Rama:“Kamera inteligjente si Emiratet e Bashkuara”-Jemi vonuar nga burokracitë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti i kamerave inteligjente për monitorimin publik do të nisë së zbatuari shumë shpejt, pasi ka pësuar vonesa për shkak të pengesave burokratike. Sipas tij, Shqipëria do ta marrë këtë sistem direkt nga Emiratet e Bashkuara, të cilat e kanë implementuar me sukses.

Ai foli për herë të parë edhe mbi atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, ku tha se do të ishte zbardhur në kohë reale nëse sistemi do të ishte implementuar. 

Edi Rama: Projekti i monitorimit të kamera inteligjente do të vijojë të zbatohet shumë shpejt, është vonuar për shkak të pengesave burokratike. Do ta marrim nga Emiratet e Bashkuara që tashmë e kanë implementuar, nuk mund të hedhësh asnjë mbeturinë në tokë sepse identifikohesh.

8 muaj na kanë marrë burokracitë. Emiratet nuk ia kanë dhënë dikujt tjetër këtë projekt, na e kanë dhënë vetëm ne. Kërkon 12 muaj të implementohet

Ngjarja në Rinas duhet të ishte zbardhur në kohë reale  nëse do të kishim sistemin funksional. Jo vetëm zbulimi, por parandalon ë mënyrë të frikshme ngjarjet në shkelje të sigurisë dhe rendit publik.

Fier – Policia: Arrestime, procedime dhe një aksident me 6 të plagosur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ”, ku shfaqen dy punonjës policie duke u konfliktuar me një drejtues automjeti, ju informojmë se:

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Lushnjë ka konstatuar në lagjen “Loni Dhamo”, automjetin tip “Opel” të parkuar gabim duke penguar lëvizjen e automjeteve të tjera dhe ka ndaluar për të vendosur masën administrative.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Xh., 50 vjeç, banues në Lushnjë, ka fyer dhe kërcënuar me fjalë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet me automjetin, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë të cilët kanë ndërhyrë për neutralizimin e veprimeve të tij dhe gjatë ndërhyrjes 50-vjeçari i ka kundërshtuar me dhunë duke i goditur punonjësit e policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Fierit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 29 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në celularin e tij u konstatua një faqe aktive për baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 69 vjeç, banues në Roskovec, pasi u konstatua jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. K., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një supermarket.

Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Perplasen 2 makina ne Fier- Roskovec, 4 persona përfundojnë me urgjencë në spital

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Roskovec , në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”. Dy automjete, janë përplasur me njëra- tjetrën dhe per pasoje kane mbetur te lenduar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret që udhëtonin me ta. Ata janë transportuar me urgjence drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje per te përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Pl*gosje në Vlorë, dy autorët g*ditën me th*kë 39-vjeçarin, policia jep detaje

Një plagosje është regjistruar sot rreth orës 04:30 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 39-vjeçar është goditur pas një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç. I plagosuri u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

U pl*gos me 10 pl*mba në at*ntatin ndaj Gilmando Danit, ndërron jetë te Trauma, Muçi Shaljani

Muçi Shaljani i cili u plagos në atentatin ndaj Gilmando Danit më 11 nëntor në rreth rrotullimin e Rinasit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës, ku ndodhej prej 4 ditësh.

Shaljani, i njohur me mbiemrin Sheqeri, u plagos me 10 plumba, 2 prej të cilave në kokë.

Sheqeri ishte shofer i Gilmando Danit, ndërsa prej disa muajsh ishte emërur dhe oficer i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Kujtojmë se viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.

Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës.

France-Shqiptari vr*t me a*më gruan dhe më pas veten

France-Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten, më 13 nëntor, rreth orës 16:30, në lagjen Evropa të qytetit të Brest-it. Policia u njoftua nga një banor i zonës, i cili i alarmuar raportoi se kishte dëgjuar dy të shtëna armë zjarri nga banesa e fqinjëve.

Me mbërritjen e patrullave në apartament, efektivët gjetën dy viktima:

  • Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, e gjetur pa shenja jete në banjë;
  • Andon Janaqi, 36 vjeç, i gjetur në dhomë pranë një pushke.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka vetëvrarë veten. Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Çifti ishte prindër i dy fëmijëve: një 8-vjeçar, i cili u gjet i mbyllur në banesë pas të shtënave, dhe një 3-vjeçar, që ndodhej në kopsht në momentin e tragjedisë. Autoritetet lokale po kujdesen për sistemimin dhe mbështetjen e tyre psikologjike.

SPAK: Thirrje për Sali Berishën në hetimin e 21 Janarit – njoftimet janë dërguar në banesë, në selinë e PD dhe në Kuvend

SPAK ka bërë të ditur se deri tani ka dërguar dy urdhër-thirrje për ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të hetimeve për ngjarjen e 21 Janarit. Të gjitha njoftimet janë dërguar përmes shërbimit të Postës Shqiptare, por janë përballur me refuzime në disa adresa.

Sipas Prokurorisë së Posaçme:

  • Urdhër-thirrja e parë është dërguar më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës së Berishës, ku ai duhet të paraqitej më 7 nëntor 2025. Zarf është kthyer mbrapsht me shënimin:
    “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
  • Pas këtij konstatimi, më 7 nëntor 2025, SPAK ka dërguar një tjetër urdhër-thirrje në tre destinacione: në banesë, në selinë e Partisë Demokratike dhe në Kuvend, për paraqitje më 14 nëntor 2025.
  • Më 9 nëntor, zarf i dërguar në banesë është refuzuar përsëri.
  • Më 12 nëntor, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend ka njoftuar se stafi politik i grupit parlamentar të PD-së ka refuzuar dorëzimin e njoftimit.
  • SPAK shton se më 10 nëntor 2025 njoftimi i urdhër-thirrjes është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit: sali.berisha@parlament.al.

Prokuroria e Posaçme thekson se do të vijojë ndjekjen e të gjitha procedurave ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Fier dhe Lushnjë – Tre procedime penale për marrëdhënie me të mitur, ndërtim të paligjshëm dhe hedhje fishekzjarresh

Në qarkun Fier dhe në Lushnjë janë regjistruar tre procedime penale gjatë 24 orëve të fundit.

Në Fier, Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijim të hetimeve.

Po në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar shtetasin E. K., 52 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Edhe ky rast është dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Ndërkohë, në Lushnjë, në procedim të lirë ka përfunduar shtetasi S. Ll., 23 vjeç, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre në mënyrë të paligjshme. Rasti është referuar në Prokurorinë e Fierit.