëse dhe energjisë ndikoi gjithashtu ndjeshëm, me një rritje prej 3.1% vjetore, për shkak të çmimeve globale të energjisë dhe kostove më të larta operative.

Sektori i turizmit dhe shërbimeve të lidhura me të pati ndikim të veçantë në rritjen mujore të çmimeve. Çmimet e hoteleve, kafeneve dhe restoranteve u rritën me 2.2% krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar, për shkak të fluksit të turistëve gjatë sezonit veror. Argëtimi dhe kultura u rritën me 6.3%, duke reflektuar jo vetëm shpenzimet e turistëve, por edhe rritjen e kostove për aktivitetet kulturore dhe rekreative brenda vendit.

Çmimet e mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake, pijet alkoolike dhe duhani, si dhe shërbimet e transportit dhe komunikimit kontribuuan në mënyrë më të moderuar në rritjen e indeksit. Ndryshimet mujore treguan rritje më të madhe te energjia, argëtimi dhe shërbimet turistike, duke reflektuar ndikimin e sezonit veror dhe presionin nga kërkesa e lartë turistike.

Foto e rrallë e Epstein ndez polemika në SHBA, Trump mohon akuzat

Një foto e rrallë e publikuar nga një komitet i Kongresit amerikan ka ngjallur reagime të forta në SHBA, pas dyshimeve se Jeffrey Epstein i ka “shitur” një grua presidentit Donald Trump për 22,500 dollarë.

Fotografia është pjesë e albumit të përvjetorit të 50-të të financierit tashmë të ndjerë, i cili ishte dënuar për trafikim seksual të të miturve.

Në imazh shfaqet Epstein bashkë me Joel Pashcow, një anëtar i hershëm i resortit Mar-a-Lago në pronësi të Trump, si dhe një grua me fytyrë të redaktuar. Ata mbajnë në dorë një “çek risie” ku figuron nënshkrimi “DJ Trump”.

Në përshkrimin e dorëshkruar poshtë fotos thuhet:

“Jeffrey tregon talente të hershme me para + gra! Ia shet Donald Trump-it ‘plotësisht të amortizuar’ për 22,500 dollarë.

Edhe pse unë e menaxhova marrëveshjen, nuk mora asnjë nga paratë për vajzën!”



Bomb*rdimet e Izraelit në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë aktin: Sulm i pabesë

Fotoja u publikua të hënën nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, në kuadër të një serie dokumentesh që lidhen me dosjet e Epstein.

Sipas Wall Street Journal, gruaja në fjalë dyshohet të ketë qenë një nga të njohurat e përbashkëta të Trump dhe Epstein gjatë viteve 1990.

Sipas mediave amerikane, presidenti Trump u kontaktua nga gazetarët të martën në mëngjes dhe refuzoi të komentonte mbi foton, duke e cilësuar situatën si “një çështje e vdekur”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “çeku” dhe nënshkrimi nuk janë të vërteta, ndërsa ish-presidenti e ka cilësuar albumin e ditëlindjes një “përpjekje për shpifje politike”.

Gjithsesi, libri i ditëlindjes dyshohet të jetë përpiluar nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epstein e dënuar në vitin 2022 me 20 vjet burg për trafikim seksual.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, Trump u zotua se do të publikonte një “listë të plotë të klientëve të Epstein”.

Por pasi mori detyrën në janar 2025, Departamenti i Drejtësisë deklaroi se një listë e tillë “nuk ekziston”.

Reagimet kanë qenë të forta nga të dyja partitë në Kongres, me demokratët që kërkojnë hetime të reja dhe republikanët që shfaqen të përçarë në qëndrime.

Trump dhe Epstein njiheshin prej viteve ’80 dhe kishin marrëdhënie shoqërore për dekada, përpara se të grindeshin në vitin 2004.

Në deklarata për shtyp, Trump ka thënë se marrëdhënia e tyre përfundoi pasi Epstein “vodhi punonjëse nga spa-ja e Mar-a-Lago”.

Një prej tyre ishte Virginia Giuffre, e cila më vonë akuzoi Epstein për abuzim seksual.

Në vitet 2023 dhe 2024, Trump u shpall përgjegjës civil për abuzim seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll, ndërsa një gjykatë e apelit vendosi që ai nuk mund të përdorë imunitetin presidencial për të shmangur pagesën e 83.3 milionë dollarëve si dëmshpërblim ndaj saj.

Publikimi i fotografisë dhe dokumenteve të tjera pritet të nxisë hetime të reja nga Kongresi, ndërkohë që presioni publik për transparencë rritet.

Analistët politikë në SHBA thonë se kjo çështje mund të ndikojë ndjeshëm në përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2028 dhe imazhin e presidentit aktual në arenën ndërkombëtare.