Rama–Begaj në Presidencë, firmoset dekreti për ministrat e rinj
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Takimi vjen në kuadër të procesit për formimin e qeverisë së re. Ne kete takim kreu i shtetit ka dekretuar emrat e ministrave të rinj, çka i hapë rrugë nisjes së punës nga kabineti qeveritar në përbërje të plotë.
Rama ulet mes deputeteve në Kuvend, shume prane Berishës ,dhe e vëzhgon gjatë seancës
Kryeministri Edi Rama u rikthye pas disa ditësh mungesë në seancën e fundit plenare të Kuvendit, por këtë herë jo në poltronin e tij qeveritar, por mes deputetëve. Për rastësi, ai ishte ulur pranë kryedemokratit Sali Berisha, duke tërhequr vëmendjen e kamerave. Në një moment, Rama u filmua duke e vëzhguar me vëmendje Berishën, skenë që nuk i shpëtoi...
Tensione në nisje të legjislaturës së re, Garda ndërhyn në foltoren e Kuvendit
Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë ka nisur me tensione. Pas hapjes nga Vasil Llajo, i cili drejtoi momentet e para të punimeve, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Me nisjen e fjalës së tij në foltore, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, iu afruan foltores, duke shkaktuar tension në sallë....
Arrestime dhe procedime penale në Fier, Lushnjë e Mallakastër
Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 37 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, pasi u kap jashtë...
Ka nisur seanca e pare në Kuvend per konstituimin e legjislaturës së re.
Seanca ka nisur me Himnin Kombëtar. Në seancën e parë pritet të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve. 140 deputetë të zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutën e Shqipërisë për përgjegjësitë përfaqësuese dhe ligjvënëse.
17-vjeçari shqiptar pl*gosi mësuesen në Gjermani
Plagosja rëndë me thikë e mësues nga nxënësi 17-vjeçar kosovar në Essen ka motive fetare. Autori i dyshuar i krimit kishte qenë dhe më parë nën mbikëqyrjen e policisë. Ministri i Brendshëm i landit NRW, Herbert Reul, bëri publike disa të dhëna të reja në lidhje me sulmin me thikë të 17-vjeçarit kosovar ndaj një mësueseje në një shkollë profesionale...
Autobusi me targa greke përplas motomjetin, ndërron jetë shoferi
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit Konjat.Aksidenti ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit kur një autobus me targa greke, i linjës Tiranë-Athinë, përplasi një motomjet. Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, 72-vjeçari Qemal Krasniqi.
Rama ndan foto-albumin me ministrat e kabinetit të ri
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto-albumin e kabinetit të ri qeveritar. “MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. https://www.facebook.com/share/p/1HxhioyeGE/?mibextid=wwXIfr






