Jehonë në mediat ndërkombëtare për protestën për mbështetjen e UÇK në Tiranë

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së dhe mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova, u mblodhën paqësisht këtë të premte në Sheshin Skënderbej për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë.

– Advertisement –

Protesta e zhvilluar e 17 tetorit në zemër të kryeqytetit shqiptar mori vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat raportuan për thirrjet e protestuesve për drejtësi dhe kundërshtimin ndaj, sipas tyre, “gjykimeve të padrejta” ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mediat ndërkombëtare si Associated Press, Washington Post, The Telegraph.

Përmes pankartave, thirrjeve dhe fjalimeve publike, protestuesit shprehën mbështetjen e palëkundur për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, duke e konsideruar procesin si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar.

Berisha -“Urdhrit të Mjekut”: Hiqini diplomën Bajram Begajt, tregoni integritet

Kreu i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Urdhri të Mjekut që të t’ia heqë diplomën e mjekut Presidentit të Republikës Bajram Begajt. Ai tha se Urdhri i Mjekut duhet të tregojë integritet, pasi Begaj ka turpëruar postin e Presidentit.

“Bajrami peng i aferave korruptive. Është një skllav në duart e Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos merr para në borderonë private. I bëj thirrje urdhërit të mjekut t’ia heqë menjëherë diplomën. Sepse turpërim më të madh se ky nuk ka.

Kjo është vetëm kur je në Shpellën e Ramës në klanet.

Të paktën urdhri i mjekut duhet të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer. Unë e ftoj pra të reflektojë në qoftë se i ka ngelur qoftë edhe një kuant i integritet njerëzor të largohet nga ajo detyrë, sepse ka turpëruar në mënyrë skandaloze.”, tha Berisha.

Mediat italiane rrëzojnë versionin e policisë per vr*sjen biznesmenit italian


Artikulli i plotë i La Repubblica:

Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës njeriu i kërkuar për vrasjen e Edoardo Sarchit, sipërmarrësit 44-vjeçar të ndërtimit që humbi jetën nga një plumb në Shqipëri, mbrëmjen e 26 shtatorit.

Bëhet fjalë për Kamber Sulçajn, një 48-vjeçar që kërkohej nga policia që prej 29 shtatorit si autor i dyshuar i vrasjes dhe që, sipas hetimeve, kishte pasur një grindje me sipërmarrësin dhe bashkëpunëtorët e tij. Aktualisht, policia po e merr në pyetje.

Një nga hipotezat për motivin ende e pakonfirmuar nga autoritetet shqiptare është ajo e një debati të ashpër midis katër personave për dritat e makinave, që ndriçonin natën në errësirën e fshatit.

Por dinamika e vrasjes mbetet ende e paqartë, sidomos duke marrë parasysh shumën e madhe të parave, armët e shumta dhe pajisjet e gjetura në shtëpinë e Sulçajt, që nxisin dyshimet për një vrasje me porosi, një skenar krejt i ndryshëm nga ai i një krimi të kryer në gjaknxehtësi.

Akuzat ndaj tij janë: “vrasje në rrethana të tjera rënduese”, “mbajtje dhe prodhim të paligjshëm armësh, eksplozivësh dhe municionesh”, si dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Mbrëmjen e ngjarjes, Edoardo Sarchi, bashkë me ortakun e tij Eqerem Braçe dhe dy djemtë e këtij të fundit, ishin nisur për gjueti në zonën e Dilanit, në Tepelenë, rreth 200 kilometra nga Tirana.

Sipas hetimeve, Sulçaj, pas një debati të ashpër, ka qëlluar me armë zjarri me fishekë të plotë drejt Sarchit, ortakut të tij dhe dy djemve — por edhe drejt automjeteve të tyre.

Plumbat kanë kapur vetëm Sarchin, baba i dy fëmijëve, i martuar dhe sipërmarrës i njohur në sektorin e ndërtimit në zonën e Vareses, në Itali. Ai ishte pronar i kompanisë “Tegola Edilcentro”, themeluar tridhjetë vjet më parë nga xhaxhai i tij.

Fillimisht, policia kishte sekuestruar dy automjetet dhe kishte marrë në pyetje për gati 12 orë tre personat që ndodheshin me Sarchin atë mbrëmje, si edhe një person të katërt. Të gjithë u lanë të lirë më pas për mungesë provash.

Sulçaj ka dorëzuar pushkën e gjuetisë me tytë të gdhendur, me të cilën dyshohet se ka qëlluar ndaj Sarchit, si edhe lejen për mbajtjen e armës.

Ekspertët e seksionit për hetimin e krimeve të rënda pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës kanë kryer procedurat për kërkesën e arrestit me burg, të cilin gjykata e kishte urdhëruar në mungesë.

Sulçaj, banor i fshatit Mesaplik, në Vlorë, dyshohet se ka qëlluar pikërisht me atë pushkë gjuetie me tytë të gdhendur ndaj Sarchit.

Fier – Arrestime për dh*në në familje, aksidente rrugore dhe shkelje ekonomike

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 43 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në fshatin Zharrëz, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. N., 46 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar 45-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 57 vjeç, banues në Librazhd, pasi dje, në fshatin Thanasaj, automjeti që drejtonte është përplasur me një motomjet. Si pasojë është dëmtuar një 11-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi nga verifikimet rezultoi se aktiviteti ekonomik që administronte, nuk ishte fiskalizuar dhe as licencuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë qe çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale. 

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur. 

Mashtrime online me ETIAS-in e rremë: Udhëtarët rrezikojnë humbje parash dhe vjedhje të të dhënave personale

Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që përbëjnë Zonën Shengen do të regjistrojnë të dhënat biometrike të të gjithë udhëtarëve jashtë BE-së, si fotografinë e fytyrës dhe shenjat e gishtave, sa herë që hyjnë ose dalin nga kufiri. Qëllimi i kësaj mase është të përmirësohet siguria, të identifikohen shkelësit e afateve të qëndrimit dhe të thjeshtohen procedurat e kontrollit kufitar.

Reforma prek si udhëtarët pa vizë, ashtu edhe ata me viza afatshkurtra. Gjatë hyrjes së parë, rojet kufitare do të mbledhin dhe ruajnë të dhënat për tre vjet, ndërsa në kalimet e mëvonshme procedura do të jetë më e shpejtë. Ata që kanë pasaportë biometrike do të mund të përdorin pajisje automatike të posaçme, që do të konfirmojnë të dhënat dhe do të llogarisin ditët e mbetura të qëndrimit. Për ata pa pasaportë biometrike, të dhënat do të mblidhen manualisht.

Për arsye sigurie, vetëm autoritetet përgjegjëse për kufijtë, vizat, emigracionin, policinë dhe Europolin do të kenë akses në të dhënat personale. Megjithatë, në kushte të rrepta, të dhënat mund të transferohen në vende të tjera (brenda ose jashtë BE-së) ose në organizata ndërkombëtare (si OKB, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin apo Kryqi i Kuq Ndërkombëtar), për qëllime rikthimi ose hetimesh.

Megjithatë, vendosja e këtij sistemi ka krijuar konfuzion me një skemë tjetër, ETIAS (Sistemi Evropian për Informacionin dhe Autorizimin e Udhëtimit), i cili ende nuk ka nisur zbatimin. ETIAS do të funksionojë si një autorizim udhëtimi për vizitorët nga vende që nuk kanë nevojë për vizë, si SHBA, dhe do të kushtojë 20 euro. Edhe pse nisja e tij është planifikuar për fundin e vitit 2026, dhjetëra faqe të rreme tashmë po ofrojnë këtë shërbim, duke përfituar nga padituria e udhëtarëve.

Shoqata britanike e udhëtimeve, ABTA, ka paralajmëruar se qytetarët që përpiqen të “aplikojnë” për ETIAS janë aktualisht në rrezik mashtrimi, si financiarisht ashtu edhe në aspektin e të dhënave personale. Disa përdorues të mashtruar kanë raportuar se kanë paguar shuma të konsiderueshme për “kompani” fiktive, që premtonin përshpejtimin e procedurave. Autoritetet e BE-së kanë sqaruar se askush nuk ka nevojë të aplikojë për momentin dhe se, kur të hyjë në fuqi ETIAS, do të ketë vetëm një faqe zyrtare të Komisionit Evropian për aplikimet.

Megjithëse Sistemi i Hyrje-Daljes ka nisur, jo të gjitha pikat kufitare dhe hyrëse janë aktivizuar. Mekanizmi pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026. Deri atëherë, vulosja tradicionale e pasaportave do të vazhdojë si zakonisht.

BBC-Zelensky paralajmëron padi ndaj SHBA-së për raketat Tomahawk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për t’i furnizuar Ukrainës me raketa Tomahawk, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putin që sipas Kievit mund të ketë ndikuar në vendimmarrjen e Uashingtonit.

Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahawk-ëve — raketa me rreze deri në rreth 2,500 km — të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit.

Takimi i Zelensky me Presidentin Trump në Uashington do të zhvillohet të premten dhe tema qendrore pritet të jetë kërkesa për armë me rreze të gjatë, përfshirë Tomahawk-Pas telefonatës Trump–Putin, Trump tha se po “shikon” mundësinë e furnizimit, por gjithashtu theksoi nevojën për të ruajtur rezervat e veta.

Zelensky deklaroi se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun” sapo dëgjonte rreth mundësisë së Tomahawk-ëve, duke sugjeruar se ndikimi i bisedës mund të ketë frenuar ose vonuar mbështetjen e SHBA-së.

Nëse pala ukrainase gjen rrugë ligjore për të detyruar ose influencuar furnizimet, ose nëse procesi gjyqësor sjell presion politik mbi SHBA-në, kjo mund të përshpejtojë vendime për armë të tjera, por gjithashtu mund të acarojë marrëdhëniet diplomatike midis palëve dhe të hapë debat të gjerë për ndarjen e arsenaleve strategjike amerikane.

Petro Koçi “sulmon”Vetëvendosjen: “Djallëzi e frikë ndaj UÇK-së – populizmi i Albin Kurtit po i vjen fundi”

PSE I DJEG VETEÇVENDOSJES NJE PROTESTE PRO THAÇIT?

Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes mbarekombetare ne mbeshtetje te ish krereve te UÇK qe do zhvillohet ne Tirane ne dukje duket si idiotesi, por ne fakt eshte nje djallezi kunder UÇK se dhe protagonisteve te saj. 

E mbetur pa gjah tjeter si ai i Ballkanit te Hapur, VV  kerkon te fuse hundet e te mbjelle perçarje ku edhe si te mundet.

 Kete qellim ne nivel poshtersie antishqiptare e zbuloi me shume se cdo insinuate tjeter sulmi pa piken e justifikimit ndaj Kryeministrit te Shqiperise, i cili ne rastin e mbeshtetjes se hapur ndaj protestes nuk permendte e as nenkuptonte kerrkund Al Binin.

Pse ndihet e provokuar Veteçvendosja nga nje proteste qe mbeshtet Hashim Thaçin? 

A nuk eshte idiotesi dhe poshtersi te sabotosh nje proteste pro Thaçit me argumentin se vete ai dhe te tjeret si ai kane perkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykates Speciale? 

Ku na qenka ligjeruar qe nese ti voton ngritjen e nje institucioni nuk paske te drejte te protestosh kunder tij nese ai organ te zhgenjen dhe nuk permbush pritshmerite?

Deklarata e VV eshte paburreri dhe frike. 

Eshte djallezi dhe perçarje. 

Eshte shpirtvogelsi dhe xhelozi mjerane. 

VV nuk e ben dot historine qe shkroi me gjak UÇK!

Nacionalizmi populist i VV deri tani i ka sherbyer vetem qellimeve elektorale te Al Binit ne Kosove dhe te Vuçiçit ne Serbi.

Deshtimet flagrante te Al Binit ne politiken e jashtme, te cilat i mbuloi ca kohe me histerine kunder Ballkanit te Hapur nuk pine me uje me sulmin politik ndaj mbeshtetesve te Udheheqjes se burgosur te UÇK se dhe Edi Rames. 

Populizmi i paskrupullt doli lakuriq. 

Lojes “armiqesore” per vota te çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi. 

Thirrja e Veteçvendosjes per te deshtuar protesten do deshto#je

Postim i petro kocit