Stuhi shiu, breshër dhe vetëtima në jug të vendit

Moti i keq ka përfshirë jugun e Shqipërisë, me reshje të dendura shiu, breshër dhe shkarkesa elektrike në zonën e Sarandës , Ksamilit dhe Delvinës.

Fenomenet e motit të paqëndrueshëm janë shoqëruar me rrebeshe të forta, ndërsa në disa zona reshjet kanë qenë intensive për një periudhë të shkurtër.

Në Sarandë dhe Delvinë janë raportuar reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër dhe vetëtima, duke sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike.