Hapet llogari në “GoFundMe” për Elvis Shkambin – për autorin që vr*u gjyqtarin Astrit Kalaja

Një situatë paradoksale ka ndodhur këtë të enjte në Shqipëri. Ndërsa Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij Gjon Shkambi, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në platformën ndërkombëtare të donacioneve “GoFundMe” është hapur një llogari për mbledhjen e fondeve në ndihmë të autorit të krimit.

Sipas të dhënave, llogaria është hapur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe vetëm brenda disa orësh ka arritur të grumbullojë rreth 8,782 dollarë, me dhjetëra komentues që shprehin mbështetje për Shkambin.

Në përshkrimin e fushatës thuhet se qëllimi është “të ndihmohet ekonomikisht Elvis dhe Gjon Shkambi”, por fakti që bëhet fjalë për një autor të një vrasjeje ndaj një gjyqtari në detyrë ka shkaktuar indinjatë dhe debat të gjerë në rrjetet sociale.

Kjo nismë e pazakontë përkon në kohë me zhvillimin e konferencës kombëtare të gjyqtarëve, ku pritet të dalë një deklaratë e përbashkët e sistemit gjyqësor për ngjarjen tragjike që tronditi drejtësinë shqiptare.

Analiza e lajmit: një shoqëri mes mëshirës, revoltës dhe mosbesimit te drejtësia

Hapja e një llogarie për të mbledhur para në ndihmë të autorit të një vrasjeje është një fenomen i paprecedent në Shqipëri dhe ngre disa pikëpyetje serioze për perceptimin shoqëror të drejtësisë.

Kjo nuk është thjesht një nismë e izoluar, por një simptomë e thellë e mosbesimit të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor.

Një pjesë e publikut, e zhgënjyer prej vitesh nga vendime të diskutueshme gjyqësore, duket se po reagon në mënyrë ekstreme – duke i dhënë “të drejtë” një autori krimi, vetëm sepse viktima përfaqësonte sistemin që ata e konsiderojnë të padrejtë.

Ky reagim, megjithatë, është i rrezikshëm: ai rrezikon të normalizojë dhunën si mënyrë për të kërkuar drejtësi dhe të legjitimojë hakmarrjen në vend të ligjit.

Në këtë mes, institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë mesazhin: nuk mjafton dënimi i një vrasësi, por rikthimi i besimit te qytetari se drejtësia mund të jetë e paanshme, njerëzore dhe reale.

Kushtetuesja rrëzon drekretin e Presidentit për zgjedhjet

Kushtetuesja rrëzon drekretin e Presidentit për zgjedhjet. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Erion Veliaj

Dh*na ndaj avokatit në Fier, Reagimi i Dhomës së Avokatisë: “Nuk ishte kliente, falënderime Policisë për ndërhyrjen e menjëhershme”

Reagimi zyrtar i Dhomës së Avokatisë Fier për ngjarjen e ndodhur

Dhoma e Avokatisë Fier ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në qytet, ku një grua 49-vjeçare u arrestua nga policia pasi kanosi dhe goditi avokatin A. K., në ambientet e një zyre.

Në reagimin e kryetarit të Dhomës së Avokatisë Fier, Av. Ermal Hamataj, sqarohet se konflikti nuk ka ndodhur për shkak të marrëdhënies avokat–klient, pasi gruaja në fjalë nuk është kliente e avokatit, por një person që, sipas reagimit, ka shfaqur sjellje të paqëndrueshme dhe agresive.

“Zonja në fjalë nuk është kliente e zyrës së avokatit A. K., por është thjesht një person që nuk di çfarë kërkon. Njerëz, mblidhni mendjen, nuk mund të na bëni presion, nuk mund të silleni si vandalë në zyrat tona. Mos harroni, jo vetëm do të përballeni me ligjin, por edhe avokatët dinë të mbrohen”, – thuhet në reagim.

Kryetari Hamataj falënderoi Komisariatin e Policisë Fier për reagimin dhe arrestimin në kohë reale të autores së sulmit verbal dhe vandal, duke theksuar se asnjë akt dhune ndaj avokatëve nuk do të tolerohet.

Fier – Arrestime dhe procedime penale për disa raste të ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa veprime procedurale dhe arrestime për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

  • Arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
  • Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi në Ballsh, me motomjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetase 15 vjeçe, e cila, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë.

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 18 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u konstatua se posedonte doza Cannabisi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kon*likt në zyrë në Fier, gruaja g*det avokatin që përfaqëson djalin e saj në gjyq

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur, në ambientet e një zyre, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj në një proces gjyqësor kundër prindërve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tensione ne seancen e sotme te Parlamentit shqiptar

Tensione dhe perplasje mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Deputeti u ngrit nga vendi i tij ndërsa tentoi që t’i afrohej ministres, por ndërhyri Garda. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, deputeti flet me gjeste. 

Ndërkohë, pas debatit, Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës Nokës.

Vr*sja e gjyqtarit, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkojnë falje

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

Mesohet se Elvis dhe Gjon Shkambi kanë kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një tronditjeje të lartë psikike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me një çështje pronësie.

Të pandehurit kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj sistemit gjyqësor, duke pretenduar se gjykatat nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen në fjalë.

Rama batuta në Konferencën e NATO-s: Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam vetëm një artist

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s.

“Kjo duket se është një punë e të gjatëve, unë Rutte… na duhen edhe disa të tjerë të mundim më pas të gjithë në një ndeshje basketbolli. Një nder të kesh kaq shumë shtete të mbledhura këtu përmes jush. Kënaqësi t’ju mirëpresësh dhe të dëgjoja mesazhin nga miku ynë i dashur Rutte. Supozohet të mbaj një fjalim të gjatë por do t’ju shpëtoj dhe do të përpiqem të flas sa më shkurt të jetë e mundur, diçka që nuk e kam virtyt.
Duhet të punoni shumë sot por ju duhet pak kohë të shijoni qytetin”, tha ai. 

Më pas Rama tha se është i vetmi në qeverinë e tij që nuk e ka një doktoraturë. 

“Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam vetëm një artist”, tha ai.