Ka nisur rënia e nivelit të prurjeve edhe në lumin Seman
Ka nisur rënia e nivelit të prurjeve edhe në lumin Seman. Gjatë ditës së sotme, uji është tërhequr nga rruga Belinë–Kallm, si edhe nga zona e stacionit të pompimit, duke përmirësuar situatën në këto pika problematike. Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se në orët në vijim, për shkak të shkarkimeve të planifikuara nga hidrocentrali i Banjës, mund të ketë një...
Gjendet një makinë në përrua në Klos, dyshohet se drejtuesin e ka marrë rrjedha e ujit
Një automjet është gjetur i përmbysur në një përrua në zonën e Klosit, duke ngritur dyshime se drejtuesi i mjetit mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit. Sipas informacioneve paraprake, makina është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Dyshohet se mjeti ka përfunduar në përrua si pasojë e motit të keq dhe rritjes së...
Situata në Qarkun Fier-Reshje me intensitet të ulët, lumenjtë në monitorim
Sipas informacionit zyrtar të orës 08:00, gjatë natës dhe në vijim në Qarkun Fier janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në këto momente, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa probleme. Hidrovoret ndodhen në gjendje pune dhe në...
Moti i keq lë pa energji elektrike rreth 300 familje në Qarkun e Gjirokastrës
Moti i keq dhe defektet e shkaktuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijojnë të krijojnë probleme në disa zona të Qarkut Gjirokastër. Gjatë ditës së shtunë, rreth 300 familje në zonat malore të Tepelenës dhe Përmetit kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike. Sipas burimeve zyrtare, ndërprerje dhe stakime të herëpashershme janë regjistruar...
Paralajmërimi i sinoptikaneve: Vijon rreziku i përmbytjeve, temperaturat zbresin nën zero
Sinoptikanët paralajmërojnë se rreziku i përmbytjeve vijon të mbetet i lartë në disa zona të vendit, si pasojë e prurjeve të shtuara në lumenj dhe tokave të ngopura me ujë nga reshjet e ditëve të fundit. Ndërkohë, moti pritet të pësojë një kthesë të ndjeshme, pasi termometri do të shënojë vlera nën zero gradë, kryesisht gjatë orëve të natës dhe...
Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, por vetëm për përdorim sanitar
Pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj, është rikthyer furnizimi me ujë në qytetin e Fierit. Sipas një njoftimi zyrtar nga sh.a. Kanalizime Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të konsumohet për pije apo për gatim. Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në...
Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve: 13 211 ha tokë dhe 1 587 banesa nën ujë, Rama premton kompensim të dëmeve
Shqipëria vijon të përballet me pasojat e motit të keq, ndërsa vendi ndodhet në ditën e katërt të përmbytjeve masive. Sipas bilancit zyrtar të bërë publik në mbledhjen e Këshillit të Emergjencave Civile, të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, deri më tani janë përmbytur 13 211 hektarë tokë bujqësore dhe 1 587 banesa në disa qarqe të vendit. Kreu i...
Rrëshqitje dherash bllokojnë aksin Gjirokastër–Tepelenë, qarkullimi me vështirësi
Si pasojë e motit të përkeqësuar, janë regjistruar dy bllokime rrugësh në aksin Gjirokastër–Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë. Bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e materialeve...






