Pjeshkë me metale nikeli, Kroacia bllokon ngarkesën me fruta nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, që rezultuan të kontaminuara me metale nikeli.Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Europian njofton se frutat kishin “përmbajtje të lartë nikeli” dhe “përbëjnë një rrezik potencial” për konsumatorët.

Mallakastër – Dy punonjës procedohen për shpërfillje të detyrës, rrjedhje nafte ndot tokën në Lavdan

Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:

  • E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë (inxhinier),
  • A. M., 24 vjeç, banues në Fier (përgjegjës sektori).

Këta shtetas, të punësuar në një shoqëri që merret me trajtimin e lëndëve hidrokarbure, dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollin e duhur mbi tubacionet ku qarkullonte nafta.

Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka ndodhur rrjedhje e lëndës hidrokarbure, e cila ka ndotur një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Lavdan.

Materialet i janë referuar Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Fier-Benzi përfundon në kanal, përmbyset anash rrugës

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në segmentin e autostradës Lushnje- Fier, në vendin e quajtur “ Vajkan”.

Një automjet tip “ Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Tre personat që ndodheshin në automjet fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë pér të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.

Rama- “Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit.

Ai ka renditur problematikat të cilat janë hasur deri tani, mes të cilave borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politikizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje.

Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.

“Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.

Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës ë një prodhim të njeriut. Është një mall që grubullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.

Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se cdo të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë.
Nga ana tjetër sicc kemi bërë me enegjinë do të dërhyjmë meplan m,asash për të dnaluar abuzimesh.
Nuk janë qytatarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhes nëpër lagjëe, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhej të aligjsshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Fier – Procedime dhe arrestime nga policia, ndalim për dehje në timon dhe aksidente rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Fier, Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë.

  • Mallakastër – U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, me detyra respektive si inxhinier dhe përgjegjës sektori në një shoqëri për trajtimin e naftës. Ata akuzohen se nuk kanë kontrolluar tubacionet, duke shkaktuar dëmtim dhe rrjedhje hidrokarburesh që ndotën një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Lavdan.
  • Fier – Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
  • Lushnjë – U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit I. Sh. dhe P. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
  • Divjakë – U procedua penalisht shtetasja K. E., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte goditi një automjet të parkuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
  • Fier – Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasja Q. B., 31 vjeçe. Kjo e fundit mbeti e dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Shkarkohen 3 zv.ministra, hapet gara për kabinetin e ri qeveritar

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë liruar nga detyra tre zëvendësministra të qeverisë, të cilët pritet që këtë muaj të marrin mandatin e ri si deputetë në Kuvend.

“Sipari” i shkarkimeve ka nisur në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ku është larguar nga detyra zv.ministrja Ilva Gjuzi. E njëjta masë është marrë edhe për Ceno Klosin, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe për Romina Kukon, zëvendësministre e Brendshme.

Këto lëvizje janë vetëm hapi i parë i riformatimit të ekzekutivit, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të shpallë më 11 shtator, ora 10:00, gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste, përbërjen e kabinetit të tij të katërt qeverisës.

Ndërkohë, ethet kanë nisur si mes ministrave aktualë, ashtu edhe mes figurave të reja që synojnë të bëhen pjesë e skuadrës së re qeveritare.

Punësimi sipas sektorëve, Fieri kryeson në bujqësi

Të dhënat eInstitutit të Statistikave (INSTAT) ofrojnë një panoramë të detajuar për shpërndarjen e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2024. Rezultatet tregojnë një ndarje të qartë të fuqisë punëtore mes bujqësisë, industrisë dhe shërbimeve, me dallime sipas qarqeve të vendit.

Në sektorin e bujqësisë janë të punësuar gjithsej rreth 432 mijë persona. Pagat në këtë sektor mbeten ndër më të ulëtat, duke lëvizur mes 40 dhe 50 mijë lekësh në muaj, çka pasqyron vështirësitë dhe natyrën sezonale të punës bujqësore. Nga ana e ndarjes gjeografike, qarku i Fierit mban kryesimin me rreth 75 mijë punëtorë, duke u ndjekur nga Elbasani dhe Berati, ndërsa Lezha ka numrin më të vogël të të punësuarve në këtë fushë.

Sektori i industrisë ka regjistruar një total prej 241 mijë punonjësish gjatë vitit 2024. Tirana zë vendin e parë me 93 mijë të punësuar, duke reflektuar zhvillimin e lartë të aktiviteteve prodhuese dhe ndërtimore në kryeqytet. Përveç Tiranës, Fieri dhe Durrësi shënojnë gjithashtu shifra të larta punësimi në këtë sektor, ndërsa më pak të punësuar numërohen në Dibër dhe Kukës. Sipas të dhënave të INSTAT, ky sektor ka pësuar rritjen më të madhe të punësimit krahasuar me vitin 2023, duke u bërë një ndër motorët kryesorë të shtimit të vendeve të punës.

Ndërkohë, sektori i shërbimeve përfaqëson pjesën më të madhe të tregut të punës në vend, me një total prej 503 mijë të punësuarish. Tirana vijon të mbajë rolin kryesor, falë përqendrimit të aktiviteteve ekonomike dhe administratës, e ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani. Kjo strukturë punësimi pasqyron faktin se shërbimet janë segmenti dominues i ekonomisë shqiptare, që përthith pjesën më të madhe të fuqisë punëtore.

Shpallet në kërkim 26-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se pl*gosi me th*kë një 45-vjeçar

Fier — Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë shpallur në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç.

I riu dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur lehtë me mjet prerës një 45-vjeçar. Ky i fundit pasi mori ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.