SPAK godet kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni në “arrest shtëpie” për dosjen e AKSHI-t, precedent në historinë e shtetit shqiptar

SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t.

Vendimi shënon një zhvillim të pazakontë, pasi është hera e parë që një drejtues i SHISH-it përballet me një masë të tillë sigurie gjatë ushtrimit të detyrës. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon me kontrolle e veprime procedurale.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi akuzat konkrete apo mbi fazën e hetimeve, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse.

Çështja ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të funksionit që mban Vlora Hyseni në krye të shërbimit inteligjent shqiptar dhe rolit të këtij institucioni në sigurinë kombëtare.