Rama publikon foto nga nje plazh edhe ne lumin Vjosë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga një destinacion turistik jo fort i zakonshëm: plazhi në lumin Vjosë.

Në dy fotot e publikuara nga Kryeministri Rama ,lumi i egër dhe natyra përreth shfaqen si një atraksion i ri për pushuesit që kërkojnë freski larg bregdetit. Pamjet tregojnë njerëz të cilët shfrytëzojnë brigjet e Vjosës për plazh, duke e kthyer lumin në një pikë tërheqëse në kulmin e verës.

Policia FIER – informacion zyrtar per aksidentin tek “shkolla e muzikes”

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Policia jep detaje nga aksidenti ne Fier

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël.

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 63-vjeçari në Kallm të Vogël

Një aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Kallm i Vogël, Fier.

Një automjet tip fuoristradë, i drejtuar nga një shtetas 63-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak që ka pësuar drejtuesi i mjetit gjatë ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet policia rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit.

Policia e Fierit: Shpallet në kërkim autori i pl*gosjes me a*më, arrestohet 32-vjeçari që dhunoi prindërit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se me vetgjyqësi ka kanosur një shtetase 63 vjeçe, për kthimin e një shume parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. B., se në fshatin Zhamë Sektor, në pikën e karburantit në të cilin është i punësuar, një shtetas ka shkuar për të furnizuar automjetin dhe nuk ka kryer pagesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi F. S., 44 vjeç, se në fshatin Çermë Porshkë, i kanë vjrdhur automjetin e parkuar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Fier – Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi dy fëmijë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. N., 41 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Jakov Mile”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy të mitur, përkatësisht 11 dhe 12 vjeç.

Të dy fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grabitësit perplasen me arme me policine, plagoset njëri, tjetri vihet në pranga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në autostradën Durrës–Tiranë, pranë zonës së Sukthit, ku dy persona të armatosur u përplasën me armë zjarri me forcat e Policisë.

Dy të rinjtë, që më datë 20 gusht kishin vjedhur një automjet në zonën e Sektorit Rinia, Durrës, e kishin përdorur një ditë më pas për të grabitur me dhunë një shumë parash në një pikë karburanti në Sukth.

Automjeti i vjedhur u lokalizua nga shërbimet e Policisë rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, pranë vendit të quajtur “Çifligu” në Sukth. Pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar, autorët vijuan me shpejtësi drejt Tiranës. Gjatë ndjekjes, makina doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, duke marrë drejtimin për Shijak. Nga brenda automjetit, ata qëlluan me armë zjarri ndaj punonjësve të rendit, të cilët u kundërpërgjigjën në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, u plagos 28-vjeçari A. D., banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëpunëtori i tij, 27-vjeçari L. Ç., gjithashtu nga Bilalasi, u neutralizua dhe u arrestua pas rezistencës së armatosur.

Nga vendngjarja, Policia sekuestroi një armë zjarri automatik tip kallashnikov dhe dy krehra fishekësh, të përdorura nga autorët gjatë përplasjes.

Në operacion morën pjesë shërbimet e Policisë së Durrësit, me mbështetje nga forcat e DVP Tiranë. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga vendi i ngjarjes, forcat e rendit sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra fishekësh.

Njoftimi:

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.

Mesazhi i Kryeministrit Rama per ndarjen nga jeta te Artur Zhejit

Gazetaria shqiptare është tronditur këtë të shtunë nga ndarja e papritur nga jeta e gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak në Sarandë.

Në mesin e reagimeve të shumta nga personalitete të politikës dhe medias, një mesazh prekës ka ardhur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka pasur një miqësi të hershme me Zhejin.

Përmes një postimi të shkurtër, Rama ka shprehur dhimbjen për humbjen e gazetarit, duke e cilësuar atë “mik të kohëve të tjera”:

“Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin.”

Artur Zheji ka lënë gjurmë të thella në mediat shqiptare, si gazetar, analist, publicist dhe drejtues i disa redaksive të rëndësishme ndër vite. Ai njihej për stilin kritik, mendimin e pavarur dhe angazhimin aktiv në debatin publik.

Ndarja e tij e papritur përbën një humbje të madhe për gazetarinë dhe opinionin publik shqiptar.