“BE miraton 87.7 mln € për Ballkanin Perëndimor – Shqipëria përfiton 32 mln € për tre projekte energjetike strategjike”

Strasbourg, France - September 13, 2019: Entrance of the Louise Weiss building, inaugurated in 1999, the official seat of the European Parliament which houses the hemicycle for plenary sessions.

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të financohen përmes Kornizës së investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF). Nga faza e parë e financimit Shqipëria përfiton 32 milionë euro për tre projekte.

Projekti i parë është “Digjitalizimi i sistemit të transmetimit të energjisë”, i cili përfshin 40 nënstacione të tensionit të lartë në gjithë vendin, duke rritur kështu  kapacitetin e rrjetit dhe duke ulur humbjet. Vlera e projektit arrin në 95.3 milionë euro, ku BE kontribuon me 10.5 milionë euro. Afati i përfundimit është viti 2030.

Projekti i dytë është rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës. investimi synon të zgjasë jetën e hidrocentralit edhe 30 vite, duke rritur efikasitetin me 4% dhe prodhimin me 10%. Faza e dytë e projektit mbështetet nga fondet e Planit të Rritjes me 13.6 milionë euro, në një investim total prej 64.2 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve edhe për këtë projekt është viti 2030.



Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro 

Projekti i dytë është Linja e re Rrashbull – Tiranë dhe Unaza e Tiranës. Ndërtimi i linjës së transmetimit 400/220 kV synon zgjerimin e rrjetit për të përballuar kërkesën në rritje në Kryeqytet. Investimi kap vlerën 61.1 milionë euro, ndërsa BE kontribuon me 8 milionë euro. Projekti pritet të përfundojë këtë vit.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor i ka projektet e para në fushën e energjisë së pastër pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Shqipëria është ndër përfitueset më të mëdha.

Shqipëria në këtë fazë ka tre projekte madhore, që arrijnë vlerën mbi 220 milionë euro, ku BE kontribuon me 33 mln euro. Vlera e projekteve në Mal të zi në fazën e parë të planit të Rritjes është rreth 54 milionë euro, ku BE kontribuon me më pak se 10 milionë.

Serbia është vendi me projektet më të orientuara drejt diversifikimit të energjisë (hidro + diellore). Të dy projektet kanë vlerë 186 milionë euro dhe BE kontribuon me rreth 41 mln euro./ Monitor

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet shëndosh e mirë në shtëpi! Asnjë fjalë çfarë i ndodhi dje

Ish- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Daniel Shima është kthyer pranë familjes shëndosh e mirë.

Ai u denoncua i zhdukur dje nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.



Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSH-it, Noka: Rrëmbim apo inskenim? Terr informativ që ngre pikëpyetje për përfshirjen e shtetit

Sipas mediave, ai pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi: “Po më arrestojnë”.

ÇFARE NDODHI PASDITEN E DJESHME?

Fillimisht raportua se familjarët e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima, kanë denoncuar në Komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të.

Sipas tyre, Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin, por pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë. Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij.

Ndërkohë, u bë me dije se policia po kryen sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonën ku dyshohet se ndodhej Shima, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërsa u raportua se Policia nisi menjehere hetimin dy pista: pengmarrjen, ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes.



Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro 

Çfarë tha policia?

Policia e Tiranës reagoi zyrtarisht në lidhje me zhdukjen e sh-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima.

Policia bën me dije se ka qenë nëna e Daniel Shimës që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1, se ka humbur kontaktet me djalin e saj.

Në njoftim policia nuk jep detaje për pistat e hetimit që po kryen për rastin e Shimës.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njoftoi Policia.

Kujtojmë që më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kush është Daniel Shima?

Daniel Shima ka mbajtur për disa vite postin e numrit 2 të AKSHI-t, drejtpërdrejt pas drejtoreshës së institucionit, Mirlinda Karçanaj.

Ai u shkarkua në mars 2024, pikërisht ditën kur Karçanaj u thirr për disa orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga SPAK, Karçanaj është rikthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e tij.

Ndaj Shimës janë bërë akuza publike gjatë kohës që ishte në detyrë në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet e tenderave të organizuara nga AKSHI, ndërsa një vit më parë u raportua se ai ishte marrë nën mbrojtje nga Garda e Republikës, me vendim të posaçëm, për shkak të një rreziku të konstatuar nga institucionet ligjzbatuese.

Megjithatë, nuk pati kurrë informacion zyrtar nëse ai ishte realisht i kërcënuar apo përse konsiderohej se i rrezikohej jeta.



Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ja si do të jetë moti sot

Po çfarë deklaronte Ahmetaj për Daniel Shimën?

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas Ahmetajt, Daniel Shima është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojës.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”,- deklaronte Ahmetaj në atë kohë.

Zhdukja e tij e djeshme hap sërish debat mbi prapaskenat e tenderave me vlerë miliarda lekë në AKSHI dhe përplasjet e mundshme brenda këtij institucioni kyç për menaxhimin e sistemeve shtetërore të teknologjisë dhe informacionit.

Reagim i policise per zhdukjen e ish-zvdrejtorit të AKSH

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht ndaj lajmit të publikuar në media për zhdukjen e ish-zvdrejtorit të AKSH-it, Daniel Shima.

Sipas njoftimit për mediat, policia thotë se rreth orës 17:00 në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se sot, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

“Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tiranë/Informacion

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën/ Sipas Eurostat, inflacioni arrin në 2.4%

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit 2025 regjistrohet në 2.4%.

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar gjithashtu në këtë kufi për muajin Korrik , që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë sa mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Korrikut të këtij viti janë Rumania me 6.6%, Estonia me 5.6% si dhe Mali i Zi e Serbia me 4.7% dhe 5% respektivisht.

Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet me inflacionin më të ulët me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ku për muajin Korrik regjistrojnë një normë të rritjes së çmimeve prej 4.6% dhe 4.3%.

Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 12 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.3% secili. “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.6% secili, “Komunikimi” me 1.4%, “Shëndeti” me 1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0.8%.

Fier – Arrestime për aksidente rrugore dhe dhunë në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në aksin rrugor “Fier-Patos”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin A. A., 67 vjeç, banues në Patos, drejtuesi i automjetit që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin G. G., 38 vjeç. Drejtuesi i motomjetit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. C., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në qytetin e Fierit, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-Z. F., 67 vjeç pasi dje, te rrethrrotullimi i Savrës, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. Xh., për të cilin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi Z. F., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zh. G., 48 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 13 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Pedonale e re brenda Parkut ne KARAVASTA,shpallet fituesi për hartimin e projektit

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, pritet të ketë një pedonale të re. Kjo e fundit do të jetë zgjatim i asaj ekzistuese që përfundon pranë kullës 360 gradë që ndodhet në zemër të këtij parku. 

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi se ka shpallur fituesin për kantatën “ Hartim Projekti- Ndërtimi i pedonales në Divjakë Karavasta”, kompaninë “INFRATECH”.  Sipas AKZM kjo pedonale është shumë e domosdoshme, pasi u vjen në ndihmë të gjithë vizitorëve të cilët zhvillojnë ecje pasi janë komplet të ‘përjashtuar’’ nga rruga automobilistike dhe ndihen akoma edhe më të sigurt gjatë vizitës në park.

“Duke qenë se rruga automobilistike është i vetmi akses i futjes në zonën e parkut për të vazhduar me tej deri në bregdetin e plazhit të Divjakës, lind nevoja për një zgjatje të kësaj pedonaleje ekzistuese. Duke filluar nga përfundimi i pedonales ekzistuese në Kullën 360o ose pranë Zyrave të AdZM Fier dhe për të vazhduar paralel me rrugën automobilistike në të djathtën e saj, duke gjarpëruar midis drurëve të pishës mesdhetare pa i dëmtuar dhe pa prerë asnjë dru deri në zonën që njihet ndryshe edhe si Qendra e Parkut pranë Divjaka Resort” thuhet në dokumentet e procedurës.

Pedonalja do të jetë me punim druri duke e bërë atë të përshtatshme për një park kombëtar dhe duke eliminuar kështu ndikimet negative në mjedis.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një ndër pikat e rëndësishme turistike që vizitohet përgjatë vitit. Në vitin që lamë pas ajo u vizitua nga 274 mijë vizitorë vendas dhe 105 mijë të huaj.

Sipas AKZM Zona e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta konsiderohet si një zonë me vlera të veçanta për natyrën dhe biodiversitetin. Ky park shquhet për popullatë të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla, të kërcënuara e të rrezikuara në zhdukje. /Monitor

Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

Një aksident i rëndë u shënua dje në aksin Fier-Patos.30-vjeçari, Gazment Gropa, i cili mbeti i plagosur nga aksidenti me motor, ka humbur jetën sot.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, i riu nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të rënda.Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, më konkretisht drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.

Ky është i riu, që u vr* me th*kë në një lokal në Divjakë

Një vrasje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni, për shkak të konfliktit për vijën e ujit.

Viktima Kumria dhe vëllai i tij njiheshin si djem të qetë e punëtorë. Ata punonin në zonën e jugut të vendit dhe për momentin ishin me pushime. Edhe autori jetonte jashtë shtetit dhe se kishte ardhur gjatë ditëve të fundit.

Familjet mësohet se kanë edhe miqësi me njëra-tjetrën. Policia ka marrë në ruajtje banesën e agresorit, teksa shërbimet policore po qëndrojnë në lagjen e tij. Autori, ndërkaq, është vënë në pranga.