Zbardhet vr*sja e biznesmenit italian, identifikohet autori

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, i cili u vra ditën e shtunë në Salari të Tepelenës.

Mesohet se policia e Gjirokastrës, pas hetimeve intensive ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes, i cili është shpallur në kërkim.Bëhet fjalë për shtetasin Kamber Sulçaj.

Zegjine Çaushi mban fjalën e parë në Parlament, i drejtohet opozitës: Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, si ai do përfundoni dhe ju!

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka mbajtur fjalën e parë në Parlament, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës me tone kritike.

Ajo u shpreh se është e papranueshme që në seancë të dëgjohet i njëjti fjalor nga opozita, ndërsa shtoi se edhe në seancën e fundit asnjë prej tyre nuk ka folur për procesverbalin, por “janë marrë me ofendime”Çaushi u shpreh se opozita kishte mundësinë të dëgjonte programin në seancën e parë, e cila sipas saj “mezi po pritej nga deputetët e rinj”, por më pas u kthye në kaos..

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, me të cilin gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit pati disa përplasje verbale që u shndërruan në virale në rrjetet sociale.

Gazi nuk është këtu se atë sjellje ka, dhe ju të tjerët si Gazi do përfundoni”, u shpreh ajo, ndërsa opozita e duartrokiti fjalimin e saj në një shprehje ironie.

Vilë luksoze, dyqane, parkime dhe makina, kush është noterja 35-vjeçare që iu sekuestrua pasuria marramendëse në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë maramendëse të një noterje në Tiranë. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Sanja Telhallari. Kësaj të fundit i janë bllokuar vilë, apartamente, dyqane dhe poste parkimi dhe makina. 

Ndërkohë, që dyshohet se të ardhurat janë vënë nga aktivitete të krimit. Ka qenë prokurori i çështjes Ndini Tavani ai që ka bërë sekuestron e pasurive që kapin shifrën e 3 milionë eurove. Ndërkohë, në rrjetet sociale, noterja ka ekspozuar jetën e saj luksoze.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e noteres S.T. Prona, dyqane, poste parkimi, vilë e makina të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e aktivitetit të saj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases S.T. me profesion notere si dhe të familjarëve të saj.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se gjatë periudhës 2013–2024, shtetasja S.T. ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në kompleksin “Rolling Hills”. Në total janë evidentuar 13 pasuri të paluajtshme, me vlera të larta monetare si dhe llogari të shumta bankare.
Kjo shtetase ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në makina luksoze dhe sende me vlerë të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhurat nga aktiviteti i saj si notere.
Nga verifikimet, u konstatua një mospërputhje e dukshme midis të ardhurave të ligjshme të deklaruara dhe shpenzimeve të kryera për këto investime. Dyshohet se një pjesë e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive kanë ardhur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi K.P., i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe është dënuar për vepra të rënda penale, përfshirë veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, me një dënim maksimal deri në 21 vjet burgim.
Vendosja e masës së sekuestros preventive synon të garantojë ruajtjen e pasurive gjatë hetimit penal dhe të parandalojë transferimin apo përdorimin e tyre për fshehjen e origjinës së paligjshme.
Prokuroria vijon hetimet për dokumentimin e plotë të burimeve financiare dhe të pasurive të dyshuara.

Mallakastër! Arrestohet 54-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij adoleshente

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.

Biznesmeni italian u gjet i vr*re në Salari, i afërmi zbardh detajet: Kishte konflikte me dy fëmijët e ortakut!

Familja e Edoardo Sarchi, që u vra ditën e shtunë në Salarinë të Tepelenës, kanë thyer heshtjen. Sipërmarrësi i pasurive të paluajtshme u vra me një plumb në kokë, ndërsa familja prej të zbardhet e vërteta. Riccardo Barbieri, pronar i një hoteli në zonën e Varesës dhe kushëri i viktimës tregon detaje nga konfliktet e mundshme që 44-vjeçari mund të ketë pasur, duke i sjellë atij dhe vdekjen. Ai tregoi për ‘La Republica’ se Sarchi ishte vendosur në Shqipëri 20 vite më parë, ku merrej me biznes.

“Po marrim lajme nga gazetat lokale. Lajmet në televizion nuk po japin asnjë siguri mbi atë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Funerali do të jetë nesër. Është një humbje e tmerrshme. Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte një person i sinqertë dhe i butë.”, tha kushëriri.

Ndër të tjera, familjari i viktimës shigjeton ortakun e të ndjerit në biznes, si të përfshirë në krim. Sipas tij, “Diçka ndodhi me dy fëmijët e partnerit të tij në biznes. Mendojmë se ishte një sherr. Por vetëm hetimet e mëtejshme do të sqarojnë gjithçka. Nuk mund të kuptojmë se pse u vra Edoardo, po presim motivet”, shtoi ai.

Fier – Tre raste dh*ne në familje, arrestime nga policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 34 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin M. M., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij 14 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Balluku ne Fier: Fitorja me 12 mandate erdhi nga puna, jo nga “bishtat e brirët” e opozitës

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndaloi në selinë e Partisë Socialiste në Fier, ku përcolli një mesazh për strukturat dhe mbështetësit e majtë.

Ajo kujtoi rezultatin e fundit elektoral me 12 mandate në qark, duke ironizuar kundërshtarët politikë që, sipas saj, “s’i lanë bisht e brirë pa vënë” fitores socialiste.

“Është ca më e thjeshtë nga sa e mendojnë. Duhet punë, impenjim, energji, pikërisht atëherë kur të tjerët flenë apo dergjen kafeneve duke na gjetur bishtin”, – u shpreh Balluku ne takimin me strukturat e PS FIER.

Sipas saj, sekreti i çdo fitoreje politike nuk qëndron tek retorika e kundërshtarëve, por tek puna në terren dhe angazhimi i vazhdueshëm i strukturave socialiste

Dikush do të pyeste – bëhet analizë edhe kur triumfon si kurrë më parë? Sigurisht, dhe të imtësishme madje. Ne jemi në garë me veten, me kohën. Analiza, reflektimet dhe gjithçka që mund të na përmirësojë performancën janë pjesë e punës sonë. Meritokracia është bazë e aksionit tonë,” – u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se fitorja e socialistëve në Fier nuk është arsye për vetëkënaqësi, por një detyrim për të rritur standardet dhe për të vijuar punën me përkushtim ndaj qytetarëve.

Denoncoi diskriminimin, pushohet nga puna sekretari i Bashkisë Patos

Një ankesë për diskriminim i ka kushtuar vendin e punës Shkëlqim Beqirajt, ish-sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Patos. Ai pretendon se është pushuar nga detyra menjëherë pas denoncimit në Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku kishte ngritur shqetësimin se ishte lënë i izoluar dhe trajtuar në mënyrë të pabarabartë brenda institucionit.

“Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por veç diskriminimit, janë edhe mungesa e të ardhurave, familja duhet mbajtur”, – deklaroi Beqiraj.

Sipas tij, vështirësitë nisën që pas vendimit të SPAK për ta marrë të pandehur për shpërdorim detyre. Në mars ai u pezullua nga Gjykata e Posaçme, por në shtator masa u shua dhe ai u rikthye në detyrë. Megjithatë, kthimi në punë solli për të një realitet tjetër: izolim, përjashtim nga mbledhjet dhe pagë më të ulët se vartësit.

Komisioneri kundër Diskriminimit i dha të drejtë Beqirajt, duke konstatuar se Bashkia Patos kishte shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, kishte cenuar dinjitetin e tij dhe e kishte trajtuar në mënyrë diskriminuese.

“Mua më anashkaluan nga të gjitha funksionet, më hoqën zyrat, punonjësit e tjerë as nuk më flisnin në korridor. Nuk më fliste askush, nuk më raportonte askush, për mbledhjet nuk njoftohesha. Kryetari nuk pranonte ballafaqim. Jam paragjykuar pavarësisht se procesi nuk kishte përfunduar!”, – u shpreh ai për TCH.

Beqiraj e konsideron pushimin nga puna si një padrejtësi të re dhe thotë se tashmë është në betejë gjyqësore me Bashkinë Patos. Ai ka depozituar padi në Gjykatën Administrative të Lushnjës, me seancë të parashikuar më 18 tetor, ku kërkon pavlefshmëri absolute të vendimit për shkarkimin e tij.

“Kërkoj vetëm drejtësi! Nuk mund të trajtohesha në atë formë. Ligji për shërbimin civil ka të përcaktuar qartë si ndërpriten marrëdhëniet e punës, edhe në rastet kur je fajtor. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund, në çdo instancë”, – përfundoi Beqiraj