Vlorë/ Dy ngjarje të r*nda brenda pak orësh: fëmija b*e nga ballkoni,nje grua h*dhet nga pallati

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në qytetin e Vlorës janë regjistruar dy ngjarje të rënda me pasoja tragjike.

Fillimisht, në zonën e Lungomares, një fëmijë ka rënë nga lartësia e banesës së tij. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia pritet të japë një njoftim zyrtar mbi rastin.

Ndërkohë, pak më vonë, pranë Shkollës së Muzikës në qytet, një grua është hedhur nga ballkoni i një pallati. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Grupet hetimore ndodhen në terren për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtyre dy ngjarjeve të rënda që kanë tronditur qytetin bregdetar.

Zjarr në kodrat e fshatit Drashovicë, flakët përhapen nga era e fortë

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në kodrat e fshatit Drashovicë, në bashkinë Selenicë.

Zjarri ka rënë në një terren të vështirë dhe favorizohet nga era e fortë, e cila po e përhap me shpejtësi.

Pranë zonës së përfshirë nga flakët ndodhet edhe një stan, i cili rrezikohet seriozisht nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet vendore po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

400 mijë ha të djegur/ Spanja përballet me zjarret shk*tërruese

Spanja vazhdon të përballet me zjarret në një nga sezonet më shkatërrimtare të dekadave të fundit, pavarësisht se temperaturat kanë filluar të bien në Gadishullin Iberik. Moti i lagësht dhe reshjet e shiut kanë sjellë një lehtësim të pjesshëm për autoritetet spanjolle, teksa vendi ka përjetuar më shumë se 391,000 hektarë të djegur që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Megjithëse 40 zjarre mbeten aktive në të gjithë vendin, reshjet e fundit, veçanërisht në provincën León, mund të ndihmojnë në kontrollimin e situatës, duke u dhënë mundësi autoriteteve të përqendrojnë përpjekjet në zona të tjera. Presidenti i rajonit Castilla dhe León prezantoi një plan ndihmash për të prekurit nga zjarret, që përfshin 500 euro për të evakuuarit dhe deri në 185,000 euro për ata që kanë humbur banesat nga flakët. Ndërkohë, zjarret në rajonin e Galicisë kanë shkatërruar fshatra të vegjël me pak popullsi, duke detyruar vendasit të ndërhyjnë vetë përpara se të mbërrijnë zjarrfikësit.

Njësi zjarrfikëse nga Gjermania kanë mbërritur në Spanjën veriore për të ndihmuar në luftën kundër flakëve. Më shumë se 20 automjete janë vendosur për të ndihmuar në shuarjen e një vatre të madhe në Jarilla, në kufi me Portugalinë. Cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm në shumë pjesë të Spanjës gjatë javës së fundit për shkak të tymit, sipas të dhënave nga agjencia Copernicus. Tymi nga Gadishulli Iberik ka arritur deri në Francë, Britani dhe Skandinavi.

Aktiviteti njerëzor ka qenë shkaktar për disa prej zjarreve. 37 persona janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa 89 të tjerë janë në hetim, bëri të ditur policia.

Në Portugali, më shumë se 3,700 zjarrfikës po luftojnë me disa vatra të mëdha, veçanërisht në veri dhe qendër të vendit. Deri më tani, rreth 235,000 hektarë janë djegur, afro pesë herë më shumë se mesatarja për periudhën 2006–2024.

Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet 1980, sipas Copernicus. Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike po shtojnë frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit dhe thatësirës, duke e bërë kontinentin më të prekshëm nga zjarret.

Femrat dominojnë administratën vendore/ 77% e stafit të bashkive përbëhen nga gra

Një raport i fundit i publikuar nga UNDP ka nxjerrë në pah një prani të fortë të grave në administratën vendore shqiptare. Të dhënat e analizuara nga 12 bashkitë kryesore tregojnë se 77% e stafit përbëhet nga femra.

Nga gjithsej 973 punonjës, 754 janë gra dhe vetëm 219 burra, duke e bërë administratën vendore një hapësirë ku gratë dominojnë dukshëm, veçanërisht në sektorët e shërbimeve sociale.

Profesionet kryesore sipas raportit:

  • Punonjës socialë: 316 gjithsej, prej tyre 276 gra.
  • Psikologë: 36 gjithsej, pothuajse të gjitha femra.
  • Juristë: 11 gjithsej, 8 gra.
  • Ekonomistë: 137 gjithsej, 81 gra.
  • Inxhinierë, mjekë, agronomë, veterinerë: përfaqësojnë rreth 49% të stafit.

Një tjetër tregues i rëndësishëm është ngarkesa për punonjës, që ndryshon ndjeshëm nga një bashki në tjetrën.

  • Kukësi ka raportin më të lartë: 629 përfitues për çdo punonjës.
  • Tirana: 565 përfitues për punonjës.
  • Shkodra: 533 përfitues për punonjës.
  • Berati ka raportin më të ulët: vetëm 107 përfitues për një punonjës.

Raporti thekson gjithashtu se krahasuar me dy vite më parë, ngarkesa mbi punonjësit e bashkive është ulur ndjeshëm, sidomos në bashkitë që kishin situatën më të vështirë, si Kukësi, Dibra, Elbasani dhe Tirana.

Policia shpëton 3 pushues që rrezikonin të mbyteshin në det

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në plazhin e Velipojës, ku tre shtetas rrezikonin të mbyteshin për shkak të dallgëve të forta.

Sipas njoftimit zyrtar, në sallën operative të DVP Shkodër kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë, pasi tre persona ndodheshin në vështirësi në det, duke mos mundur të dilnin vetë në breg.

Menjëherë, në ndihmë të tyre u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në bashkëpunim me Policinë Kufitare. Me anë të mjetit lundrues “Skaf”, efektivët lokalizuan personat në rrezik dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Qytetarët kanë falënderuar Policinë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia bën apel që pushuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë notit, sidomos në kushte deti të trazuar.

Makina perplaset me murin ne FIER,2 të plagosur

Aksident në Ndernenas, Libofshë/ “Citroen”-i përplaset me murin e banesës, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Ndernenas, Libofshë.

Një automjet tip “Citroen”, pasi ka humbur kontrollin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

19-vjeçari nga Ballshi dhu*ohet me gr*shta e gurë nga 2vajza!

Skandal në Ksamil: 19-vjeçari nga Ballshi rrihet me grushta e gurë nga dy vajza!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ksamil, ku një 19-vjeçar nga Ballshi ka përfunduar viktimë e dhunës nga… dy vajza!

Sipas denoncimit të tij në Polici, për motive ende të paqarta, vajzat 18 dhe 22 vjeçe e kanë sulmuar brutalisht në një lokal. I riu pretendon se është goditur me grushta dhe gurë, duke shkaktuar një skenë të vërtetë skandali në mes të klientëve.

Policia njofton se vajzat, njëra nga Gjirokastra dhe tjetra nga Saranda, tashmë janë proceduar penalisht. Materialet janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

IKMT shemb një tjetër objekt për Lungomare 3

IKMT ‘zbarkon’ në Ujin e Ftohtë, shembet një tjetër objekt për Lungomare 3

Një tjetër objekt do të shembet sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku vijon puna për projektin madhor të “Lungomare 3”.

Prej mëngjesit, godina është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa është vendosur shiriti i sigurisë. Shembja do të kryhet nga mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim, për shkak të ndjeshmërisë së zonës.

“Kalaja” bëhet kantier

Objekti ndodhet në zonën e njohur si “Kalaja”, ku prej ditësh ka nisur transformimi urban. Puna për prishjet dhe rikonstruksionet është pjesë e projektit të madh të Lungomares, që do të shtrihet nga Tuneli deri te Marina në Orikum, me gjatësi totale 20 kilometra.

15 milionë euro investim

Projekti ka një vlerë prej 15 milionë eurosh, ku 3 milionë dollarë janë marrë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim. Investimi parashikon:

shtigje përgjatë vijës bregdetare,

shëtitore dhe rrugë për biçikleta,

trotuare të reja,

gjelbërim e ndriçim modern.