Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën lindore te qytetit të Fierit, pranë nënstacionit elektrik.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Berati, qyteti i UNESCO-s me sinjalistikë të re rrugore 

Në Berat është përfunduar një investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore, që pritet të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe të nxisë zhvillimin turistik të zonës. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap që do të krijojë një portofol të ri vizitorësh për qytetin e UNESCO-s.

“Në aksin Bilçë-Drobonik është vendosur sinjalistika rrugore duke përmbyllur kështu një investim të rëndësishëm për Beratin dhe zonat përreth

Ky investim Bilçë-Drobonik, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës nëpërmjet Urës së re të Bilçës, duke krijuar edhe një portofol të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e UNESCO-s,”-shkruan Kryeministri në Facebook.

Zjarr ne fshatin Poro , rrezikon te perhapet per shkak te eres

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimesi, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth.

Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Korrupsion dhe shpërdoronin detyrën për kontrollin fizik të mjeteve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dha masa sigurie për dhjetë persona, zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rajonal Fier për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuara nga nenet 248, 244/1, 259/1 e 25, dhe 300, të Kodit Penal. 

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1173, datë 14.09.2023, filluar mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rezultoi se ka dyshime tëarsyeshme se shtetasit A.M, S.K, M.G., E.S., J.V, L.M. dhe E.Sh., punonjës të Qendrës së Kontrollit Teknik, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si specialistë të kontrollit teknik, me veprime dhe mosveprime, kanë nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjete me defekte teknike që përbëjnë rrezik për qarkullimin rrugor, që pëmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në rrethanën rënduese “më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.  

Po ashtu, ka dyshime se personat nën hetim D.H. dhe J,.Q., në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë dhënë shumën prej 2000 (dymijë) Lek punonjësve të DRSHTRr, Fier, për të nxjerrë kalues në kontrollin teknik automjetin e shtetasit nën hetim J.Q., që përmbajnë elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, prg.1, dhe 25, të Kodit Penal, si dhe të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi, gjithashtu ka rezultuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë të pacaktuar, shtetasit nën hetim J.V, punonjës i Qendrës së Kontrollit Teknik, në DRSHTRr, Fier, për procedurën e kalimit të kontrollit teknik të një mjeti.  Shtetasi nën hetim J.V. e ka kaluar mjetin dhe nuk e ka kallëzuar këtë krim në organet e ndjekjes penale.

Në kuadër të kësaj çështje penal, është kërkuar masë sigurimi dhe u caktua masa e sigurimit për dhjetë persona nën hetim, si më poshtë:

-​Caktimin e masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.K., E.S, M.G, L.M. dhe E.Sh., sit ë dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal.

-​Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore ”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim J.V., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 50, gërma “h”, të Kodit Penal, si dhe vepërn penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal

-​Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personave nën hetim D.H. dhe J.Q, dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, e 25 të Kodit Penal.

-​Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234, i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim D.N., dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, prg. 1, i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin për hetimin me përparësi të grupveprat që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Rama : Brenda vitit, Diella do të jetë fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë

83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare.

Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës.

Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë.

CNN-Sistemi që lëviz ujin nëpër planet është gjithnjë e më “i çrregullt dhe ekstrem”, zbulon një raport i ri.

Cikli global i ujit është bërë “gjithnjë e më i çrregullt dhe ekstrem” me luhatje të egra midis thatësirave dhe përmbytjeve, duke shkaktuar probleme të mëdha për ekonomitë dhe shoqëritë, sipas një raporti të publikuar të enjten nga Organizata Botërore Meteorologjike.

Cikli i ujit i referohet sistemit kompleks me të cilin uji lëviz rreth Tokës. Ai avullohet nga toka – duke përfshirë liqenet dhe lumenjtë – dhe ngrihet në atmosferë, duke formuar rrjedha të mëdha avujsh uji të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, përpara se të bien përsëri në Tokë si shi ose borë.

Ndryshimi i klimës, i nxitur nga njerëzit që djegin lëndë djegëse fosile, po e përmbys këtë proces. Pothuajse dy të tretat e pellgjeve të lumenjve globalë nuk përjetuan “kushte normale” vitin e kaluar, duke u përballur me shumë ose shumë pak ujë, sipas raportit të WMO-së për Gjendjen e Burimeve Ujore Globale, një analizë vjetore e ujërave të ëmbla globale, duke përfshirë përrenjtë, lumenjtë, liqenet, rezervuarët, ujërat nëntokësore, borën dhe akullin.

Shumë rajone u përballën me mungesë uji në vitin 2024, viti më i nxehtë i planetit i regjistruar ndonjëherë. Lumenjtë e Amazonës ranë në nivele të papara, pjesë të Afrikës Jugore pësuan një thatësirë, kështu që qeveritë ekstreme thanë se duhej të vrisnin qindra kafshë, përfshirë elefantët, dhe të korrat u thanë në zona të Shteteve të Bashkuara si Teksasi, Oklahoma dhe Kansasi.

Temperaturat e larta ndikuan gjithashtu në cilësinë e ujit në pothuajse secilin prej 75 liqeneve kryesore të botës, zbuloi raporti.

Nivele të ulëta të ujit në lumin Amazon në komunitetin e Maqedonisë, departamenti i Amazonas, Kolumbi, më 2 tetor 2024.

Pavarësisht nxehtësisë dhe thatësirës, ​​”ne gjithashtu vumë re përmbytje të shumta, dhe madje edhe më shumë përmbytje sesa në vitet e tjera”, tha Stefan Uhlenbrook, një autor kryesor i raportit dhe drejtor i hidrologjisë, ujit dhe kriosferës në WMO.

Evropa përjetoi përmbytjet më të gjera që nga viti 2013, Uragani Helene solli përmbytje katastrofike në pjesë të SHBA-së, duke vrarë të paktën 230 njerëz, dhe përmbytjet e gjera në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore çuan në rreth 1,500 vdekje.

Sipas analizës, edhe peizazhet e akullta të botës pësuan.

Akullnajat panë humbje të gjera për të tretin vit radhazi, duke humbur 450 gigatonë akulli – ekuivalente me një bllok 4.3 milje të lartë, 4.3 milje të gjerë dhe 4.3 milje të thellë, ose ujë të mjaftueshëm për të mbushur 180 milionë pishina olimpike. Skandinavia, arkipelagu Arktik i Svalbardit dhe Azia Veriore përjetuan shkrirje rekord të akullnajave, zbuloi raporti. Shkrirja e akullnajave ka pasoja të mëdha për rritjen e nivelit të detit dhe rrezikun e përmbytjeve, dhe kërcënon vendet që mbështeten në akullnaja për energji, ujitje dhe ujë të pijshëm.

Është e vështirë të përcaktosh koston totale ekonomike të një cikli uji gjithnjë e më të çrregullt, por ngjarjet e vetme të përmbytjeve vitin e kaluar shkaktuan miliarda dëme, tha Uhlenbrook. Ndryshimi i disponueshmërisë dhe aksesit në burimet ujore mund të “nxisë tensione dhe konflikte”, shtoi ai.

“Uji mbështet shoqëritë tona, fuqizon ekonomitë tona dhe ankoron ekosistemet tona”, tha sekretarja e përgjithshme e OBM-së, Celeste Saulo, në një deklaratë. “E megjithatë, burimet ujore të botës janë nën presion në rritje dhe – në të njëjtën kohë – rreziqet më ekstreme që lidhen me ujin po kanë një ndikim në rritje në jetë dhe jetesë.”

Rama mesazh opozitës: Keni gjithë vëmendjen tonë

“I nderuar Kuvend i Shqipërisë. Të nderuar miq dhe të ftuar. Më lejoni në fillim që si folësi i parë i kësaj legjislature të re, në këtë pjesë vendimtare të kësaj rruge të Shqipërisë europiane, më lini t’i përcjell urimin tim kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi. Urime dhe suksese. Unë nuk jam këtu sot për të krijuar një formalitet votëbesimi të një shumice të jashtëzakonshme në këtë sallë.

Dua t’i them shumicës që jo vetëm një mandat, por vite të tëra politike nuk mund t’ia shpërblejmë besimin të shqiptarëve që na dhanë këtë herë. Mbi 50% e votuesve në favorin tonë, është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje të re vetëkritike, me durim, me vullnet, përkushtim dhe energji të reja në çdo hap drejt këtij mandati të ri.Pakicës i them që nuk është puna jonë se çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle. Në këtë sallë keni gjithë vëmendjen tonë nëse harroni përdorimin e gjuhës së trupit, duarve, këmbëve dhe zhurmës së godituri tavolinave. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”, tha Rama.

Opozita bllokon foltoren, shmangen diskutimet, votohet me 82 vota pro programi qeverisës

Pas kundërshtimeve të ashpra nga ana e opozitës në sallën e Parlamentit, kryetari i seancës Niko Peleshi njoftoi se grupi i Partisë Demokratike, përmes veprimeve të tij, refuzon të dëgjojë programin e qeverisë “Rama 4”.

Si pasojë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi të tërhiqet nga diskutimet dhe kërkoi kalimin e menjëhershëm në votim të programit politik të qeverisë së re.

Porgrami i qeverise Rama 4 u votua me 82 vota me votim elektronik të hapur.

Gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.