Mediat italiane pasqyrojnë lajmin e vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë

Vrasja e biznesmenit Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës është pasqyruar edhe nga mediat italiane.

Teksa trajton ngjarjen, Tgcom24 bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë, me Ambasadën Italiane në Tiranë, si dhe me familjen e 44-vjeçarit Edoardo Sarchi, duke ndjekur rastin me vëmendje të madhe, për të përcaktuar detajet e ngjarjes dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.

Vrasje aksidentale apo ekzekutim i mirorganizuar, Corriere della Sera shkruan se vdekja e biznesmenit italian mbetet e mbuluar nga një hije misteri.

Duke renditur kontributet e familjes Sarchi në politikë dhe biznes, si dhe bashkëpunimet e hershme me sipërmarrësit shqiptarë, kjo media ndan edhe dëshmi të të afërmve të 44-vjeçarit. Për Corriere della Sera kushëriri i biznesmenit 44-vjeçar, Riccardo Barbieri është shprehur se ka mbetur i shokuar nga ngjarja, ndërsa për herë të fundit thotë se është takuar me Sarchin në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në shkrimin e publikuar për këtë ngjarje, Rai News bën të ditur se 44-vjeçari Sarchi jetonte dhe punonte në Shqipëri prej afro 20 vitesh, së bashku me familjen, ndërsa shton se në Tepelenë biznesmeni italian kishte shkuar me ortakun e tij, i cili pas ngjarjes njoftoi policinë.

Ngjarja është trajtuar edhe nga e përditshmja La Republica, e cila shkruan se 44-vjeçari kishte shkuar në Salari të Tepelenës për gjueti së bashku me ortakun Eqerem Braçi, i cili u shoqërua nga policia bashkë me 2 djemtë e ti, pasi pak orë përpara ngjarjes kishte darkuar në banesën e tyre.

Protestë në Smokthinë, banorët kërkojnë asfaltimin e 25 km rrugë

Banorët e fshatrave Vërmik, Bashaj, Matogjin, Verbës, Ramicë dhe Velçë janë mbledhur sërish këtë të diel për të protestuar, duke kërkuar asfaltimin e rrugës që lidh këto zona.

Protestuesit, të cilët përfaqësojnë krahinën e Smokthinës në Vlorë, kërkojnë ndërhyrje për rehabilitimin e një segmenti prej 25 kilometrash, që sipas tyre është i amortizuar dhe i pazhviluar prej vitesh.

Për më shumë se 40 minuta, ata bllokuan qarkullimin në rrugën nacionale të Lumit të Vlorës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse.

Në protestë ishte e pranishme edhe policia, ndërsa nuk u shënuan incidente.

Banorët mbajtën fjalime, ku i bënë thirrje kryeministrit të ndërhyjë për të përmirësuar infrastrukturën në këtë zonë, që sipas tyre është lënë pas dore.

Mediat braziliane: I arratisur në Brazil, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale urdhëron arrestimin e biznesmenit Ervin Mata

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e manjatit shqiptar Ervin Mata, i akuzuar nga Prokuroria Publike e Shqipërisë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Urdhri u lëshua më 23 shtator, pasi qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e biznesmenit, i cili thuhet se ishte i arratisur në Brazil.

Sipas autoriteteve shqiptare, Mata besohet të jetë përgjegjës për tentativën e transportit të 69 kg kokainë nga São Paulo në Valencia të Spanjës, në një ngarkesë me lëng limoni në Portin e Santos. Droga u gjet nga Shërbimi Federal i të Ardhurave gjatë një inspektimi rutinë.

Hetimet gjithashtu e lidhin manjatin me aktivitete kriminale në Kolumbi dhe transportimin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas këtij operacioni, ai thuhet se u largua nga Evropa dhe u vendos në Brazil.

Përveç trafikut të drogës, shtypi shqiptar pretendon se Mata ishte i përfshirë në financimin e vrasjeve dhe skemave të pastrimit të parave përmes kontratave hoteliere të lidhura me një spital publik në Tiranë, të regjistruar në emër të babait të tij. Sipas raportimeve, edhe nga distanca, ai vazhdoi të fitonte rreth 81 milionë lekë (monedhë shqiptare).

Në vendim, Moraes theksoi se arrestimi është i nevojshëm për të garantuar ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi:

“Paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi”, shkroi ministri.

Ekzekutimi i urdhrit të arrestit duhet t’i komunikohet menjëherë Gjykatës së Lartë Federale, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë.

Identifikohet autori i dyshuar nga Vlora për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës. Burimet bëjnë me dije, se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.

Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

Person i tretë në ngjarje, ka qëlluar me plumb.

Morën ryshfet 9 milionë lekë dhe 10 mijë dollarë nga një subjekt privat, SPAK lë në burg dhe arrest shtëpie dy inspektorë të ISHTI

Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) janë vendosur në masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).Ata akuzohen për korrupsion të kryer në bashkëpunim dhe marrje ryshfeti për të mbuluar një aktivitet tregtar pa leje në Korçë.

Më 23 shtator 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka miratuar kërkesën e SPAK për caktimin e masave të sigurimit personal për dy shtetas:Arrest në burg” për shtetasin O.J., inspektor në ISHTI, në bazë të nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin L.S., ish-inspektor në të njëjtin institucion, në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Ekzekutimi i masave u krye më 27 shtator 2025, me mbështetjen e Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Procedimi penal u regjistrua më 5 mars 2025 nga SPAK, pas referimit nga Prokuroria e Korçës. Të dy zyrtarët po hetohen për veprat penale të “Korrupsionit aktiv” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim – vepra të parashikuara nga nenet 244/2, 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetura në metoda speciale dhe prova të dokumentuara:

Më 1 nëntor 2021, shtetasit O.J. dhe L.S. kanë marrë ryshfet në vlerën 900,000 lekë dhe 10,000 dollarë amerikanë, nga një subjekt privat me inicialet J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar në qytetin e Korçës pa dokumentacion ligjor dhe licensë teknike.

Në këmbim të shumës së përfituar, dy inspektorët nuk morën masa administrative ndaj subjektit, duke e lejuar të vijonte aktivitetin në kundërshtim me ligjin.

Organet e drejtësisë theksojnë se hetimet janë në vijim dhe se janë përdorur mjete ligjore dhe teknike për dokumentimin e rasteve të abuzimit me detyrën. Prokuroria e Posaçme deklaron vendosmërinë për të ndëshkuar rastet e korrupsionit në institucionet shtetërore.

Vr*sja e biznesmenit italian, policia liron personat e shoqëruar. Lënë qelinë 2 vëllezërit Barçe

Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.Policia thotë se ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.

Rezulton se Braçi dhe djemtë të kenë qenë personat që e shoqëruan biznesmenin për gjah. Dëshmia e tyre ka bindur policët. Biznesmeni dhe djemtë kanë thënë se iu është rrezikuar jeta njësoj si italianit, pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Edoardo Sarchi sipas dëshmisë është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për tju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

Mediat italiane shkruajnë se fabrikën e tullave në Shqipëri e themeloi xhaxhai i Sarchi-t, Augusto Nidoli, ndërsa vetë viktima në Itali njihet për lidhjet me politikën që ka pasur babai i tij, Vittorio Sarchi që ka shërbyer si këshilltar bashkiak.

Prej 25 vitesh, italiani jetonte në Shqipëri, në zonën e ‘Laprakës’ në kryeqytet.

Belinda Balluku për Ogerta Manastirliun: “Jam krenare për ty, do ta fitosh këtë betejë për Tiranën”

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila prej javësh është shpallur zyrtarisht si drejtuesja e fushatës së PS për kryeqytetin, ka dhënë një tjetër sinjal të fortë mbështetjeje për Ogerta Manastirliun.

Në një postim emocional, Balluku kujton miqësinë dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me Manastirliun, duke e cilësuar kandidimin e saj si një hap të guximshëm. “E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty dhe nuk ka nevojë të ta them që na ke të gjithëve në krah”, shkruan Balluku.

Ky mesazh vjen në një moment kur fushata për Tiranën pritet të marrë intensitet të lartë, duke e bërë të qartë se krahas rolit organizativ, Balluku po i jep kandidaturës së Manastirliut edhe dimensionin personal dhe politik të mbështetjes së saj.

Vr*sja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha nxjerr videon: Autori, nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një qytetar, sipas të cilit autori i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë është nip i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe mik i deputetit të zonës, Tërmet Peçi.Sipas liderit të opozitës, vrasja e sotme përbën goditje të madhe për biznesin e huaj në vendin tonë.

Statusi i Berishës:

Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit.

Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri

Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

📩 Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe ndiqni videon e qytetarit dixhital.

Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe “komandant Ramën” se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët.

https://www.facebook.com/share/v/1BY8f6zeqY/?mibextid=wwXIfr