Stuhia godet Shqipërinë/ Situata ne FIER e ne gjithe vendin, rënie inertesh...

Stuhia godet Shqipërinë/ Situata ne FIER e ne gjithe vendin, rënie inertesh në rrugë dhe probleme me energjinë elektrike

263
SHPËRNDAJE

Prej mesditës së djeshme Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Edhe qarku i Fierit u perfshi mbremjen e djeshme nga stuhite e forta dhe reshjet e dendura te shiut. Burimet bejne me dije se nuk ka patur problematika ne sera apo ne te mbjellat e stines ne tokat bujqesore, ndersa problematika raportohen vetem ne furnizimin me energji elektrike. Jashte pune jane disa fidera , ai i Mbrostarit, Daullasit, dhe Pulari 2, ndersa grupet e punes te OShE ndodhen ne terren dhe po punojne per rikthimin ne pune te fiderave te demtuar. Nderkohe nuk ka patur bllokime ne akse rrugore apo rreshkitje dherash.

Në 24 orët e fundit janë raportuar disa probleme në segmente rrugore, ndërsa emergjencat civile janë në terren po mbajnë në monitorim situatën.

Mesohet se në qarkun e Korçës nuk raportohen probleme me rrëshqitje të tokës.

Në disa njësi administrative ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Në këto zona janë të shpeshta ndërprerjet në situata të tilla. Reshjet e shiut kanë qenë me intesitet që në orët e para të mëngjesit te sotëm, por pa stuhi.

S'KA KOMENTE