Vr*tet 32-vjeçari ne Divjake, kapet autori. Policia zbardh ngjarjen

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur sot në zonën e Divjakës.

Mësohet sesi pasojë e një konflikti, ka humbur jetën një 30-vjeçar.

Autori i vrasjes Xhesion Toromeni u arratis menjëherë nga vendngjarja, por më vonë u kap nga policia.

Viktimë në ngjarje mbeti 30-vjeçari Besmir Kumria. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat

Shqipëria kryeson rajonin për sipërfaqet e djegura nga zjarret – mbi 55 mijë hektarë të shkrumbuara

Shqipëria kryeson rajonin për sipërfaqet e djegura nga zjarret – mbi 55 mijë hektarë të shkrumbuara

Tiranë, 19 gusht 2025 – Shqipëria po përballet me një nga vitet më të vështira përsa i përket zjarreve në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), deri tani në vend janë djegur 55,154 hektarë tokë, duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon për sipërfaqet e shkatërruara nga flakët.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipërfaqja e djegur ishte 46,623 ha, ndërsa vitet pararendëse kishin shifra më të ulëta. Megjithatë, rekordi më i zi për Shqipërinë mbetet viti 2007, kur u dogjën plot 127,491 hektarë.

Nga krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit, tabloja e vitit 2025 paraqitet kështu:

  • Shqipëria – 55,154 ha
  • Bosnje-Hercegovina – 26,705 ha
  • Maqedonia e Veriut – 26,522 ha
  • Mali i Zi – 24,054 ha
  • Serbia – 21,211 ha
  • Kosova – 11,892 ha
  • Kroacia – 2,944 ha

Krahasuar me fqinjët, Shqipëria ka pothuajse dyfishin e sipërfaqeve të djegura ndaj vendit të dytë më të prekur, Bosnje-Hercegovinës.

Zonat më të prekura ditët e fundit kanë qenë Delvina dhe disa fshatra të Gramshit, ndërsa disa vatra mbeten ende aktive por nën kontroll.

Ekspertët theksojnë se dëmet nuk kufizohen vetëm te pyjet, por shtrihen edhe në bujqësi, biodiversitet dhe ekonomi rurale, duke sjellë pasoja afatgjata për vendin.

I moshuari tentoi të d*gjej me benzinë në Vlorë, transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dukat Fshat, Vlorë, ku një 76-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet duke u spërkatur me benzinë.

I moshuari, i cili pësoi djegie të shumta, është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore po dërgohet drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës, një tjetër vatër zjarri ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët për shkak të tymit të dendur dhe rrezikut të përhapjes së flakëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të tentativës së vetëdjegies dhe dokumentimin e plotë të saj

Dy vatra zjarri në Vlorë, tym toksik mbulon qytetin

Pasditen e kësaj të marte janë regjistruar dy vatra zjarri në qytetin e Vlorës. Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij. Situata paraqitet e vështirë për shkak të tymit të dendur dhe toksik, i cili po përhapet në ajër, duke përbërë rrezik për shëndetin e banorëve dhe të turistëve që ndodhen në qytet.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe shmangie të zonës deri në normalizimin e situatës.

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnjë.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motoçikletë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të motoçikletës. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit rrugor, e cila po menaxhon trafikun e rënduar nga përplasja, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të dokumentuar shkaqet e aksidentit.

Athinë/ Zbulohen detaje nga vr*sja e 47-vjeçarit shqiptar

Detaje të reja po zbulohen nga vrasja e ndodhur të hënën në mbrëmje (18 gusht) në zonën e Agios Panteleimonas, ku viktimë mbeti një shtetas shqiptar 47-vjeçar, i njohur për autoritetet greke.

Sipas burimeve policore, momenti i ekzekutimit është regjistruar nga një kamerë sigurie pranë vendit të ngjarjes. Pamjet tregojnë autorin e veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza, duke u kujdesur të mos lërë gjurmë.

Ai iu afrua viktimës dhe e qëlloi një herë në gjoks. Më pas, tentoi të shtinte sërish, por arma u bllokua dhe nuk funksionoi. Në vendin e ngjarjes u gjetën një gëzhojë e përdorur dhe një fishek i paqëlluar.

Hetuesit grekë theksojnë se ekzekutuesi ka vepruar me një plan të mirëorganizuar dhe vendosmëri, duke zgjedhur kohën dhe vendin e duhur, çka sugjeron se krimi ishte një mesazh i qartë.Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, ndërsa policia po analizon videon kornizë pas kornize për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij.

Aksident në aksin Fier–Patos, tre të plagosur dërgohen në spital

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Patos”, automjeti me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi G. M., shtetasi A. A. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë priten nga Shqipëria, diaspora dhe bota

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i madh i bektashinjve në malin e shenjtë të Tomorrit, një traditë shekullore që mbledh çdo vit mbi 600 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe vende të ndryshme të botës. Pelegrinazhi do të zgjasë një javë, deri më datë 25 gusht 2025, pranë Teqesë së Abaz Aliut.

Plani i Policisë së Beratit

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të madh fetar e kulturor, Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka hartuar një plan të detajuar masash.

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë në Berat, Kuçovë dhe Skrapar, është angazhuar për:

  • garantimin e rendit dhe sigurisë publike,
  • parandalimin e krimeve,
  • rritjen e sigurisë rrugore,
  • lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Në kuadër të këtij plani, janë vendosur shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të Teqesë së Abaz Aliut.

Institucionet e përfshira

Në menaxhimin e masave janë përfshirë:

  • shërbimet e DVP Berat,
  • FNSh Fier,
  • Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore,
  • Forcat zjarrfikëse,
  • Spitali Rajonal Berat,
  • organet e pushtetit vendor,
  • si dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane.

Policia e Beratit, në komunikimin për mediat, bëri të ditur edhe itinerarin e lëvizjes së mjeteve gjatë ngjitjes dhe zbritjes nga mali, si dhe kufizimet e qarkullimit që do të zbatohen përgjatë ditëve të pelegrinazhit.