Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm dy vite pas marrjes së detyrës.

Sipas informacioneve konfirmohet se Dredha ka dhënë dorëheqjen diten e sotme , ku nesër pritet të zyrtarizohet.

Ende nuk dihet ende arsyet e kësaj dorëheqjeje, e cila vjen një ditë përpara prezantimit të qeverisë.

Q*llohet me a*më zjarri aleati i Trump, arrestohet autori

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në kampusin e Universitetit Utah Valley në qytetin Orem, ku aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk ishte i ftuar në një aktivitet publik.

Sipas raportimeve të para nga Policia e kampusit, një e shtënë e vetme u krye drejt zonës ku po zhvillohej eventi me pjesëmarrjen e Kirk.

Autori i dyshuar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë universiteti përmes një deklarate zyrtare, ku theksohet se:

“Një e shtënë e vetme u qëllua në kampus drejt një folësi vizitor. I dyshuari është ndaluar dhe policia po heton ngjarjen.”

Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të krahut konservator amerikan dhe themelues i organizatës Turning Point USA, ishte në Universitet për të mbajtur një fjalim në kuadër të një turneu studentor. Ai njihet për mbështetjen e tij të fortë ndaj Presidentit Donald Trump dhe ka ndjekës të shumtë në platformat sociale – mbi 5.2 milionë në X dhe 7.3 milionë në TikTok.

Pas incidentit, Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Lutuni për Charlie Kirk, një djalë vërtet i mirë dhe një baba i ri.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në opinionin publik amerikan, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe profilin e të dyshuarit.

NATO rrëzon dronë rusë në hapësirën ajrore polake, akuza të forta Moskës

Në një zhvillim të paprecedentë që rrit ndjeshëm tensionet në Evropën Lindore, avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar disa dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë gjatë një sulmi ajror të koordinuar ndaj Ukrainës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.Kjo është hera e parë që NATO ka ndërmarrë një veprim të tillë ushtarak që nga nisja e luftës në Ukrainë. Në operacionin e ndërhyrjes morën pjesë avionë F-16 polakë, F-35 holandezë, një avion paralajmërimi i hershëm italian, sistemet mbrojtëse Patriot gjermane dhe një avion furnizimi nga forcat shumëkombëshe të NATO-s.

Duke folur para parlamentit polak, Kryeministri Donald Tusk tha se situata është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe Polonia ndodhet më afër një konflikti të armatosur se çdo herë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai e cilësoi Rusinë si “një armik që nuk fsheh më qëllimet e tij armiqësore.”

Tusk konfirmoi gjithashtu se Polonia ka aktivizuar Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, që detyron aleancën të mblidhet për të diskutuar rreth rrezikut dhe hapave të mëtejshëm.

Sipas autoriteteve polake, janë regjistruar 19 shkelje të hapësirës ajrore, shumica e të cilave besohet se kanë ardhur nga territori i Bjellorusisë. Dronët kanë qëndruar në hapësirën ajrore polake për më shumë se 6 orë, nga ora 23:30 të martën deri në 06:30 të mëngjesit të së mërkurës.

Ministria e Brendshme njoftoi se janë gjetur mbetjet e 7 dronëve dhe një raketë të paidentifikuar. Një nga dronët ka goditur një shtëpi në fshatin Wyryki, pranë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë, ndërsa mbetje të tjera janë zbuluar pranë një varreze në Cześniki.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se shkelja e hapësirës ajrore nuk është një incident i izoluar, duke shtuar:
“Nëse ishte apo jo e qëllimshme, është një veprim absolutisht i pamatur dhe shumë i rrezikshëm.”

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e cilësoi situatën si një provokim të qëllimshëm, ndërsa krerë të mbrojtjes nga Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar shprehën solidaritetin dhe gatishmërinë për të mbështetur Poloninë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sulmi ishte i drejtuar vetëm ndaj Ukrainës dhe dronët nuk kishin kapacitete të kalonin mbi 700 km. Ndërkohë, Ministria e Jashtme ruse i quajti pretendimet e Polonisë “mitet e radhës për të përshkallëzuar krizën”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti shkeljen e hapësirës ajrore polake “një hap të rrezikshëm drejt përshkallëzimit të luftës” dhe kërkoi një reagim të fortë nga aleatët perëndimorë.

Ndërkohë, Ukraina vazhdoi të përballet me një nga sulmet më të mëdha të kohëve të fundit, ku gjatë natës së kaluar u lëshuan 415 dronë dhe 40 raketa ndaj objekteve civile dhe qeveritare në gjithë vendin.

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, Polonia ka vendosur të mbyllë kufirin lindor me Bjellorusinë, përfshirë edhe kalimet hekurudhore, për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi të quajtura “Zapad 25”, të cilat pritet të fillojnë të premten.

Autoritetet polake kanë mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore mbi aeroportin e Varshavës dhe aeroporte të tjera më të vogla për arsye sigurie. Hetimet për shkeljet e fundit dhe kërkimi për mbetjet e dronëve të rrëzuar janë ende në zhvillim.

Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Ilir Metës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi deklaron se ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia, live në një studio televizive.Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shprehet se kjo telefonatë e kryer tetorin e një viti më parë.

“Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes”, thuhet në shkresë, gjë që sipas tij nuk është bërë.

Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson se nuk ka dhënë asnjë autorizim për realizimin e komunikimit në fjalë. Veprimi i ndërmarrë përbën një ndërhyrje të papranueshme në funksionimin normal të IEVP dhe cenon rëndë rendin dhe autoritetin e institucionit të paraburgimit.

Pra, krijon një precedent të rrezikshëm, duke shkelur në mënyrë të hapur dispozitat e nenit 49, të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, dhe normat që rregullojnë ushtrimin e detyrës së avokatit me integritet, etikë dhe përgjegjësi”, theksohet në shkresë.

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje qytetarëve: Largojini vetë lavazhet!

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare.

Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama.Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për DeCarlos Brown, 34-vjeçarin e pastrehë që vrau Iryna Zarutska, një grua 23-vjeçare ukrainase që kishte ikur nga lufta në Shtetet e Bashkuara.

Vrasja ndodhi brenda një vagoni treni në Charlotte, Karolina e Veriut, kur burri, pa asnjë arsye të dukshme, e goditi me thikë gruan që ishte ulur përpara tij.Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë një gjyq të shpejtë dhe dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër”, shkroi presidenti amerikan në Truth.Imazhet e krimit janë qarkulluar gjerësisht ditët e fundit, veçanërisht midis përdoruesve konservatorë të mediave sociale, të cilët akuzojnë mediat tradicionale se nuk e kanë mbuluar në mënyrë adekuate incidentin.

SPAK përfundon hetimet, dërgon në GJKKO dosjen e Erion Veliajt. Zbardhen akuzat për kryebashkiakun e Tiranës dhe bashkëshorten e tij

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda afateve të parashikuar nga neni 323/2, i Kodit të Procedurës Penale ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 27 të vitit 2024 në ngarkim të të pandehurve:

Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ajola Xoxa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të:
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal; (ndër të tjera edhe si person që ka vepruar në dobi të personit juridik OJF “Harabel”),
“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal (2 herë);
“Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2, 257/a/2 dhe 180/1 e 25 i Kodit Penal.
3. Elman Abule, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Rametal” shpk;

4. Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk;

5. Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk;

6. Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Palushi” shpk;

7. Shkëlqim Fusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Fusha” shpk;

8. Sokol Kryeziu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Gerard-A” shpk;

9. Mirton Lika, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë “Lani” shpk;

10. Linda Kazani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Eventus”;

11. Erald Simixhiu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Muza”;

12. Ina Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “BYL-A”;

13. Frosina Bollo, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të organizatës jofitimprurëse “Frobolous”;

14. Valmir Xoxa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

15. Adela Kondakçiu, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

16. Klotilda Bushka, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal;

17. Flutur Xhani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal;

18. Fatjon Baci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a pgf 2 i Kodit Penal;

19. “Rametal” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

20. “Agi Kons” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

21. “Kontakt” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

22. “Palushi” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

23. “Fusha” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

24. “Gerard-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

25. “Lani” shpk, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 180/1 e 25 i Kodit Penal;

26. OJF “Eventus”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

27. OJF “Muza”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

28. OJF “BYL-A”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, dhe “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 287/2 e 245 i Kodit Penal;

29. OJF “Frobolous”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal;

30. OJF “Harabel”, nën akuzë për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e përmendura më sipër, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar nga bashkëshortja e tij, e pandehura Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me të.

Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen shtetasi Erion Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë (përmendur më sipër) që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Nga provat e administruara ka rezultuar gjithashtu e provuar se këta të pandehur, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim me OJF-të e përmendura dhe persona të tjerë, më shumë se një herë, kanë integruar në sistemin bankar shuma monetare të siguruara si përfitime të parregullta, për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Depozitimi i këtyre shumave duke fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal, ka bërë që të përmbushen plotësisht elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, sipas paragrafit të dytë.

Ky qëllim kriminal i të pandehurve do të ishte i pamundur të përmbushej, pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF-ve. Në këtë kuptim, organi procedues ka arritur në përfundimin se OJF-të “Harabel”, “Eventus”, “Muza” dhe “BYL-A”, personat fizikë si shtetasit Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu, të kontrolluar plotësisht nga e pandehura, Ajola Xoxa, si edhe shtetasi, Elman Abule dhe shoqëria “Rametal” shpk, kanë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, përmes transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre apo integrimit të shumave të të hollave në sistemin bankar, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Nga hetimi paraprak, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë të shkurtër kohore, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje personale, në vlerën 86,721,175 lekë.

Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura, Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera dhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit, duke organizuar evente, likujduar paga, paguar sigurime, paguar qira jashtë sistemit bankar etj, duke fshehur në këtë mënyrë burimin e vërtetë të tyre, natyrën e vërtetë të marrëdhënieve kontraktuale me subjekte të tjerë privatë, dhe për pasojë duke shmangur, por jo vetëm, edhe pagesat e detyrimeve sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Në këtë mënyrë, e pandehura Ajola Xoxa, në bashkëpunim me shtetasin Mirton Lika, në cilësinë e përfaqësuesit të subjektit tregtar “Lani” shpk, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Po kështu, nga hetimi penal është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore të të zgjedhurit të lartë vendor dhe të personit të lidhur me të, përsa i përket deklarimit me transparencë të aseteve pasurore, duke i fshehur në këtë mënyrë ato. I pandehuri Erion Veliaj dhe personi i lidhur me të, e pandehura Ajola Xoxa, kanë kryer veprime konkrete me qëllim fshehjen e pasurive të paluajtshme në pronësi faktike të tyre si edhe interesave të tjera pasurorë të cilat burojnë nga pjesëmarrja në organizata që gjenerojnë të ardhura, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Përveç sa më lart, Kryetari i Bashkisë Tiranë, i pandehuri Erion Veliaj, në ushtrim të funksioneve të tij, ka kryer veprime konkrete në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, në funksion të përfitimit të të mirave materiale në mënyrë të padrejtë, por edhe me pasoja konkrete në dëm të interesave të shtetasve dhe shtetit, përsa i përket miratimit të një PDV dhe më pas lejes së ndërtimit për një objekt shumëkatësh banimi, mbi një sipërfaqe trualli ku bashkëshortja e tij ka interesa pasurorë. Veprimet e të zgjedhurit vendor provohet se janë kryer në kushtet e konfliktit të interesit, në mungesë të plotë të kompetencës funksionale si edhe në shkelje të procedurave që ligji përcakton për miratimin e një akti administrativ, siç është në rastin konkret Plani i Detajuar Vendor. Në këtë mënyrë, ky shtetas provohet të ketë konsumuar elementët përbërës të nenit 248 të Kodit Penal.

VanHorn: SHBA pret integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të SPAK

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte sot në konferencën rajonale të OSBE-së, ku mes të tjerash foli edhe për vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA.Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, deklaroi ajo.

Më tej VanHorn deklaroi se  SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur, ndërsa shtoi se zoti Dumani, sado efektiv ka qenë, do të zëvendësohet pasi i mbaron detyra.

Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.

Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër”, pohoi ajo.

Ndërkohë theksoi se Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, “ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”.