Fier dhe Lushnjë – Tre procedime penale për marrëdhënie me të mitur, ndërtim të paligjshëm dhe hedhje fishekzjarresh

Në qarkun Fier dhe në Lushnjë janë regjistruar tre procedime penale gjatë 24 orëve të fundit.

Në Fier, Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijim të hetimeve.

Po në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar shtetasin E. K., 52 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Edhe ky rast është dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Ndërkohë, në Lushnjë, në procedim të lirë ka përfunduar shtetasi S. Ll., 23 vjeç, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre në mënyrë të paligjshme. Rasti është referuar në Prokurorinë e Fierit.

Fier – 39-vjeçari pengon qarkullimin në Mbrostar Ura, procedohet nga Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Fier kanë proceduar në gjendje të lirë shtetasin I. Ll., 39 vjeç, banues në Fier, pasi kishte parkuar automjetin në kundërshtim me rregullat, duke penguar qarkullimin në fshatin Mbrostar Ura. Materialet janë referuar në Prokurori.

Fier – 21-vjeçari nga Roskoveci procedohet për Cannabis

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi E. R., 21 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis. Lënda u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Tha se nuk kishte marrë ftesë, Berisha nuk paraqitet në SPAK për 21 janarin

Këtë të premte, Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK lidhur me dosjen e 21 Janarit, ku më parë ishte njoftuar se kishte marrë një ftesë për t’u paraqitur në këtë institucion.

– Advertisement –

Ai ishte ftuar nga prokurori Alfred Shehu për të dhënë informacion si person me dijeni të dobishme për ngjarjet e protestës së vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër persona.

Të enjten, Berisha kishte bërë të ditur se sipas tij nuk kishte marrë një ftesë zyrtare. Sipas gazetarit të Euronews, Eni Ferhati, duket se ish-kryeministri nuk do të paraqitet sot në SPAK.

SPAK mori këtë dosje pas vendimit të Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut, që ngjarjen e cilesoi si krim shtetëror.

3 emigrantë nigerianë mbijetojnë 11 ditë të fshehur mbi timonin e një cisterne që udhëtoi nga Nigeria në Ishujt Kanarie

Tre shtetas nigerianë janë shpëtuar nga autoritetet spanjolle pasi kanë kaluar 11 ditë të fshehur mbi timonin e anijes-cisternë “Alithini II”, e cila ishte nisur nga porti i Lagos-it në Nigeri dhe kishte si destinacion Las Palmas, në Ishujt Kanarie.

Rojet bregdetare spanjolle njoftuan se burrat u gjetën në një hapësirë të ngushtë, vetëm disa centimetra mbi nivelin e ujit, në pjesën e pasme të anijes. Ata kishin pësuar dehidrim dhe dobësim të skajshëm, për shkak të udhëtimit të gjatë dhe kushteve të vështira atmosferike.

Sipas autoriteteve, burrat u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është cilësuar si një prej rasteve më ekstreme të mbijetesës së emigrantëve që kërkojnë të arrijnë në territorin evropian.

Të tre personat pritet të kalojnë në procedurat standarde të emigracionit, ndërsa autoritetet po hetojnë mënyrën se si ata arritën të fshiheshin në këtë pjesë të anijes para nisjes së saj.

Në vitet e fundit, Ishujt Kanarie janë kthyer në një prej pikave kryesore të destinacionit për emigrantët që largohen nga Afrika Perëndimore në përpjekje për të arritur në Evropë.

INSTAT: Aktiviteti ekonomik po përqendrohet në kryeqytet, FIERI dhe qarqet e tjera humbasin terren

Aktiviteti ekonomik në Shqipëri po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt zonës metropolitane Tiranë–Durrës, ndërsa qarqe si Fieri dhe të tjera periferike po humbasin peshë në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Të dhënat zyrtare rajonale të INSTAT për vitin 2023 e konfirmojnë qartë këtë tendencë.

Sipas statistikave, Tirana kontribuoi me 44% të PBB-së kombëtare në vitin 2023, duke rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje që prej vitit 2019. Durrësi ka shënuar rritje me 0.6 pikë përqindje në të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, qarqe të tjera bregdetare si Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste – përkatësisht +0.2 dhe +0.1 pikë përqindje. Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike.

Në anën tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren. Korça regjistron rënien më të madhe me –0.7 pikë përqindje, ndërsa Fieri, Gjirokastra dhe Lezha kanë rënë me –0.3 pikë përqindje secili. Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë.

Përqendrimi i zhvillimit në Tiranë dhe Durrës lidhet me investimet e mëdha publike e private, infrastrukturën më të zhvilluar, praninë e institucioneve qendrore dhe zgjerimin e sektorëve të shërbimeve, IT-së, ndërtimit dhe turizmit. Durrësi përfiton nga porti më i madh i vendit dhe rritja e turizmit bregdetar.

Ndërkohë, rënia e qarqeve si Fieri, Gjirokastra, Korça apo Lezha lidhet me mungesën e investimeve të reja, emigrimin e popullsisë dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia dhe përpunimi.

Ky përqendrim ekonomik sjell sfida si rritja e presionit mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike në Tiranë–Durrës, ndërsa zonat e tjera rrezikojnë të mbeten pas. Procesi i anëtarësimit në BE do të kërkojë politika të forta zhvillimi rajonal për të balancuar rritjen ekonomike në të gjithë vendin.

Prokuroria Fier dërgon në gjyq shtetasin italian M.G. për 2 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim procedimin shtetasin M.G., shtetas i huaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 pg.4 i Kodit Penal dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’ parashikuar nga nenit 273 i Kodit Penal.

Nga hetimet i kryer mbi procedimin penal nr.1207, datë 10.08.2025, në bashkëpunim me policinë gjyqësore u arrit të provohet se, në datë 08.08.2025, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Fier- Levan, automjeti me targa të huaja, i drejtuar nga i pandehuri M.D., u përfshi në një aksident rrugor me automjetin tip “Mercedes Benz” të drejtuar nga shtetasi E.SH. 

Automjeti që drejtohej nga i pandehuri M.D., është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë administrative dhe asaj penale. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, ka humbur jetën shtetasi i mitur E.Sh, është plagosur rëndë shtetasi F.T., si dhe janë plagosur lehtë shtetasi i mitur K.D dhe drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz”. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga i pandehuri M.D. janë vlerësar se kanë qenë determinante në ardhjen e pasojave. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të shtetasve nëpërmjet mosrespektimit të rregullave të qarkullimitrrugor.

Balluku-Marrëveshje e re për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019”.

Balluku theksoi se ky projekt është një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme me Qeverinë Italiane, si dhe një tjetër hap i rëndësishëm drejt forcimit të infrastrukturës energjetike të vendit.

“Sfida jonë është të garantojmë furnizim më cilësor me energji për komunitetet që u prekën më shumë nga tërmeti, duke sjellë zhvillim, siguri dhe qëndrueshmëri”, u shpreh Balluku, duke falënderuar Italinë për mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm. 🤝