FIER -Pezullohet noterja pasi hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezullua nga detyra noterja A.H., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme në kuadër të këtij procedimi penal, udokumentuan disa raste ku personi nën hetim A.H., e cila ushtron profesionin e noteres në qytetin e Fierit, ka kryer veprime aktive, me dashje e në mënyrë të përsëritur, në drejtim të falsifikimit të dokumenteve noteriale, duke paraqitur rrethana të rreme në to, duke hartuar akte noteriale në emër të noterëve të tjerë M.P., D.L. dhe E.C., të cilëve u ka falsifikuar nënshkrimetdhe vulat, si dhe duke kryer veprime noteriale në mungesë të palëve. 

Mbi kërkesën e Prokurorisë, u vendos ndaj personit nën hetim A.H. masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”dhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186 pg. 3 i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në sferën ekonomike, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetasve dhe interesin publik. 

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Fier – Arrestime pas aksidentit në Fermë Çlirim dhe dy raste të tjera penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Fier, me karrocën (që tërhiqej nga kafshë) me të cilën lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, u dëmtua ky i fundit, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkaq, 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Sukth dhe A. P., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Varibob.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. N., E. G. dhe F. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Përmbytje në Mat, evakuohet familja me 7 anëtarë.

Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit. Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuuar.

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë. Menjëherë është angazhuar firma kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku të shtuar për drejtuesit e mjeteve.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë Dibër, ku disa njësi administrative janë pa energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji ka prekur njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe një pjesë të njësisë Arras–Fushë Çidhën.

Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia. Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.

Po ashtu siytuate problematike shfaqet edhe ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku eshte bllokuar njëri sens i kalimit

U v*a në SHBA, 44-vjeçari i afërm i Elvis Shkambit që hapi GoFundMe për të

Një detaj i ri ka dalë në dritë lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit shqiptar Francesk Shkambi në shtetin e Michiganit, SHBA, gjatë mbrëmjes së së dielës. Siç rezulton nga të dhënat publike, ai ishte i afërm i Elvis Shkambit, 30-vjeçarit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Tiranë, më 6 tetor.

Francesk Shkambi ishte personi që hapi pak javë më parë një fushatë GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, duke u prezantuar si familjar i tyre. Fushata kërkonte mbështetje financiare për “mbrojtje ligjore profesionale dhe të pavarur”, ndërsa arriti të grumbullonte mbi 8000 dollarë.

Mediat amerikane raportuan se ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 me orën lokale, të dielën, në verandën e restorantit Prime 7 në Commerce Township, ku Francesk Shkambi ishte menaxher dhe bashkëpronar. Ai u gjet i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, ndërroi jetë më pas në spital.

Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u paraqit vetë në polici dhe u arrestua pa rezistencë. Hetuesit sekuestruan një pistoletë 9 mm që dyshohet të jetë arma e krimit, e raportuar më herët si e vjedhur.

Autoritetet amerikane thanë se viktima dhe autori e njihnin njëri-tjetrin dhe mes tyre kishte një konflikt të vazhdueshëm, por rrethanat e plota nuk janë bërë ende publike.

Stafi dhe familjarët e 44-vjeçarit e përshkruan atë si një njeri të qetë, punëtor dhe të dashur, ndërsa lajmi i vrasjes së tij ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin ku jetonte. Restoranti ku ai punonte njoftoi mbylljen e aktivitetit për shkak të tragjedisë.

Mbyllet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Berisha: Do mblidhemi çdo javë

Pas 1 ore e 30 minutash, protesta e mbajtur nga opozita është mbyllur, edhe pse leja ishte marrë për 2 orë.Fjalën hapëse e mbajti kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se kjo protestë do të zgjasë çdo javë deri sa kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të japin dorëheqjen.

Në foltoren e vendosur përpara Kryeministrisë folën gjithashtu deputetë të tjerë të Partisë Demokratike dhe disa protestues.Protesta ishte e qetë, në të cilën nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Balla komenton protesten: Kaq njerëz në Shkodër i cojmë krushq në dasëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e cila po mbahet nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.Balla ka ndarë një foto në rrjetin e tij Facebook, duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim.

“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm Natën e mire”, shkruan Balla.

app-facebook

Taulant Balla

56 minutes ago

📸🫣 🦉 Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! 

Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm”😂😂😂

Natën e 

Makina përplas karrocën ne FIER-SEMAN , dergohet ne spital drejtuesi i karroces

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Transferoi 3 mln euro nga Shqipëria drejt Austrisë? SPAK hetim të ri për Arben Ahmetajn

Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK ka hapur një hetim të ri për ish-zyrtarin në arrati.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK theksoi se është rënë në kontakt se një shumë e madhe parash, konkretisht 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.

“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori.

Ndërkohë, avokati i Ahmetajt, tha se; “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”.