Shpërdoruan detyrën në  7 prokurime të Ministrisë se Bujqësisë, shkojne në gjyq 20 nëpunës publikë

Gavel And Scales Of Justice On Desk In Law Office

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq20 persona, nëpunës publikë, të gjithë të akuzuar për kryerjene veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ e kryer nëbashkëpunim parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.2069, të vitit2025, rezultoi se shtetasit M.K., E.H., G.Xh., I.A. A.Gj., L.K. E.P., L.H., M.P., E.F., A.L., E.R., I.B., A.Z., A.Gj., S.P., A.I., A.Dh., K.N., A.A. kanë kryer veprëm e mësipërme në dëm tëMinistrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.

Procedurat për të cilat u konstatuan shkelje kishin të bënin me prokurimet për “Shpenzime mbrojtje bimësh dhe luftimi i parazitëve në bujqësi”, për ‘Blerje pajisje për shërbimin veterinar (motoçikleta, kaska, veshje, doreza, çanta), “Blerje kafshë të llojit gjedh për dëmshpërblimin e fermerëve të dëmtuar nga dermatoza nodulare e gjedhit” si dhe për ‘Sistem i monitorimit me kamera për hidrovoret’.

Të pandehurit e mësipërm, në cilësinë e personave të ngarkuar me funksion publik, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për secilën procedurë tenderimi kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të personit që ushtron funksion publik konkret. Duke përbërë në këtë mënyrë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë. 

Hetimi i procedurave provoi se janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se kanë kryer veprime që nuk janë tëjustifikuara në lidhje me mangësitë për përcaktimin e kritereve të mallrave që kërkohen, por mbi të gjitha krijohet bindja se testimi i tregut është kryer në mënyrë fiktive.

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet, krim i parashikuar përkatësisht nganeni 248-25 i Kodit Penal.

91

Trump njofton shkatërrimin e një nëndetëseje: Po sillte dr*gë! Dy terroristë u vr*në gjatë operacionit

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se një nëndetëse që transportonte lëndë narkotike është shkatërruar.

Në një postim në “Instagram” ku ka ndarë dhe pamje nga momenti i operacionit, Trump shkruan se nëndetësja po transportonte drogë drejt Shteteve të Bashkuara në një rrugë tranziti të njohur për trafikim narkotikësh.

Ai bëri me dije se gjatë operacionit humbën jetën dy nga trafikantët, ndërsa dy të tjerët që mbijetuan po riktheheshin në vendet e origjinës që të ndiqen tashmë penalisht.

“Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanyl dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm. Në bordin e anijes ndodheshin katër narko-terroristë të njohur. Dy nga terroristët u vranë. Të paktën 25,000 amerikanë do të vdisnin nëse do ta lejoja këtë nëndetëse të zbriste në breg. Dy terroristët e mbijetuar po kthehen në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi, për ndalim dhe ndjekje penale. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Nën mbikëqyrjen time, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë narkoterroristët që trafikojnë drogë të paligjshme, nga toka apo nga deti. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump.

SPAK mbyll hetimet dërgon për gjykim grupin e “Çopjave”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve: 

Franc Gergely alias Franc Çopja
Hajdar Bako alias Hajdar Çopja:
Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
Talo Çela,
Altin Ndoci,
Arzen Mama,
Eljo (Ervis) Bitri,
Maksim Koçi,
Dashnor Dumani,
Ado Xhika,
Arzen Hysa Çopja
Xhimi Hoxha,
Guri Biba,
Leonardo Ramani,
Ervis Daka,
Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
Altin Kamami,
Martin Musaj,
Agustin Çinari,
Arben Lamçja,
Arjan Ormenaj,
Dorian Dyli,
Maklen Mici,
Bashkim Lika,
Klajdi Merkaj,
Armis Stafa
Renato Musaku,
Rexhino Doçi,
Matilda Hoxholli,
Pajtime Fetah,
Denada Toda,
Klodian Sinameta,
Leon Ramani
Veprimtaria e organizatës “Çopja”

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja (përmes dërgimit të letërporosive për paketën e kodeve PIN SKYECC), është evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e një organizate kriminale, e njohur si “Çopja”. Ajo drejtohej nga vëllezërit Franc Gargely alias Franc Çopja Bako alias Hajdar Çopja dhe është përfshirë në:

Vrasje me pagesë dhe tentativa për eleminimin e kundërshtarëve. Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës.
Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë.
Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative.
Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Veprimtaria kriminale e vëllezërve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërdarë sasi të vogla të lëndës narkotike të llojit kokainë. Ndërsa me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të mirëfilltë, e cila në bashkëpunim edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinë e saj kriminale në trafikimin e drogave të forta, kryesisht të kokainës. Në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve (përmes ekzekutimeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.

Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale

Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e Organizatës

Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami – Organizator i vrasjesve.

Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatës. Ai kishte grupin e tij të ekzekutorëve me pagesë. Fillimisht janë rekrutuar të hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 3.3.2020).

Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerë), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjerë), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa Çopja (viçja), Ervis Daka (Dragoviçi), Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar – Anëtarë të organizatës, të cilët kanë siguruar mjete logjistike si automjete, armë, municion, lëndë plasëse eksplozive ose kanë luajtur rolin e vëzhguesve dhe informatorëve.

Organizata kriminale “Çopja”, përmes lidhjeve të saj arriti të korruptojë gjyqtarë për të krijuar aksese, me qëllim mbylljen e çështjeve në ngarkim të tyre ose rëndimin e pozitës së kundërshtarëve.

Lidhjet në organet e Drejtësisë:

Pajtime Fetah, e cila në vitin 2020 ka qenë me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan;
Denada Tode, me detyrë sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):

Agustin Çinari, me detyrë punonjës policie, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Martin Musaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:

Nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës rezulton se organizata kriminale “Çopja”, një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës e ka investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin imobiliar (përmes blerjes së pasurive të paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit, ku përmes personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme, “cash”. Gjithashtu ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/koperturë, me qëllim pastrimin e parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal;

Shtetasi Franc Gergely (Çopja), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme “cash”, përmes përdorimit të zyrave të këmbimit valutor exchange, brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar. Kjo bëhej me qëllimin për të kryer pagesën për ngarkesat e lëndës narkotike të llojit kokainë (në vendet e origjinës, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), të vrasjeve apo investimeve për llogari të tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Në interes të hetimeve, është bërë e mundur evidentimi i zyrës së këmbimit valutor me emër tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE, me aktivitet zyrë këmbimi valutor.

Faktet penale

“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
“Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 1.7.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
“Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.9.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.1.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – tetor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore tetor – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Qani Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arjan Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Rigers Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ardian Çollaku (Subashi), ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ” nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe ‘’Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama.
“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pjesëmarrës në Organizatë” nga punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Arben Spahiu, “ dhe“Shpërdorimi i detyrës” nga punonjësi i policisë shtetasi Martin Musaj;
“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi në kuadër të në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nëna e vajzës së tij shtetasja Matilda Hoxholli) si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
Përkrahja e autorit të krimit (shtetasit Talo Çela), kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
• Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta.
• Moskallëzim krimi, kryer nga shtetasit Leon Ramani.
“Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
“Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Sekuestrimet

Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë. Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.

Sistemi antidron vendoset në burgjet e sigurisë së lartë për të ndalur hyrjen e sendeve të jashtëligjshme

Shërbimi i Burgjeve pritet të vendosë për herë të parë në Shqipëri sisteme antidron në institucionet e sigurisë së lartë, një investim që synon të ndalojë hyrjen e sendeve të ndaluara në qeli përmes dronëve.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se pajisjet do të instalohen në pesë institucione: paraburgimin 313 në Tiranë, si dhe burgjet e Peqinit, Drenovës, Fierit dhe Reçit në Shkodër.

Në paraburgimin 313 mbahen aktualisht disa prej personazheve më të rrezikshëm të botës së krimit, përfshirë organizatorë të grupeve kriminale dhe autorë atentatesh. Në këtë institucion ndodhen edhe 13 bashkëpunëtorë të drejtësisë, që me dëshmitë e tyre kanë ndihmuar prokuroritë në çmontimin e rrjeteve kriminale në vend.

Teknologji e re kundër kërcënimeve nga ajri

Sipas ekspertëve të sigurisë, përdorimi i dronëve është shndërruar në një nga mënyrat më të sofistikuara për kontrabandimin e celularëve, drogës apo pajisjeve të tjera të ndaluara në ambientet e burgjeve.

Megjithëse kamerat e vëzhgimit janë të pranishme në çdo institucion, ato nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar objekte fluturuese që operojnë në lartësi të mëdha.

Sistemi i ri pritet të zbulojë, bllokojë dhe neutralizojë çdo dron që tenton të afrohet në perimetrin e burgjeve, duke forcuar ndjeshëm sigurinë dhe duke parandaluar tentativat për survejim apo arratisje.

Tenderi dhe kompania fituese

Sipas dokumenteve të prokurimit publik, kontrata për instalimin e sistemeve antidron ka një vlerë prej rreth 2.3 milionë eurosh dhe është fituar nga kompania “Albascan” sh.p.k., e administruar nga Elton Jorgjis.

Në garë morën pjesë katër kompani, por tre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret e eksperiencës në projekte të ngjashme.

Ky investim konsiderohet si një hap domethënës drejt modernizimit të infrastrukturës së sigurisë në burgje, duke e afruar sistemin penitenciar shqiptar me standardet e vendeve të BE-së.

Akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian/ Gjykata lë në burg pa afat autorin

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Kamber Sulçen, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi.

Vendimi u shpall nga kryetarja e gjykatës, gjyqtarja Entela Selmanaj, pas një seance që u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, për shkak të natyrës së rëndë të çështjes.

Sipas burimeve zyrtare, prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, paraqiti në seancë aktet dhe provat e mbledhura nga grupi hetimor në vendngjarje, si dhe zhvillimet që pasuan, përfshirë vetëdorëzimin e Kamber Sulçes tre ditë më parë pranë organit të akuzës.

Në fjalën e tij, avokati mbrojtës Arsenal Zotaj, i ardhur nga Vlora, theksoi se vetëdorëzimi i klientit të tij përbën një rrethanë lehtësuese që duhet marrë në konsideratë nga gjykata. Megjithatë, kjo nuk e ndryshoi vendimin për masën më të rëndë të sigurisë.

Vetë i pandehuri Kamber Sulçe ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur gjatë gjithë seancës dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë përpara trupit gjykues.

Pas shpalljes së masës “arrest me burg pa afat”, avokati mbrojtës bëri me dije se do të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro!

Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të cilës i është hapur drita jeshile nga udhëzimi tashmë në fuqi për përcaktimin e zonave prioritare të zhvillimit.

“Paketa e Maleve” synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.

Ligji i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti,  jep mundësinë e kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimi.

Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj.

Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.

Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.

Tashmë që ka hyrë në fuqi udhëzimi i cili përcakton zonat me përparësi zhvillimi, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar. Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit.  Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.

Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;  përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat. Gjithashtu do të kenë përparësi në përfitimin e granteve, kryesisht për projekte agroturistike dhe përpunuese.

BE : 99.3 mln € për Shqipërinë, nis investimi per projektet infrastrukturore

Komisioni Europian ka ndarë fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Këto pagesa bëhen në faza të ndryshme dhe janë të lidhura me ecurinë e reformave që vendet e rajonit ndërmarrin për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Shqipëria përfiton 99.3 milionë euro për kestin e parë, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të financojë projekte strategjike përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të marrin këste të reja: përkatësisht 8.1 milionë euro dhe 16 milionë euro, të ndara ndërmjet buxheteve kombëtare dhe investimeve infrastrukturore.

Projektet që do të mbështeten përfshijnë fusha si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, dixhitalizimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Fondet do të menaxhohen në bashkëpunim me partnerët e rajonit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj pakete financiare është të përshpejtojë rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe të afrojë më tej vendet e rajonit drejt integrimit në BE. Plani i Rritjes do të mbulojë periudhën deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë 2 miliardë Euro grante dhe 4 miliardë Euro kredi për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Goditën oficerët e BKH-së në Fier, prokuroria çon në gjyq tre të pandehur

Goditën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasit K.K., L.K., dhe G.K.  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal. 

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore. 

Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt shtetërore, autoritetin shtetëror dhe shëndetin e personave që kryejnë një detyrë shtetërore, nga veprimet kriminale.