Belinda Balluku: 21 vite me Ramën, mirënjohje për besimin dhe vizionin e tij



Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kujtuar rrugëtimin e saj politik pranë kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kanw kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkua skuadrës së tij.

Në një reagim publik ne rrjetet sociale ,Balluku shkruan se gjatw këtyre dekadave Partia Socialiste ka kaluar sprova e sfida të mëdha, por se e pandryshuar ka mbetur forca lëvizwse dhe vizioni i Ramës për të ndryshuar vendin dhe për ta afruar më shumë me Europën.

“Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësinë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtw si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit,” shkruan Balluku.

Ajo uroi suksese të gjithë kolegëve të saj në kabinet dhe shprehu besimin se secili do të kontribuojë me më të mirën në rrugëtimin drejt Europës.

Postimi i Ballukut mund të lexohet si më shumë se një shwnim përvjetori- Eshtë një afirmim i besnikërisë politike, një konsolidim i pozicionit tw saj brenda qeverisë, si dhe njw mesazh i koduar se, pavarësisht sfidave, Edi Rama mbetet boshti i pandryshueshëm i Partisë Socialiste.

Rama: Prefekturat -Janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të ministres së Brendshme, Albana Koçiu u shpreh se prefekturat duhet t’i nënshtrohen një reforme të thellë.

Ai theksoi se këto institucione e kanë humbur kuptimi dhe peshën e tyre. Shefi i qeverisë theksoi se administrata ka nevojë për vizion të ri.

“Administrata e Ministrisë së Brendshme, së bashku me MEPJ, duhet ta themi siç është e vërteta, janë dy administrata që jetojnë në kohë orare tjetër. Këtu nuk është çështje e punonjësve por është çështjet e vizionit, orientimi, e asaj që kërkohet nga administrata.

Ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por i qasjes nën një drejtim që kërkon të shohin ndryshe punët e brendshëm është një domosdoshmëri.

Arsimimi dhe edukimi i trupës policore nuk është një çështje e e trupës policore, por e Ministrisë së Brendshme, funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, por realiteti është tjetër.

Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimi. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën natyrisht do ta bashëkëudhëheqin që në koncept ministrja e Brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor dhe na duhet të nxjerrim konkluzionit na duhet prefekturat apo nuk na dihet fare.” – tha ai. 

Deputetët demokratë kërkojnë radikalizim të aksionit: ngujim, grevë urie dhe protesta masive

Detaje te reja jane zbardhur nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.

Deputeti Gjin Gjoni tha se është i mendimit për radikalizim të aksionit. “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri”, tha ai.

Edhe Saimir Korreshi deklaroi se është për ngujim në parlamentin e Shqipërisë. “Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi”. Korreshi dha mendimin se njerëzit presin nga PD, e nuk dalin më për PD.

Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.

Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

Hodhën librin Kushtetutës dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën“Deputeti Gazmend Bardhi goditi disa herë me mjete të forta (siç duket qartë në pamje) në drejtim të Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu edhe deputeti Fidel Kreka kreu në të njëjtën formë shkelje si deputeti Gazmend Bardhi. Prandaj kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazmend Bardhi dhe Fidel Kreka.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, ishte kjo kërkesa e deputetëve të PS një ditë më parë, që kërkuan masën disiplinore ndaj kreut të grupit të PD, dhe Krekës, pas seancës kaotike.

Deputeti i PD : Të nisim procedurat për shkarkimin e presidentit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ‘zbërthyer skenarin’ që sipas tij përdori kryeministri Edi Rama dje në Kuvend, ndërsa hodhi në propozim për nisje të procedurave për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. 

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për BalkanWeb detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura dje në grupin parlamentar të PD-së, ku njëzëri demokratët ishin pro protestave, madje deri te greva e urisë. Kaso tha se gjithçka ishte e mirëmenduar nga Rama në seancën e djeshme plenare.

“Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. 

Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sërë gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e procedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balancat e pushtetit. Strumbullari i seancës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.”, mësohet të jetë shprehur Kaso.

Përplasen 3 makina, humb jeten 35 vjecari, pla*osen 2 persona te tjere

Tri makina janë përplasur rreth orës 08:30 në dalje të Vorës, duke shkaktuar një aksident tragjik.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç, ndërsa dy pasagjerë në automjetin e tij kanë mbetur të plagosur.Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Kabineti i ministrave betohen në Presidencë

Janë betuar në Presidencë kabineri i ri i qeverisë Rama. 

I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.

Shp*rthim me eksp*oziv në banesën e deputetit te PD ,Xhelal Mziut

Rreth orës 00:55 të mëngjesit të sotëm, është raportuar një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse në rrugën “Arjan Sala”, në kryeqytet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, lënda e dyshuar shpërthyese është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu

si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në ambientet përreth.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.