Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit paraqitet në SPAK
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK.Ende nuk dihet se përse është thirrur në organin e akuzës ish kreu i Policisë.
Mbledhja e dy qeverive,16 marrëveshjet dhe memorandumet që do nënshkruhen
Në Romë për herë të parë është duke u zhvilluar mbledhja e parë mes qeverisë Italine dhe asaj shqiptare. Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama janë ulur ballë përballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan...
Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë të Italisë, Gilberto Pichetto Fratin. Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e energjisë, si dhe në projektet strategjike që pritet të thellojnë partneritetin mes dy vendeve. Në qendër të bisedës ishte projekti madhor për ndërtimin...
Sot Samiti i parë ndërqeveritar Shqipëri-Itali në Romë, Rama: I hapim rrugë 16 marrëveshjeve të reja
Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.Në një postim në Facebook, kryeministri Rama tha se kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke hapur rrugën për 16 marrëveshje të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Takimi i nivelit të lartë...
Fier -5 impiante të rinj diellorë me kapacitet mbi 80 MW
Këshilli Kombëtar i Territorit (KKTU), në mbledhjen e datës 29 shtator, ka dhënë miratimin për një total prej 302 MW kapacitet të ri të instaluar nga impiante fotovoltaikë të pavarur, të cilët do të operojnë në tregun e lirë, pa mbështetje financiare nga qeveria. Projekti më i madh pritet të ndërtohet në Bashkinë Kolonjë, me një fuqi prej 62...
Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri
Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë. Pas takimit, Rama ndau dhe pamjet nga mbledhja, teksa shkruan: Sot me ambasadorët e vendeve...
Berisha lajmëron protestë me 17 nëntor përpara kryeministrisë
Sali Berisha ka njoftuar se PD nisur nga dita e Hënë, do të nisë protestat. Por duket se skenari këtë herë është pak më ndryshe nga protestat e mëparshme, pasi Berisha tha se ditën që do të ketë Kuvend, deputetët e PD dhe qytetarët do të protestojnë para Kryeministrisë. Më pas tha ai do të thirret dhe protestë Kombëtare. “Dita e hënë...
Pas atentatit në Rinas, AMP pezullon zinxhirin komandues të Operacionales
Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Muçi Shaljani, ka ardhur reagimi zyrtar nga institucioni. Në deklaratën publike, AMP bën me dije se ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura, si dhe praktikën e plotë...





