Ç’fare po ndodh ne PD -Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe të listave të hapura

Një tryezë pune që zgjati rreth tre orë mblodhi sot emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga primaret ashtu edhe nga listat e hapura, në një diskutim të hapur për të ardhmen e forcës politike.

Në takim ishin të pranishëm Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në Durrës), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë), si dhe disa fitues të tjerë të primareve.

Sipas burimeve nga mbledhja, qëllimi kryesor ishte dëgjimi i eksperiencës së fituesve dhe mbledhja e ideve për të ndërtuar një model më funksional dhe më meritokratik brenda PD-së. Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i “ADN-së fituese”, fuqizimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe rritja e besimit të qytetarëve tek partia.

Takimi shihet si një hap i rëndësishëm në procesin e rifreskimit të PD-së, duke i dhënë peshë zërit të kandidatëve që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” u shprehën burimet nga takimi.

Takimi është një mesazh i brendshëm dhe i jashtëm se PD po përpiqet të ringrihet duke u mbështetur tek ata që kanë marrë më shumë vota, tek figurat që kanë besim të drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe jo vetëm tek strukturat tradicionale.

Ervin Salianji del si figura qendrore që kërkon të ndërtojë një bosht të ri politik brenda PD-së. Ai shfaqet si koordinatori i një grupi që ka potencial të krijojë një energji të re, duke e distancuar PD-në nga retorika e përçarjes.

Ky është një mesazh për-

  • grupet brenda partisë,
  • lidershipin aktual,
  • dhe bazën demokratike që kërkon ndryshim.

Shtyhet për javën e ardhshme shqyrtimi i çështjes së Belinda Ballukut në Kushtetuese

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë vendim sot lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Treshja e gjyqtarëve, e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Sander Beci relator i çështjes dhe Sonila Bejtja, vendosi që diskutimi të shtyhet për javën e ardhshme.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor, ku pritet që Kolegji të shqyrtojë nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në trajtim.

Ekzekutivi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga posti i zv/kryeministres, duke e konsideruar atë një ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Gjykata Kushtetuese pritet të përcaktojë në ditët në vijim nëse çështja do të kalojë apo jo në shqyrtim të plotë.

Rriten prurjet e Vjosës, përmbytet pazari pranë urës së Mifolit

Reshjet e dendura kanë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Vjosa. Për shkak të kësaj situate, lumi ka dalë sërish nga shtrati, duke arritur nivelin e 6.8 metrave. Si pasojë, pranë urës së Mifolit është përmbytur një pjesë e zonës së pazarit.

Atentati ndaj “Julit të Pashakos” në Lushnje, shoqërohen 30 persona, anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka

Policia e Lushnjës ka shoqëruar mbi 30 persona për atentatin ndaj Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos. Pjesa më e madhe e tyre janë anëtarë të grupit të Aldo Bares dhe fisit Aliçka në Lushnjë, pjesëtarë të 2 fiseve të cilët vitet e fundit kanë pasur konflikte të shumta me 45-vjeçarin Sulo. Pas marrjes në pyetje janë liruar, pasi kanë mohuar përfshirjen në ngjarje. 

Është zbuluar se makina e autorëve është vjedhur në vitin 2022 në Greqi, ndërsa po atje targat një vit më parë, por në qytete të ndryshme greke. Autoritetet greke në kthim përgjigje i kanë pohuar Policisë së Fierit, se janë vjedhje pa autorë dhe të pazbardhura. Përveç dinamikës së ngjarjes, policia nuk ka të qartë mënyrën se si dhe nga janë larguar autorët. Pasi dogjën makinën në fshatin Lifaj, dyshimet e grupit hetimor janë se ata mund të jenë larguar me një tjetër automjet, nëpër disa fshtra që të çojnë drejt Kuçovës dhe Beratit, por për shkak se e gjithë zona ku mendohet të kenë kaluar autorët janë toka bujqësore dhe pa biznese, në këto kushte nuk ka ka kamera të kenë filmuar lëvizje të makinës së autorëve.

Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, 21 urdhër-arreste

Një aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe Prokurorisë së Posaçme shqiptare është duke u zhvilluar së fundmi

Mediat raportojnë se si pasojë e këtij operacioni, SPAK-u ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar mbi ngjarjen në zhvillim.

Lajmi ne perditesim….

Qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë pas daljes së lumit Ishëm

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Murqinë të Krujës, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura gjatë 24 orëve të fundit.

Lagjja fundore e fshatit, që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit, është aktualisht e izoluar. Rruga është mbuluar nga uji, i cili në disa pika arrin deri në 40 cm, duke e bërë të kalueshme vetëm me mjete të larta.

Deri tani nuk raportohet për problematika të tjera në banesa apo në infrastrukturë, por situata mbetet e paqëndrueshme. Nëse reshjet vijojnë me intensitet dhe prurjet e lumit nga Tirana rriten, ekziston mundësia që gjendja të përkeqësohet.

Kushtuesja shqyrton sot ankimimin e qeverisë për pezullimin e Belinda Ballukut

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur nëse ankimimi i qeverisë ndaj pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku do të kalojë në shqyrtim.

Treshja e gjyqtarëve do të vlerësojë nëse kërkesa e paraqitur plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në konsideratë nga gjykata.

Belinda Balluku u pezullua nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe nga posti i zv.kryeministres, me vendim të GJKKO-së. Qeveria e ka ankimuar pezullimin në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se vendimi përbën ndërhyrje në pushtetin ekzekutiv.

Shkaktoi aksident ne Pocem arrestohet shoferi

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.