SPAK vë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit

SPAK vë nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit

61
SHPËRNDAJE

SPAK ka vendosur nën sekuestro vilën e Jamarbër Malltezit në Gjirin e Lalëzit. Malltezi u arrestua të shtunën në Rinas mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Kanë qenë përfaqësues të Drejtorisë së Krimit Ekonomik, të cilët kanë mbërritur në vilën në pronësi të Malltezit, për ta sekuestruar

Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Malltezit i janë sekuestruar disa pasuri, mes tyre 16 pasuri të paluajtshme, si dhe disa llogari bankare.

Në lidhje me këtë çështje, është dhënë edhe masa detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

S'KA KOMENTE